"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Art&Argëtim
Nga miqësia te përplasja e tyre në Çmimet Oscars, çfarë e krisi marrëdhënien Rock-Smith
28 March 2022, 11:25Nga DOSJA
SHBA- Goditja me shpullë e Chris Rock nga Will Smith në ndarje e çmimeve Oscars të këtij viti nuk ishte hera e parë që dy komedianët kanë patur përplasje ndërmjet njëri tjetrit.
Sipas Rolling Stone, raporti i tyre ka kaluar në shumë miqësor në armiqësor duke kulmuar natën e mbrëmshme ku Smith nuk ‘duroi’ shakanë e Rock mbi gruan e tij Jada Pinkett Smith.
Pasi Pinkett Smith bojkotoi ceremoninë e Oscars 2016 për mungesën e diversitetit, prezantuesi i atij viti, Rock, sugjeroi në monologun e tij të hapjes tha se aktorja nuk ishte as e ftuar në shfaqje në radhë të parë.
“Jada u çmend. Jada thotë se nuk po vjen. Duke protestuar. Jada që bojkoton çmimet Oscars është si unë të bojkotoj brekët e Rihannës. Nuk isha i ftuar! Unë nuk isha i ftuar! Burri i saj Will nuk ishte i nominuar. E kuptoj. Ti je zemëruar. Nuk është e drejtë që Will që ishte kaq i mirë, nuk u nominua. Ti ke të drejtë!”-tha Rock në monolog.
Në atë kohë, Pinkett Smith me sa duket i kaloi me sportivitet komentet e Rock-ut, duke u thënë paparacëve disa ditë më vonë se çdo gjë u bë sipas situatës.
Megjithatë Smith dhe Rock kanë njohje dhe miqësi disavjeçare pasi që të dy u shfaqën në filmin e vitit 1999 ‘Torrance Rises’ me regji të Spike Jonze. Madje Rock u shfaq në një episod të sezonit të gjashtë të The Fresh Prince of Bel-Air.
Nuk është e qartë nëse krisja mes Smiths dhe Rock-ut filloi pas monologut të Rock-ut në Oscar 2016, apo nëse ngjarje të tjera mund të kenë nxitur përballjen në Academy Awards të këtij viti. Megjithatë, Smith përmendi mbrojtjen e famshme të Richard Williams për familjen e tij në skenë kur pranoi trofeun e tij të aktorit më të mirë për ‘King Richard’.
“Unë jam duke u thirrur në jetën time të dua njerëzit dhe t’i mbroj ata“. -tha Smith.
Në një postim në Instagram të postuar nga Smith pak para ceremonisë, aktori shkroi: Me @jadapinkettsmith u vesha për të zgjedhur kaosin.
(d.a/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Një postim në Instagram nga balerini Ilir Shaqiri ka terhequr vëmendjen e të gjithëve. Fituesi i edicionit të parë të ‘Big Brother VIP’ bashkëngjit...
TIRANË– Aktorja Arjola Demiri ka reguar se shtëpia që mori nga ‘Big Brother VIP’ është ende në ndërtim e sipër. E ftuar në Wake Up, Demiri tha se ka ...
SHBA– Will Smith la audiencën dhe shikuesit në shtëpi në një gjendje shoku pas grushtit ndaj Chris Rock në Oscars 2022. Por nuk është hera e parë që ylli ...
SHBA- Shakaja e prezantuesit të Oscar-it, Chris Rock krijoi një incident jo të këndshëm për spektatorët. Chris Rock tha me shaka se ai, ‘mezi pret për GI ...
SHBA– Grushti që Will Smith i dha Chris Rock do të mbahet mend gjatë në historinë e Oscars. Nicole Kidman u kthye pa dashje në meme në rrjete sociale pasi...
LOS ANGELOS- Mila Kunis, e lindur në Ukrainë foli për luftën në vendin e saj teksa ndodhej në skenën e Oscars.“Ngjarjet e fundit globale kanë lënë shumë p...