"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Nga “Range Rover” te “Lamborghini”! Policia me “dorë të hekurt”, bllokohet 16 mjete luksi
21 March 2022, 10:42Nga DOSJA
TIRANË– Policia vijon kontrollet në rrugët e Tiranës për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor. Gjatë javës që lamë pas, nga shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, janë arrestuar dhe proceduar për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, 24 persona, nga të cilët 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjatë inspektimit policia ka bllokuar 16 mjete luksi nga “Range Rover” te “Lamborghini”.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Vijojnë kontrollet e dedikuara nga Policia Rrugore e Tiranës me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor. Gjatë javës që lamë pas, nga shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, janë arrestuar dhe proceduar për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, 24 persona, nga të cilët 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. •Si rezultat i kontrolleve parandaluese, janë goditur 2 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. •Gjatë javës janë pezulluar 87 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve: 33 për “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”, 39 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 15 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. •Janë tërhequr 12 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjetit ose ishin të çrregjistruara në vendet e origjinës. •Janë bllokuar 16 mjete luksi, për mungesë dokumentacioni dhe me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë. Janë vendosur 6323 masa administrative, me një mesatare 903 masa në ditë, konkretisht: – 91 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike; – 76 masa për mosrregullim të shpejtësisë/gara shpejtësie; – 87 për xhama të zinj; – 307 masa për parakalime të gabuara; – 1169 masa për përdorim të aparatit të celularit gjatë drejtimit të mjetit; – 525 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit (nga këto 187 pasi pasagjerët në mjet, nuk kishin vendosur rripin e sigurimit); – 68 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; – 52 masa për shkelje të semaforit; – 69 masa administrative për mungesë siguracioni; – 3879 për qëndrim/pushim të gabuar të mjetit dhe për shkelje të ndryshme. Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që kanë zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.
(d.k)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Spitali i Infektivit do të mbyllet. Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pritet të nisë projekti i rehabilitimit dhe zgjerimit të kapacit...
GREQI– Një shqiptar është arratisur nga spitali i burgut në Greqi. Hetimi i policisë së Drejtorisë së Parë të Policisë Dodekanez është në zhvillim e sipër...
DURRËS– Prokuroria e Durrësit nis hetimet për ngordhjen masive të pulave për shkak të gripit të shpendëve. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se hetim...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona për sherrin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Kombinatit, ku u përdor edhe arma e zjarrit. Në pran...
TIRANË – Ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, Vojo Bregu ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga gripi i shpendëve që ka shfarrosur ...