LIVE UPDATES
Bota

Nga shtetet e NATO-s, te SHBA dhe BE! Kush janë vendet që i kanë ofruar armë Ukrainës?

24 April 2022, 09:10 Nga DOSJA
Nga shtetet e NATO-s, te SHBA dhe BE! Kush janë vendet që i kanë

Prej javësh Ukraina i drejton lutje perëndimit për më shumë armë të rënda. Disa vende të NATO-s do të ofrojnë furnizime të tilla, por deri tani dihet se vetëm një vend i vogël i ka ofruar ato.

Mbijetesa e Ukrainës si shtet sovran mund të vendoset në Donbas – dhe varet nga ajo, se me çfarë armësh Ukraina do t’i dalë përballë pushtuesit rus. Prandaj qeveria ukrainase kërkon me kaq këmbëngulje pajisjen me armë të rënda të forcave të saj ushtarake. Këtu bëjnë pjesë tanke të tipit PzH 200, dhe raketahedhëse, si dhe anije lufte, helikopterë ushtarakë, avionë gjuajtës.

Ndërkohë gati të gjitha shtetet e NATO-s kanë dërguar armë të lehta, pajisje mbrojtëse apo municion, por jo armë të rënda, sepse shihej si rrezik që të interpretohej nga Rusia si ndërhyrje në luftë dhe me këtë të justifikohej një sulm ndaj NATO-s. Por tani para ofensivës së madhe që ka filluar në Donbas duket se njëri pas tjetrit vendet e NATO-s po i lenë mënjanë këto shqetësime. Një sërë vendesh të NATO-s kanë bërë të ditura, se do të dërgojnë armë të rënda. Për shkak të sekretit ushtarak shumë detaje nuk bëhen publike. Por disa informacione kanë rrjedhur.

Çekia

Qeveria e Pragës ishte ndër të parat që premtoi furnizime me armë për Ukrainën. Që në janar me marshimin e trupave ruse në kufirin ukrainas, Çekia ofroi municion luftarak dhe granata tankesh që përshtateshin me sistemet sovjetike të armëve që shumë ish-vende të Traktatit të Varshavës i kanë ende në arsenalet e tyre. Me gjasë, Çekia është vendi i parë që i ka dhënë Ukrainës tanke po nga rezervat sovjetike. Dhe jo vetëm tipin mbrojtës BMP, por edhe tanke luftarake të tipit T-72. Të dyja këto ushtria ukrainase i ka pasur në përdorim.

Polonia

Edhe Polonia ka kontribuar para luftës për modernizimin e ushtrisë ukrainase dhe ka ofruar sisteme armësh ruse të zhvilluara më tej së bashku me municione. Propozimi i Polonisë në fillim të marsit që të dërgohen avionë ushtaraë të tipit MiG29 u frenua nga partnerët e tjerë të NATO-s. Në fillim të prillit Varshava solli një propozim tjetër, stacionimin e armëve atomike në vend. Tani ky vend ka premtuar edhe armë të rënda, por nuk jep detaje për këtë.

Sllovenia

Edhe ky vend është i gatshëm të japë tanke nga rezervat sovjetike. Si kompensim Gjermania ka ofruar tanke mbrojtës dhe përgjimi të tipit Marder dhe Luchs. Sipas agjencisë së lajmeve, dpa, Sllovenia kërkon modele moderne pasuese, Puma dhe Boxer si edhe zëvendësimin e tankeve luftarake me tankun gjerman Leopard 2.

Turqia

Turqia i ka shitur Ukrainës në vitet e kaluara të paktën 20 avionë luftarakë dhe përgjues të tipit Bayraktar TB2. Këto furnizime nuk janë të lidhura me sulmin rus, sepse janë ofruar më parë, por realisht ato janë armët e vetme sulmuese të ofruar nga vende të NATO-s, të cilat Ukraina i ka vënë në përdorim.

Gjermania

Qeveria gjermane nuk do të dërgojë armë të rënda në Ukrainë. Në vend të kësaj ajo i ofron Kievit tanke mbrojtës, granata, drone, pajisje mbrojtëse dhe municion nga rezervat e industrisë. Në ofertë si arma më e rëndë janë 12 granatahedhëse të kalibrit 120 mm deri në një distancë 7.5 km.

Shtete të tjera të NATO-s

Ndërkohë që Italia dhe Franca gati nuk bëjnë aspak publike furnizime me armë për Ukrainën, vende të tjera të NATO-s ka bërë të ditura zyrtarisht dërgimin e armëve të rënda, mes tyre Belgjika, Norvegjia, Kanadaja. Më konkretisht është shprehur kryeministri, Boris Johnson, që përmendi dërgimin e raketave që mund të sulmojnë në det, dhe kryeministri holandez, Mark Rutte që bëri fjalë për dërgimin e tankeve.

SHBA

Deri më tani SHBA ka dhënë kontributin më të madh për ushtrinë ukrainase. Rreth 2,5 miliardë dollarë ka miratuar Uashingtoni që nga fillimi i luftës. Kështu ushtria ukrainase me raketat antitank, Javelin ka shkatërruar një sërë tankesh rusë. Javën e kaluar Uashingtoni bëri të ditur dërgimin sa më shpejt të 18 pajisjeve të artilerisë së rëndë me 40.000 pjesë municioni, 300 automjete të blinduara, 11 helikopterë transportues MI-17 si edhe armë të tjera. Një pjesë e furnizimeve ushtarake ka mbërritur ndërkohë. Presidentin Biden ka premtuar ndihma të tjera.

Bashkimi Europian

BE ka miratuar që nga fillimi i luftës 1,5 miliardë euro të ashtuquajturat opcionet e paqes, nga të cilat shtetet anëtare mund të blejnë për Ukrainën “pajisje mbrojtëse, paketa të ndihmës së parë, karburante, si dhe pajisje ushtarake dhe platforma me të cilat për qëllime mbrojtëse mund të përdoret dhunë vdekjeprurëse”. Por me këto fonde nuk lejohet të financohen armë të rënda, siç duan tani shumë vende të NATO-s.

Deri tani jo furnizime me avionë luftarakë

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby bëri të ditur këtë javë, se Ukraina ka marrë edhe avionë luftarakë të tipit MiG- 29 nga ish-vende të paktit të Varshavës. Këtë pohim Kirby e ka tërhequr ndërkohë. Kanë qenë vetëm pjesë këmbimi, me të cilat avionët mund të rivihen në punë. Në të njëjtën kohë vazhdon debati, nëse armë të tilla MiG-29 do duhet të furnizohen nga Polonia, Bullgaria apo Rumania. Pilotët ukrainas e njohin këtë tip avioni dhe mund ta përdorin atë, ndryshe nga avionët perëndimorë, ku kanë nevojë për trajnim të veçantë. /DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Bota 24 April 2022, 06:17

Blinken dhe Lloyd Austin vizitojnë sot Kievin

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin do të vizitojnë Kievin të dielën, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin