LIVE UPDATES
Aktualitet

Nis diskutimi mbi riorganizimin e institucioneve të drejtësisë

28 December 2021, 18:09 Nga DOSJA
Nis diskutimi mbi riorganizimin e institucioneve të drejtësisë

TIRANË-Në Tiranë, përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë nisën sot një diskutim publik mbi hartën e re gjyqësore të vendit. Harta e re riorganizon institucionet e drejtësisë në 12 rrethe gjyqësore dhe vetëm një prokurori apeli. Autoritetet pranuan se largimi i shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve prej reformës dhe vetingut ka futur në emergjencë gjithë sistemin gjyqësor, i cili është mbingarkuar nga mijëra procese të prapambetura.

Harta e re gjyqësore e Shqipërisë është dorëzuar në ministrinë e drejtësisë qysh në shtator të vitit të kaluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, por diskutimi nisi sot pas 17 muajsh përreth një tryeze me përfaqësues të gjithë institucioneve të reja të ngritura nga reforma.

Drejtuesja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, theksoi para gjithë përfaqësuesve vendas dhe atyre ndërkombëtarë që ndihmojnë në reformimin e sistemit gjyqësor, se në gjykatat e apelit dhe ato të shkallës së parë gjenden sot faktikisht vetëm 1/ 3 e trupës së gjyqtarëve që duhet të ishte sipas ligjit.

Nga janari në nëntor të këtij viti janë emëruar 866 gjyqtarë për të plotësuar trupat gjyqësore, tha zonja Llagami,

“Aktualisht jemi duke shkuar drejt një drejtësie ambulante. Kjo është një kosto e madhe për sistemin, jo vetëm financiare po edhe në cilësinë e munguar të shërbimeve dhe të motivimit të gjyqtarëve, të cilë duhet të mbajnë ngarkesën e kolegëve të larguar brenda gjykatës, si dhe peshën e gjykatave të tjera. Kemi shkuar në një mesatare prej 640 çështje për çdo gjyqtar në vit, pa përfshirë këtu ngarkesën, që ka Gjykata e Lartë” – thotë zonja Llagami.

Gjendja është edhe më e rëndë në gjykatën e Apelit Administrativ, ku sipas të dhënave zyrtare, mbipesha ka shkuar 3 mijë cështje për cdo gjyqtar, si dhe në Gjykatën e Apelit të Tiranës ku ka raporti është 2 mijë e 500 çështje për çdo gjyqtar.

Prej dy vjetësh Këshilli i Lartë Gjyqësor ka rritur kuotat e pranimit në Shkollën e Magjistraturës, e cila furnizion sistemin me gjyqtarë të rinj, por kjo masë pritet të sjellë përmirësim në një periudhë 3-5 vjeçare në gjykatat e shkallës së parë. Por vonesat aktuale me vetingun dhe boshllëqet që krijoi ai me shkarkimet e shumta, sipas zonjës Llagami, kanë ndikuar në besimin e qytetarëve ndaj reformës në drejtësi.

“Këmbana ka kohë që po bie. Prej mëse një viti e kam ngritur këtë shqetësim me secilin prej jush, edhe në Kuvend, edhe publikisht, me shumë përgjegjësi. Diskutimi nuk është të fitosh apo të kesh të drejtë. Sot në fakt jemi shumë vonë, madje edhe harta e propozuar nuk do të jetë e mjaftueshme për të stabilizuar humbjet që ne kemi në sistem. Ndërhyrje të tjera duhet të artikulohen sa më shpejt dhe do të jenë të nevojshme në system për të shmangur kolapsin” – thotë zonja Llagami.

Para se të dorëzohej në ministri, projekti i hartës së re gjyqësore u këshillua në detaje me Këshillin e Europës, USAID, Euralius sipas standarteve europiane dhe sipër kërkesave të ligjit për pushtetin gjyqësor.

Pjesëmarrësit në tryezën e sotme pohuan se aktualisht është e nevojshme që krahas përballimit të emergjencës, duhen marrë masa me rëndësi për të ardhmen, pra që mibngarkesa e sotme të mos bllokojë hapësirën dhe frytet e reformës. Një nga parimet mbi të cilat u ndërtua harta e re gjyqësore është: Më pak gjykata më shumë cilësi.

Ministri i drejtësisë Ulsi Manja, thotë se reforma synon drejtësi cilësore dhe të shpejtë, ndërsa harta e re do ta afrojë më shumë gjykatën me qytetarët. Ai theksoi se harta do të zbatohet për 6 muaj dhe qeveria garanton zbatimin e plotë të hartës gjyqësore pas hyrjes së saj në fuqi.

“Zbatimi me faza dhe qeveria do të zbatojë gjithçka sipas ligjit. E kemi detyrim zbatimin e reformës në drejtësi. Qeveria garanton zbatimin e plotë të kësaj harte, cilado të jenë kostot financiare, ne e kemi bërë të qartë raportin tonë si maxhorancë në lidhje me reformën në drejtësi. Edhe harta e re gjyqësore është përkthim i ligjit për pushtetin gjyqësor i miratuar në vitin 2016 me realitetin shqiptar. Dhe ne si qeveri e kemi detyrim zbatimin e këtij ligji dhe garantojmë zbatimin e plotë të reformës në sistemin e drejtësisë” – thotë zoti Manja.

Opozita nga ana tjetër ka kritikuar më herët vazhdimisht zbatimin dhe vonesat e reformës në drejtësi, duke theksuar se pikat më të rëndësishme në sistemin e ri të drejtësisë janë kapur nga Partia Socialiste.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar së fundi pas arrestimit të ish ministrit të mjedisit nga SPAK për aferën e inceneratorëve, se “një drejtësi e pavarur është aleati më i mirë për demokracinë dhe opozitën. Një drejtësi e kapur, e shantazhuar, është aleati i një qeverie të lidhur me krimin, që vjedh qytetarët”.

Zoti Basha shprehu mbështetje të plotë për SPAK, që të zhvillojë luftë të vazhdueshme kundër korrupsionit, si armiku numër një i shqiptarëve, duke theksuar se “kjo është arsyeja që opozita ka mbështetur reformën në drejtësi dhe ka diktuar ndryshimet kushtetuese për drejtësinë”.

Sfidat më të mëdha me hartën e re gjyqësore mbeten ndërtimi i një gjykate të re administrative për Tiranën dhe një gjykate apeli në kryeqytet.

Harta e re pritet të afrojë më shumë gjykatat me qytetarët, si dhe të ngrejë cilësinë e shërbimeve gjyqësore.

Gjashtë gjykata apeli do të mbyllen në rrethe dhe ndërtesat do t’u kalojnë gjykatave të shkallës së parë.

Edhe para reformës dhe vetingut, ku po përjashtohen një masë e madhe gjyqtarësh e prokurorësh, sistemi gjyqësor shqiptar isht i mbingarkuar nga një mori procesesh penale dhe civile në qytetet e mëdha, ku jeton pjesa më e madhe e popullsisë.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet apelit administrativ drejtuesja e këshillit të lartë gjyqësor naureda llagami hartën e re gjyqësore të vendit keshilli i larte gjyqesor riorganizimin e institucioneve të drejtësisë vetingu apelit administrativ drejtuesja e këshillit të lartë gjyqësor naureda llagami hartën e re gjyqësore të vendit keshilli i larte gjyqesor riorganizimin e institucioneve të drejtësisë vetingu

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin