LIVE UPDATES
Bota

Një pjesë e rafteve bosh, çfarë produktesh mungojnë në botë?

20 October 2021, 06:32 Nga DOSJA
Një pjesë e rafteve bosh, çfarë produktesh mungojnë

SHBA – Në gjithë botën, njerëzit dhe bizneset janë duke u përballur me mungesa të shumë produkteve, duke nisur nga kafeja e deri te thëngjilli.

Kryesisht fajtore janë pengesat e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit – mirëpo nuk mungojnë edhe faktorë tjerë që kanë dalë në pah në mënyra të ndryshme.

Kina: Thëngjill dhe letër
Një “stuhi perfekte” në Kinë është duke goditur shitësit dhe bizneset. Mungesë ka në gjithçka përfshirë letrën, ushqimet, tekstilin, lodrat dhe çipat për iPhone, ka thënë Michal Meidan nga Insituti i Oksfordit për Studime të Energjisë. Ajo ka thënë se këto produkte “mund të mungojnë për Festën e Krishtlindjes”. Problemi buron kryesisht nga një krizë e energjisë, për shkak të së cilës, më shumë se 20 provinca janë përballur me mungesë të energjisë elektrike.

Më shumë se gjysma e energjisë së shtetit është produkt i thëngjillit. Çmimet e energjisë janë rritur së fundmi në nivel botëror. Këto shpenzime nuk mund të barten te konsumatorët kinezë për shkak të rregulloreve që përcaktojnë kufirin në çmime, andaj kompanitë kanë zvogëluar furnizimet. Prodhimi i thëngjillit është goditur edhe nga kontrolle më të ashpra për siguri në miniera, sisteme të reja për ambientin dhe vërshimet e fundit, ka thënë Meidan.

Kjo nënkupton që ndonëse rritet kërkesa për produkte kineze, fabrikave u është kërkuar të ulin shfrytëzimin e energjisë apo edhe t’i mbyllin fabrikat për disa ditë.

SHBA: Lodra dhe letra tualeti

Për Krishtlindje, “disa gjëra njerëzit nuk do të mund t’i kenë”, ka paralajmëruar një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Lodrat do të jenë në mesin e tyre, ashtu sikurse letrat e toaletit dhe uji në shishe, më pas rrobat e reja dhe ushqimi për kafshë.

Pjesë e problemit është edhe një bllokadë në portet amerikane. Katër nga 10 anijet transportuese hyjnë në Shtetet e Bashkuara përmes vetëm dy porteve – në Llos Angjelles dhe Kaliforni. Në një ditë të shtatorit, një rekord prej 73 anijeve janë detyruar të presin në radhë jashtë portit në Llos Angjelles.

Para parandemisë së koronavirusit, ka qenë e pazakonshme që më shumë se një anije të jetë në pritje. Të dyja portet tani janë duke punuar pandërprerë për të ndihmuar në ulje të krizës. Në disa raste, mungesat janë shkaktuar edhe për shkak të probleme të nxitura nga pandemia në shtetet tjera. Shembull, kompania amerikane e veshjeve sportive, Nike, prodhon shumicën e produkteve në shtetet e Azisë, siç është Vietnami, ku fabrikat kanë qenë të mbyllura për një kohë. Edhe kur prodhohen produktet, shpërndarja e tyre te shitësit është bërë proces i vështirë, ka thënë profesori Willy Shih nga Shkolla e Harvardit për Biznes, transmeton BBC.

Së fundmi është vërejtur rritje e konsumit në mesin e amerikanëve, mirëpo pengesat në fabrika, porte, rrugë e hekurudha të stërngarkuara kanë krijuar bllokada, ka thënë ai.

India: Makina dhe çipa për kompjuterë

Kompania më e madhe indiane e prodhimit të makinave, Maruti Suzuki, është përballur me ulje të prodhimit, kryesisht për shkak të mungesës globale të çipave kompjuterikë. Këta çipa janë të nevojshëm nëpër motorë të makinave dhe për frenim emergjent. Mungesa e tyre është rezultat i pengesave të lidhura me pandeminë, në shtete si Japonia dhe Koreja e Jugut.

Kërkesa globale për çipa – të cilët përdoren edhe në telefona dhe kompjuterë – veçse ka qenë në rritje para pandemisë, për shkak të përdorimit të teknologjisë 5G. Puna nga shtëpitë po ashtu ka rezultuar me një tjetër rritje të kërkesës, pasi njerëzit kanë punuar me laptopë dhe kanë komunikuar përmes kamerave. Mungesa e këtyre pajisjeve në Indi është përkeqësuar edhe nga kriza e këtij shteti me energjinë.

Rezervat e thëngjillit janë tejet të vogla. Rimëkëmbja e ekonomisë së Indisë, pas valës së dytë vdekjeprurëse të koronavirusit, ka çuar në rritje të kërkesës për energji. Mirëpo çmimet globale të thëngjillit janë rritur dhe importet e Indisë kanë rënë.  Ndikimi është parë gjithandej, ka thënë Zohra Chatterji, ish-shefe e një kompanie të thëngjillit në Indi. “I gjithë sektori i prodhimit – çimentoja, çeliku dhe ndërtimi – gjithçka ndikohet kur ka mungesë të thëngjillit”.

Familjet në Indi do të preken po ashtu, kanë thënë ekspertët, ndërkohë që rriten çmimet e energjisë.

Inflacioni i lartë nënkupton se çmimet e produkteve të domosdoshme si ushqimi dhe vaji rriten në vazhdimësi.

Brazili: Kafe dhe ujë

Thatësia më e madhe e Brazilit, në pothuajse një shekull, është kryesisht rezultat i korrjeve zhgënjyese të kokrrave të kafesë këtë vit. Sfidat e prodhuesve të kafesë janë përkeqësuar nga çmimet e transportit dhe mungesa e kontejnerëve. Çmimet e larta do të barten në kafiteritë në gjithë botën, pasi Brazili është prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i kafesë.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e energjisë elektrike prodhohet nga hidrocentralet, mungesa e ujit është duke pasur ndikim të drejtpërdrejtë në furnizimet me energji në këtë shtet. Teksa çmimet rriten, autoritetet janë duke u kërkuar njerëzve që të mos harxhojnë shumë energji elektrike. Ministria për Energji ka thënë se agjencive qeveritare u është kërkuar të zvogëlojnë shfrytëzimin e energjisë për 20 për qind, ka raportuar e përditshmja amerikane The Washington Post.

Nigeria: Gazi për gatime

Nigeria është duke u përballur me mungesa të gazit të lëngshëm, që përdoret kryesisht për gatime. Ky shtet gjendet në situatë të tillë pavarësisht pse ka rezervat më të mëdha të gazit natyror në Afrikë. Çmimi i gazit të lëngshëm është rritur për pothuajse 60 për qind në periudhën prill-korrik, duke e bërë të paqasshëm atë për shumë nigerianë.

Si rezultat, familjet dhe bizneset kanë kthyer sytë te thëngjilli apo drutë, për të gatuar.Një nga arsyet e rritjes së çmimeve janë pengesat në furnizime globale, pasi ky shtet vazhdon të varet nga importet e gazit të lëngshëm. Situata ka gjasë të jetë përkeqësuar nga rënia e vlerës së valutës kombëtare dhe prezantimi i taksave në gaz të lëngshëm.

Ekspertët paralajmërojnë se mungesat mund të kenë ndikim në shëndetësi dhe ambient, pasi njerëzit janë duke gjetur alternativa më të lira, por edhe më të rrezikshme njëkohësisht.

Libani: Uji dhe ilaçet

Ka shqetësime rreth mungesës së ujit, ilaçeve dhe naftës në Liban. Në 18 muajt e kaluar, ky shtet është përballur me krizë ekonomike, e cila ka shtyrë tri të katërtat e popullsisë në varfëri, ka ulur vlerën e valutës dhe ka nxitur protesta të mëdha kundër Qeverisë dhe sistemit politik të Libanit. Ekonomia e këtij shteti ka pasur probleme edhe para shpërthimit të koronavirusit.

Mirëpo pandemia i ka vështirësuar gjërat. Mungesat e naftës kanë rezultuar me probleme me energji elektrike, duke lënë bizneset dhe familjet të varura nga gjeneratorë të shtrenjtë privatë, nëse veç kanë mundur të përballojnë blerjen e tyre. Në muajin gusht, Koordinatorja e Kombeve të Bashkuara për Libanin, Najat Rochdi, ka thënë se ajo është “thellësisht e shqetësuar rreth ndikimit që mund të ketë kriza me naftë në kujdesin shëndetësor dhe furnizimet me ujë për miliona persona në Liban”.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota brazil india krize produktesh ne bote shba brazil india krize produktesh ne bote shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin