LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga ‘peshku komunist’ tek John Lennon; skulpturat e parkut në Durrës kyçen në magazinë

13 May 2020, 16:38 Nga DOSJA
Nga ‘peshku komunist’ tek John Lennon; skulpturat e parkut në

DURRËS- Në vitin 2017, nga sheshi para portit të Durrësit u larguan shtatë skulptura parku, të cilat i hapën rrugë zbatimit të projektit që morri emrin “Veliera”. Figurat në bronz të këngëtarëve John Lenon, Bob Dilan, Tina Turner dhe Mick Jagger, të cilat simbolizonin etjen për liri të rinisë shqiptare në vitet 1960-1980 e zbukuruan për disa vite lulishten përballë Torrës mesjetare dhe u kthyen në pikë referimi turistike në qytet.

Ato “u sakrifikuan” së bashku me rrënojat arkeologjike shumëshekullore, që u zbuluan gjatë punimeve për ngritjen e mbikalimit të “Velierës”. Bashkia premtoi se skulpturat do të instaloheshin shumë shpejt në lulishte apo në sheshe të tjerë të qytetit. Por megjithëse kanë kaluar tre vjet, monumentet e këngëtarëve të huaj, që u bënë shumë të dashur për qytetarët dhe turistët, vazhdojnë të qëndrojnë të braktisur në oborrin e një ndërmarrjeje publike.

Idriz Balani, një nga skulptorët e njohur në Durrës, tha për BIRN se “për të rikthyer atmosferën e muzikantëve të ‘rockut’, një grup artistësh durrsakë propozuan kohët e fundit transferimin e përbashkët të katër monumenteve në një tjetër shesh të qytetit. “Por, drejtuesit e bashkisë e kanë bërë veshin e shurdhër,” thotë Balani.

I njëjti qëndrim është mbajtur nga bashkia edhe për monumentin e Dom Nikoll Kaçorrit dhe bustin e Kolonelit holandez Tompson, dy figura historike të qytetit bregdetar në fillim-shekullin e kaluar, të cilat nga lulishtja pranë Torrës mesjetare i larguan pa adresë. Ashtu siç u sakrifikua edhe shatërvani 80-vjeçar, që nga sheshi “Lirija” para bashkisë së qytetit përfundoi në një magazinë të hapur.

Investimet e reja në infrastrukturë nuk parashikojnë veprat e parkut

Ky nuk është i vetmi rast, kur për veprat e parkut në Durrës nuk tregohet asnjë interes nga ana e pushtetit vendor. Aktualisht në zonën pranë portit, po realizohet projekti i shëtitores bregdetare, një investim me vlerë 2.8 milion euro. Në fillimet e saj, gati një gjysmë shekulli më parë, kjo shëtitore ishte konceptuar si një park i gjelbëruar me amfora, kapitele dhe kolona, pasi ndodhej në krah të Muzeut arkeologjik të qytetit dhe nënvizonte pikërisht vlerat historike mijëra vjeçare të tij.

Por, me gjithë ndryshimet e vazhdueshme, veprat e ekspozuara në mjediset e saj janë përzgjedhur krejt rastësisht dhe kanë shumë pak lidhje me njëra-tjetrën. Njëlloj, si në projektet që janë realizuar në rrugën hyrëse të Durrësit apo që po zbatohen aktualisht në shëtitoren bregdetare nuk është parashikuar asnjë platformë për skulpturat apo veprat e artit në përgjithësi.

Disa vite më parë, një skulptor nga Durrësi që ushtron profesionin e tij në zonën mes Brescias dhe Bergamos  paraqiti projekt-idenë e tij mbi veprat e parkut, që mund të zbukuronin territorin nga hyrja e portit deri në Currila. Alfred Kedhi, i cili ka përfunduar studimet në Akademinë e Breras, kujton mospërfilljen me të cilën e kanë pritur në bashkinë e qytetit bregdetar, ndërsa dosjen me materialet e përgatitura e kanë ironizuar si “shumë serioze” për kërkesat e tyre.

Kedhi thotë se faza studimore për zgjidhjet artistike dhe shlodhëse në shëtitoren bregdetare duhet të përgatitej paralelisht me projektin e infrastrukturës. “Studimi im për skulpturat në shëtitore synonte bashkërendimin e punës me projektuesit dhe konstruktorët, por mesa duket  në Durrës gjërat nuk i mendojnë kështu” – shprehet skulptori Alfred Kedhi.

Nga parqet në magazina

Megjithëse më i përmbajtur në arsyetimin e tij, edhe skulptori Qazim Kërtusha, autor i më shumë se 15 veprave në Durrës, mendon se “ai i përket brezit të artistëve figurativë që me punën e tyre dhanë leksionet e para për edukimin e shikuesve”. Kërtusha, shumë i lidhur me qytetin e tij të lindjes, mund të konsiderohet “humbësi i madh” i veprave të realizuara prej tij në vite.

Veprat e fundit të këtij artisti, që u hoqën nga lulishtet dhe vazhdojnë të jenë magazinuara, janë monumentet për Dom Nikollë Kaçorrin dhe ajo për këngëtarin britanik John Lenon. Më parë ishin larguar nga sheshet edhe një shatërvan me mozaik dhe një gardh dekorativ, punuar me kolegen Liliana Çika. “Shatërvani u shkatërrua me matrapik para 10 vitesh, pasi në mbledhjen e këshillit bashkiak u konsiderua si një “peshk komunist”, kujton Kërtusha, sipas të cilit mentaliteti i atyre që e drejtojnë qytetin ka mbetur prapa.

Bashkë me disa kolegë të tjerë Kërtusha ka përgatitur pasaportat e monumenteve të vendosura në një hapësirë të gjerë, ku përfshihen edhe Durrësi e Kruja. “Por, nuk di nëse pas kësaj skulpturat e parkut dhe monumentet e instaluara në natyrë të jenë marrë në dorëzim si inventar I bashkive përkatëse, dëshmon skulptori i njohur durrsak.

Projekte infrastrukture lodhëse pa platforma artistike

Edhe projekte të tjerë, të realizuar në qytet nuk e kanë marrë parasysh komponentin artistik dhe shlodhës. Hyrja e qytetit është një hapësirë e madhe në formë kuadratike, ku përveç mungesës së plotë të gjelbërimit, bie në sy edhe thatësira vizuale pa vepra parku. Një ekspozitë e përgatitur disa vjet më parë nga studentët e degës monumentale në Universitetin e Arteve sugjeronte vendosjen e disa monumenteve, që evokojnë figura historike të Durrësit në periudhat e antikitetit dhe mesjetës.

Por të gjitha bocetet e tyre kanë mbetur në sallonet e Bashkisë dhe ende nuk janë materializuar me vepra pranë mureve mesjetare të qytetit, siç këshillonin pedagogët. Aktualisht aty gjen disa vepra të tjera, nga busti i një heroi të luftës, e deri te monumenti kushtuar anijes së mbytur të marinës austro hungareze pranë Durrësit një shekull më parë.

Skulptori Idriz Balani e quan veten me fat, që pesë vepra të tij vijojnë të jenë të palëvizura nga vendet ku janë instaluar vite më parë. Ai aktualisht po punon për një vepër monumentale që do të vendoset në Prishtinë. 15 vepra të tjera të përmasave të mëdha, që ai ka punuar në vite tashmë zenë vend në qytete të ndryshme të Kosovës. Balani thotë se vlerëson seriozitetin me të cilin organizohen konkurset për veprat e artit në Kosovë, si dhe bashkëpunimin me arkitektët dhe ndërtuesit. Gjë që sipas tij nuk ndodh prej kohësh me konkurset artistike në Durrës. “Ndjehem mirë me projektet që realizoj në Kosovë,” shprehet Balani duke shtuar se punon “në sintoni të plotë me kolegët dhe puna e përbashkët më jep shumë kënaqësi profesionale”.

(Marrë nga Reporter.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet skulpturat ne durres veliera ne durres skulpturat ne durres veliera ne durres

Sondazh

Aktualitet 13 May 2020, 15:23

TIRANË- Policia Bashkiake ka shkuar sot tek Teatri Kombëtar, ku është përplasur me artsitët dhe aktivistët që qëndrojnë aty për më shumë se dy vite. Ata ka...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin