LIVE UPDATES
Bota

Ngjarja që tronditi Gjermaninë: Kush janë 5 përdhunuesit e një vajze dhe debatet juridike për rastin

11 July 2019, 14:12 Nga DOSJA
Ngjarja që tronditi Gjermaninë: Kush janë 5 përdhunuesit e

GJERMANI- Tre 14 vjeçarë dhe dy 12 vjeçarë, djem të rinj bullgarë janë të dyshuar, se të premten në mbrëmje (5 Korrik) në Mülheim an der Ruhr (Mylhaim an der Rur) kanë përdhunuar një vajzë të re në pyll. 12 vjeçarët nuk kapin moshën e dënimit, kurse njëri nga 14 vjeçarët ndodhet në paraburgim për shkak të rrezikshmërisë. Zyra e kujdesit për minorenët në Mülheim ishte përpjekur të hënën të bisedonte me familjet e 12 vjeçarëve. Por ofertat për ndihmë nuk janë pranuar nga ata.

Volker Wiebels, zëdhënës i bashkisë së Mülheimit shpjegon në një intervistë për Deutsche Welle: “Një gjë mund të thuhet në përgjithësi. Nuk ka rrezikim të mirëqenies së fëmijës. E drejta e edukimit është tek prindërit, ose ka mbetur tek njëra palë (pjesërisht ka prindër të ndarë). Ne si bashki japim mbështetje, ka masa të ndryshme, ku mbështeten familjet si të tëra, por ka edhe masa parandaluese të qeverisë së landit.”

Dëbimi nuk bëhet dot

Werner Jostmeier, konsull nderi i Republikës së Bullgarisë në Münster ka shumë përvojë me migrantët bullgarë në landin gjerman të Renani-Veriore Vestfali (Nordrhein-Westfalen). Ai nuk e pranon mosndërhyrjen e Zyrës së kujdesit për minorenët. “Nëse Zyra e kujdesit për minorenët mund të zbatojë masa të detyrueshme, do ta rekomandoja. Ne nuk mund t’i kthejmë këta njerëz, sepse ata gëzojnë lirinë e lëvizjes brenda BE. Por ata duhet, të lutem, të respektojnë rregullat që vlejnë këtu. E nëse bien në konflikt me zyrën e minorëneve apo ligjin, atëherë autoritetet gjermane duhet të kenë kompetencën të ndërhyjnë.”

Kush janë këta të rinj të dyshuar? E si arriti puna deri tek përdhunimi? Sipas Volker Wiebels bëhet fjalë për “qytetarë turqishtfolës me nënshtetësi bullgare”. Në Bullgari  jetojnë sipas të dhënave të publikuara afër 500.000 myslimanë turqishtfolës, mbi 8% e popullsisë. Mijëra prej tyre janë në BE pas anëtarësimit në vitin 2007 si punëtorrë migrantë, edhe në Gjermani. Lidhjen me tregun gjerman të punës ata e gjejnë shpeshherë përmes turqve që jetojnë në Gjermani.

Për të gëzuar këtë privilegj edhe shumë romë bullgarë e paraqesin veten si myslimanë turqishtfolës. Ky zhvillim është i njohur për autoritetet gjermane, por edhe përfaqësitë diplomatike të Bullgarisë në Gjermani, sepse këta migrantë trajtohen keq nga ndërmjetësuesit apo punëdhënësit ose jetojnë vetëm nga asistencat e shtetit. Këtë e konfirmon edhe Werner Jostmeier. Por problemet e tyre janë të kushtëzuara nga rrethanat politike dhe socialkulturore, shpjegon konsulli i nderit. “Nëse bëhet fjalë për këtë grup bullgarësh që flasin turqisht me pasaportë bullgare atëherë nuk kam ndonjë recetë të gatshme. Duhet të kujdeseimi, që të përafrohen rregullat mes vendeve pritëse dhe vendeve origjinë. Këtu bëjnë pjesë vlera si barazia e burrit dhe gruas, liria e fesë, respektimi i dinjitetit njerëzor, dhe i ligjeve.”

Zemërimi për rolin e të mënjanuarit

Kriminologë gjermanë dhe psikologë janë të një mendimi, kur bëhet fjalë për raste ekstreme të kriminalitetit të të rinjve. Në një intervistë për revistën gjermane Focus, psikologu i kriminalistikës, Rudolph Egg e lidh  rastin e Mülheimit me një “kombinim të demonstrimit të pushtetit, seksualitetit, dhe dinamikës së grupit”. Christian Pfeiffer, themeluesi i Institutit të Kriminologjisë në Saksoninë e Poshtme, KFN, flet për “koncepte familjare patriarkale” dhe “zhgënjim për rolin e të mënjanuarit”.

Sipas Volker Wiebels, nacionaliteti i të dyshuarve ka një rol dytësor në rastin e përdhunimit të dyshuar. “Besoj, se është një problem i fëmijëve e të rinjve në përgjithësi. Nëse mungon orientimi në familje, nëse nuk japin efekt masat që nga kopshti deri në shkollë, atëherë mund të ndodhë diçka e tillë, por ky është një problem i përgjithshëm, shoqëror.”

Në Mülheim jetojnë 671 bullgarë. Me ta nuk ka pasur përvojë negative, sipas zëdhënësit të bashkisë së Mynihut, Volker Wiebels. Lidhur me pyetjen, nëse tek autorët e dyshuar bëhet fjalë për përfaqësues të komunitetit rom, ai thotë se “kjo nuk është shpjeguar kështu publikisht. Nëse janë romë apo jo, deri më tani është thënë, nënshtetas bullgarë me pasaportë bullgare, që jetojnë legalisht në Mülheim.”

Konsulli i nderit, Jostmeier përmend edhe një problem të rëndësishëm të migrimit. Një pjesë e migrantëve ka vështirësi me integrimin. “Ata duan të qëndrojnë më vete. Kontrolli i organeve, zyrës së kujdesit për minorenët apo policisë është i padëshiruar. Ata e kërkojnë shumë pak  jetën shoqërore, normale, me fqinjësi.”

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 5 perdhunuesit perdhunimi ne gjermani vajza e perdhunuar 5 perdhunuesit perdhunimi ne gjermani vajza e perdhunuar

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin