LIVE UPDATES
Bota

Nisin bisedimet historike të paqes mes rivalëve afganë

12 September 2020, 15:51 Nga DOSJA

SHBA-Shtetet e Bashkuara u kërkuan të shtunën fraksioneve ndërluftuese të Afganistanit të përafrojnë qëndrimet në bisedimet e tyre të para të paqes me qëllimin për të arritur një marrëveshje për ndarjen e pushtetit që do të përshtaste “pikëpamjet e kundërta” e do t’i jepte fund përfundimisht dekadave të tëra gjakderdhjeje në vend.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo i bëri komentet gjatë një ceremonie të posaçme në Doha të Katarit, e cila shënoi fillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga SHBA, mes delegatëve të grupit kryengritës Taleban dhe qeverisë afgane, të njohura si negociatat ndërafgane.

“Ky është një rast vërtet i rëndësishëm. Afganët më në fund kanë zgjedhur të ulen së bashku e të hartojnë një kurs të ri për vendin. Ky është një moment kur mund të guxohet për të shpresuar“, tha zoti Pompeo.

Ai paralajmëroi që bisedimet ndërafgane “padyshim do të hasin shumë sfida” për shkak të ndarjeve prej dekadash, por palët siç tha ai do të duhet të “bëjnë durim” për të shfrytëzuar mundësinë e shkrimit të një kapitulli tjetër në historinë e Afganistanit.

“Shpresojmë që ky kapitull të jetë ai i pajtimit dhe progresit, jo një tjetër histori lotësh e gjakderdhjeje. Ne ju nxisim të merrni vendime që ju largojnë nga dhuna dhe korrupsioni, drejt paqes dhe prosperitetit”, theksoi zoti Pompeo.

Kryediplomati amerikan vuri në dukje se marrëveshja historike që SHBA-ja nënshkroi me Talebanët më 29 Shkurt, krijoi bazat për fillimin e negociatave të së shtunës mes palëve ndërluftuese në Afganistan. Ndërsa tha se u takonte vetëm afganëve që të përcaktonin një sistem të ardhshëm politik për të qeverisur vendin e tyre, zoti Pompeo shtoi se ai shpresonte që rezultati i bisedimeve të respektojë të drejtat e të gjithë afganëve e të mbrojë përparimin shoqëror të arritur gjatë rreth dy dekadave të fundit. “Ndërsa merrni vendimet tuaja, duhet të keni parasysh se zgjedhjet dhe sjellja juaj do të ndikojë si në përmasën ashtu edhe qëllimin e ndihmës së ardhshme amerikane. Shpresa jonë është që të arrini paqe të qëndrueshme dhe qëllimi ynë është një partneritet i qëndrueshëm”, tha ai.

Gjatë ceremonisë së hapjes udhëheqësi i delegacionit të qeverisë afgane Abdullah Abdullah tha se ekipi i tij ka ardhur në Doha me “vullnetin dhe qëllimin e mirë” për të negociuar me Talebanët për t’i dhënë fund 40 viteve gjakderdhjeje.

“Kemi ardhur për të arritur një paqe dinjitoze e të qendrueshme. Nuk ka asnjë fitues përmes luftës apo mjeteve ushtarake, por nuk do të ketë asnjë humbës nëse kjo krizë zgjidhet duke iu nënshtruar vullnetit të popullit“, tha zoti Abdullah, kryetari i Këshillit të Lartë të Afganistanit për Pajtimin Kombëtar.

Kreu i delegacionit Taleban Mullah Abdul Ghani Baradar u zotua se ekipi negociues i grupit kryengritës do të hynte në dialogun ndërafgan “me sinqeritet të plotë” dhe theksoi nevojën që palët të bëjnë përpara me durim.

“Ne e sigurojmë botën se do të përpiqemi me aftësinë tonë maksimale në mënyrë që negociatat ndërafgane të arrijnë një rezultat të suksesshëm. Ne kërkojmë një Afganistan që është i pavarur, sovran, i bashkuar, i zhvilluar dhe i lirë, një Afganistan me një sistem islamik në të cilin i gjithë populli mund të marrë pjesë pa diskrimim”, tha ai.

Më vonë sekretari amerikan i Shtetit zhvilloi takime të veçanta me zotin Baradar dhe zotin Abdullah, në pranë edhe të ekipeve të tyre negociuese. Bisedimet historike afgane burojnë nga një marrëveshje e arritur mes SHBA-së me grupit Taleban, sipas së cilës të gjitha forcat amerikane dhe të koalicionit duhet të largohen nga vendi deri në mesin e vitit 2021 në këmbim të garancive se kryengritësit do të luftojnë terrorizmit dhe premtimit për një zgjidhje politike mes rivalëve afganë.

Prej nënshkrimit të paktit me Talebanët, SHBA-ja e ka zvogëluar praninë e saj ushtarake në Afganistan në 8,600 trupa nga afërsisht 13 mijë. Por administrata e Presidentit amerikan Donald Trump synon ta zvogëlojë edhe më tej numrin në rreth 4500 deri në nëntor.

Analistët parashikojnë se negociatat ndërafgane do të jenë një proces i stërgjatur dhe e me shumë polemika në vazhdim.

Negociatat e vështira pritet të zhvillohen me dyer të mbyllura. Palët pritet të trajtojnë çështje që lidhen me kushtet e një armëpushimi të përhershëm, të drejtat e grave dhe pakicave dhe çarmatosjen e dhjetëra mijëra luftëtarëve talebanë dhe milicive besnikë ndaj komandantëve të luftës, disa prej tyre të rreshtuar krah qeverisë.

Bisedimet në kryeqytetin e Katarit, Doha do të përfshijnë gjithashtu çështje që lidhen me ndryshimet kushtetuese dhe ndarjen e pushtetit. Po kështu do të trajtohen çështjet në dukje të zakonshme si flamuri dhe emri i vendit, Republika Islamike e Afganistanit, apo Emiratet Islamike të Afganistanit ashtu siç njihej kur talebanët ishin në pushtet.

Mes negociatorëve të caktuar nga qeveria janë dhe katër gra. Ato u zotuan të ruajnë të drejtat e grave në çdo marrëveshje për ndarjen e pushtetit me talebanët e vijës së ashpër. Kjo përfshin të drejtën për të punuar, arsimuar dhe pjesëmarrjen në jetën politike, të gjitha këto të drejta që u janë mohuar grave gjatë sundimit për pesë vjet të Afganistanit nga Talebanët.

Talibanët u rrëzuan nga pushteti në 2001 nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA për shkak se u ishin streha e Osama bin Ladenit, arkitektit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Amerikë.

Asnjë grua nuk është përfshirë në ekipin negociues të Talebanëve, të udhëhequr nga shefi i tyre për Drejtësinë Abdul Hakim. Lëvizja kryengritëse ka thënë se pranon të drejtën e një gruaje për të punuar, për të shkuar në shkollë dhe për të marrë pjesë në jetën politikë, por nuk do të pranonte një grua presidente apo kryegjyqtare.

Marrë nga: VOA 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shba shba

Sondazh

Bota 12 September 2020, 12:22

BRITANI E MADHE– Britania e madhe është një nga vendet me numrin më të lartë të rasteve të infektimit nga Covid-19, arsyje kjo që e ka detyruar qeverin të ndalo...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin