LIVE UPDATES
Editorial

Një mënyrë e re për ta udhëhequr botën e lirë dhe demokratike

23 December 2020, 11:49 Nga DOSJA
Një mënyrë e re për ta udhëhequr botën e lirë

Në vitin 2021 SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë një mundësi të artë që vjen një herë në një gjeneratë,për të ndalur tërheqjen globale të demokracisë,dhe për t’i treguar kufirin autokracive si Rusia dhe Kina. Por, kjo gjë do të ndodhë vetëm nëse demokracitë e mëdha bashkohen në mbrojtje të lirisë.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden synon të “ndërtojë sërish më mirë”. Por ai nuk mund të kthehet 4 vite pas,në një botë kërcënuese multilaterale, ku aleatët zgjidhen nga autokracitë, dhe i shkëmbejnë investimet strategjike apo energjinë me çmim të lirë,me një besnikëri të palëkundur ndaj tyre.

Lejimi i aleatëve që ta shesin sigurinë e tyre ekonomike, në prirje që Xhaxha Semi (SHBA-ja) të veprojë si garantuesja e tyre e sigurisë, do t’i hapte dyert një izolacionisti tjetër si Trump për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë pas 4 vitesh.

Në vend të kësaj, SHBA-ja duhet të fokusohet në krijimin e një ndjenje të re besimi në botën demokratike, e cila u mungon shpesh shoqërive të lira. Si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, unë u përpoqa t’i ndërtoj këto lidhje në të gjithë botën e lirë, duke krijuar dhe forcuar partneritetet me demokracitë e Indo-Paqësorit si Japonia, Australia dhe Koreja e Jugut.

Por pasi unë u largova nga zyra publike, bota ka parë një ringjallje të autoritarizmit, dhe teknologjia ka arritur një fuqi të tillë sa që mund të çlirojë ose shtypë. Pesë vjet më parë, një aleancë e demokracive ishte qëllimi më fisnik. Por sot ajo është thelbësore për zgjidhjen e problemeve më urgjente.

Në qendër të kësaj përpjekjeje, duhet të jetë udhëheqja e vendosur amerikane. Vetëm SHBA-ja zotëron kapacitetet për t`a bërë këtë. Ajo ka gjithashtu një demokraci mjaft të fortë. Zgjedhjet e këtij viti, ishin një test i mirë për demokracinë amerikane.

Ajo e kaloi atë, duke siguruar një transferim të pushtetit, edhe kur vetë kreu i shtetit u përpoq ta delegjitimonte procesin. Presidenti i zgjedhur Joe Biden, ka pas derës një radhë me aleatë të lodhur prej Amerikës. Ne dëshirojmë një udhëheqës amerikan të vendosur.

Dhe nga përvoja e madhe politike që ka, besoj se Joe Biden do ta shfrytëzojë këtë shans.

Në vitin 2018, unë mbajtja samitin e parë të demokracisë në Kopenhagë, nën kujdesin e fondacionit tim “Aleanca e Demokracive”. Samiti mbledh udhëheqës kombëtarë, aktivistë të demokracisë dhe përfaqësues nga teknologjia dhe shoqëria civile,dhe synon të forcojë demokracinë.

Ai samit u hap me fjalën e zotit Biden. Në fjalimin e tij, ai theksoi nevojën e ripërtëritjes

Së aleancave dhe ri-ngritjes së demokracisë. “Demokracia ka të bëjë me një gjë tepër:Liri, liri, liri”- tha ai. Gjatë fushatës së tij elektorale këtë vit, ai u zotua të organizojë një samit të ngjashëm të udhëheqësve demokratikë, këtë herë si president.

Këtë përpjekje do të udhëheqë Amerika, por ajo nuk do të jetë e vetme. Demokracitë në Indo-Paqësor, nga Tajvani në Australi, Indi dhe Japoni, po kërkojnë gjithashtu miq të një mendje, për t’iu kundërvënë qëndrimit agresiv të Kinës.

Në Evropë, një Britani pas Brexit do të presë samitin e G7-ës në vitin 2021, duke mbledhur fuqitë më të mëdha demokratike dhe ekonomike të botës. Londra synon që ta shfrytëzojë këtë mundësi, për të bërë atë që një politikan i vjetër më tha,një “uverturë në botën e lirë”.

Teknologjia, përbën sot një sfidë ekzistenciale për demokracitë. Bota është në një garë figurative teknologjike të armëve. Kushdo që e fiton atë, do të diktojë vendosjen e rregullave, standardeve dhe normave për sistemet teknologjike në zhvillim, nga njohja e fytyrës tek armët e luftës.

Nëse garën e fiton Kina, liria do të zbehet. Bota e lirë, duhet të mësojë nga përplasjet e saj të brendshme mbi kompanitë kineze Huawei dhe TikTok, dhe të ndërtojë një aleancë dixhitale për t’u përgatitur për grupin tjetër të sfidave.

Kjo përfshin vendosjen e standardeve të zakonshme të privatësisë, për transferimin e të dhënave të nevojshme për zhvillimin e inteligjencës artificiale, bashkëpunimin mbi mënyrën e rregullimit të platformave të internetit, dhe kombinimin e kapaciteteve për të zhvilluar rrjetet e telekomit, llogaritjen kuantike dhe inteligjencën artificiale – që të gjitha më të shpejta, më të mira, dhe më të lira se sa ato që ofron Kina.

Jo çdo aleat i SHBA-së është plotësisht i bindur tek nevoja e një grupi demokratik global. Franca dhe Gjermania, mund të shqetësohen se një aleancë e demokracive, do të zëvendësonte sistemin global multilateral, të përfaqësuar nga Kombet e Bashkuara.

Dhe një ringjallje e aleancës trans-atlantike mund të dobësojë nevojën që Evropa të zhvillojë pavarësinë e saj strategjike nga SHBA. Unë jam dakord me të dyja këto shqetësime.

Përforcimi i aleancës globale demokratike, do t’u jepte mundësi kombeve anëtare që të rindërtojnë multilateralizmin, dhe jo t`a anashkalojnë atë. Ne kemi nevojë të bisedojmë me Kinën për ndryshimin e klimës dhe betejat e tjera globale, por le t`a bëjmë këtë nga pozita relativisht më të forta.

Njëkohësisht, Evropa duhet të vazhdojë të jetë më e vetë-mjaftueshme, dhe të investojë më shumë për sigurinë e saj. Pasi një Evropë më e fortë, do të thotë një botë më e lirë. Tridhjetë vjet më parë demokracive të përparuara iu tha se ato do të shihnin “fundin e historisë”, dhe se përparimi i vazhdueshëm i lirisë ishte diçka e pashmangshme.

Në fakt ndodh e kundërta:Liria është tërhequr, ndërsa Amerika është tërhequr nga roli i saj si udhëheqëse globale. Ne mund të mos shohim sërish një mundësi më të mirë për t’u shëruar nga sëmundja shkatërruese e Perëndimit:vetë-dyshimi demokratik. Ka ardhur koha të ndërtojmë një aleancë të demokracive.

Shënim: Anders Fogh Rasmussen, ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në vitet 2009-2014. Ai themeloi në vitin 2017 fondacionin “Aleanca e Demokracive”.

/“The Wall Street Journal”’ bota.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial anders fogh rasmussen bota pas covid-19 anders fogh rasmussen bota pas covid-19

Sondazh

Editorial 21 December 2020, 08:07

Prangat e pushtetit

Dikur një i afërmi im P. Kavo me profesion mësues, u arrestua pasi u shpreh se ishte e padrejtë që fshatarët (kooperativistët) edhe pse e prodhonin vetë grurin,...

Editorial 20 December 2020, 09:28

Për kë bien këto këmbana?!

Dosja 184 na tregoi edhe një herë se “diktatorët” e shekullit XXI kanë karakteristikën e përbashkët që i njoftojnë dhe i promovojnë krimet që do të kryejnë, mad...

Editorial 19 December 2020, 08:26

BE pranë marrëveshjes tregtare me Kinën

Bashkimi Evropian dhe Kina kanë rreth shtatë vjet që negociojnë për një marrëveshje për mbrojtjen e investimeve. Tani pak para përfundimit të Presidencës së Kës...

Editorial 18 December 2020, 19:03

Zjarri që Vjosa Osmani ndezi në Tiranë

Vizita e presidentes në detyrë të Kosovës,Vjosa Osmani, mund të shënohet pa frikë si një nga më të tensionuarat që një kryetar shteti ka kryer në këtë vend, ndo...

Editorial 18 December 2020, 11:16

Protestat që trembin!

Protestat kundër vrasjes së Klodian Rashës nga Policia tronditën të gjitha palët në skenën publike shqiptare.Rama i krahasoi protestuesit me grupe terroriste. T...

Editorial 16 December 2020, 14:28

Ne jemi ekspertë të mbërritjes me vonesë

Ne shqipëtarët jemi ekspertë tëmbërritjes me vonesë! Po po mos u çudisni, është pikërisht kështu.Ne gjithmonë e kemi një justifikim në lidhje me zakonin ...

Editorial 16 December 2020, 14:18

Kulaçi dhe kërbaçi

Kulaçi dhe kërbaçi, janë dy  nga format me të cilat  qeveria Rama konsolidoi dhe pas tetë vitesh kërkon që ta mbajë pushtetin.Thërmija për të vobe...

Editorial 15 December 2020, 15:32

Përse duhet të bindemi?

Pse duhet të bindemi? Ku qëndron legjitimiteti i pushtetit? Cili është kufiri i qytetarisë dhe ku fillon nënshtrimi? Këto janë pyetjet që lindin nëse, nga liria...

Editorial 15 December 2020, 15:27

T’i blesh babait, dhimbjen për të birin

Në një mjedis ku deputetët opozitarë shiten me para, ku mediat koruptohet për një tender, ku gazetarët dypunësohen në borde publike, ku aftësia në shtrat të bën...

Editorial 14 December 2020, 15:08

Kriteret e reja do ta ndryshojnë vendin

Që kur jemi shumë të vegjël, na mësohet se duhet të sillemi në mënyra të caktuara, në përputhje me disa vlera dhe zakone shoqërore, dhe shumë normalisht shmange...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin