"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
‘Ngjarje e paralajmëruar’, vijojnë kërkimet për shqiptarin e arratisur në Itali
3 January 2022, 06:37Nga DOSJA
ITALI – Vijojnë me intensitet kërkimet për shqiptarin 27-vjeçar, Kristian Mëhilli, i cili u arratis natën e ndërrimit të viteve nga burgu i Verçelit në Itali.
Sipas Sekretarit të Përgjitshëm të Sindikatës së Policisë së Burgjeve të Sapës, Donato Capece kjo ishte një arratisje e paralajmëruar, pasi ai vazhdimisht kishte ngritur zërin në lidhje me mungesën e kushteve të sigurisë në disa burgje italiane.
“Ishte një arratisje e paralajmëruar. Prej disa kohësh siguria e brendshme e burgjeve është asgjësuar nga masa të liga si survejimi dinamik dhe regjimi i hapur, largimi i rojeve të Policisë së Burgjeve nga muret e burgut, mungesa e stafit të policëve të burgjeve, mungesa e fondeve për shërbimet kundër ndërhyrjes dhe kundër ngjitjes dhe, siç dëshmohet nga turpi i murit të burgut të Vercellit, i cili prej vitesh është i papërdorshëm në indiferencën e drejtuesve të ministrive dhe departamenteve, pavarësisht ankesave tona, ndoshta kjo arratisje nuk do të kishte ndodhur”, u shpreh Donato Capece.
Si ndodhi arratisja?
Mediat italiane kanë publikuar detaje nga arratisja e Kristian Mëhillit, 27-vjeçarit shqiptar, i cili u arratis mbrëmjen e ndërrimit të viteve nga burgu i Verçellit në Itali. Sipas këtyre mediave, se plani ishte bërë nga Mëhilli dhe një bashkatdhetar tjetër në qeli. Fillimisht ata kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë. Më pas me çarçafë të lidhura litar, të dy kanë mundur të zbresin nga kati i katërt i qelisë në murin e brendshëm të burgut. Të ndihmuar nga persona të jashtëm, të cilët u kanë hedhur litar brenda murit rrethues të burgut, Mëhilli ka arritur të largohet ndërsa tjetri është rrëzuar e ka thyer krahun. Ky i fundit është kapur nga rojet e burgut. Kërkimet janë duke u zhvilluar në të gjithë rajonin për orë të tëra, me postblloqe të shumta për kapjen e 27-vjeçarit. Mëhilli vuante dënimin në Vercelli deri në vitin 2029 bashkë me shqiptarin tjetër.
Banda famëkeqe:
27-vjeçari ishte arrestuar si anëtar i bandës “Ice Eyews”, mjaft e famshme për grabitje të rënda. Mediat italiane e konsiderojnë 27 vjeçarin si të rrezikshëm dhe të paskrupullt. Banda famëkeqe me 4 anëtarë kryente grabitje në vila në zona luksoze. Me Mëhillin u arrestuan edhe Çesk Thani, Augustin Pjetergjokaj dhe Kristjan Keci. Në një rast pronari i vilës u detyrua të binte në gjunjë dhe u rrah për vdekje për të treguar kombinimin e kasafortës. Kur Mëhilli dhe bashkëpunëtorët e tij u arrestuan, karabinierët gjetën armë, plumba, mjete vjedhjeje.
LEZHË – Një lëkundje toke është regjistruar në vendin tonë. Raportohet se lëkundjet janë shënuar rreth orës 00:36 të orëve të vona të natës së mbrëms...
TIRANË – Sadri Korteshi nga Kombinati i Tiranës thotë se është babai me më shumë fëmijë në Shqipëri. Në jetën e tij ka pasur 13 partnere, por që vetë...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al mban lajm kryesor në faqe të parë me arratisjen spektakolare të shqiptar...
TIRANË– Në ditën e tretë të vitit 2022, territori i Shqipërisë do të karakterizohet nga kushtet e motit të kthjellët deri pak pas mesditës kur në zon...
TIRANË – Pandemia ndryshoi kursin e punësimit për nivelet arsimore, duke favorizuar ata me arsim të lartë kundrejt të pashkolluarve që panë rritje të...
TIRANË– Numri i fëmijëve të prekur me COVID është rritur në vendin tonë, por jo ai i shtrimeve në spitale. Fëmijëve manifestojnë simptoma më të lehta...