LIVE UPDATES
Insights

Një vit në shërbim të Gjermanisë nuk bën dëm

8 July 2020, 10:41 Nga DOSJA
Një vit në shërbim të Gjermanisë nuk bën dëm

GJERMANI- Si ndryshojnë kohët! Nëntë vjet të shkuara, të gjitha partitë politike të Gjermanisë ranë dakord se kishte ardhur koha për të pezulluar shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Në atë kohë, Bundeswehri nuk kishte nevojë për rekrutë. Ata që qenë planifikuar u ankuan – me të drejtë – se nuk ishte e drejtë që u detyruan të shërbenin vetëm një pjesë e atyre të moshës të pranueshme, qoftë në ushtri, apo edhe në sektorin civil.

Që nga viti 2011, ushtria gjermane është bërë një ushtri e specializuar dhe ka më pak se kurrë nevojë të rekrutojë rekrutë. Megjithë këtë, dy çështje kanë nxitur një debat të ri nëse në Gjermani duhet të futet një formë vullnetare e shërbimit ushtarak ose civil. Këto çështje janë polarizimi në rritje i shoqërisë dhe forcimi i ekstremizmit të krahut të djathtë në ushtri, siç ilustrohet së fundmi nga zbulimi i ekstremistëve në radhët e forcës komando elitare të Bundeswehrit, KSK.

‘Viti juaj për Gjermaninë’

“Viti juaj për Gjermaninë” është titulli që i kanë vënë idesë së Ministres së Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer. Kjo do të plotësonte shërbimin ushtarak vullnetar, që tashmë ekziston; ky shërbim paguhet dhe mund të zgjasë deri në 23 muaj. Rreth 9000 të rinj – më shumë burra sesa gra – e kanë shfrytëzuar ofertën kohët e fundit.

Ky nuk duket të jetë argument për rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, për shkak të politikës së sigurisë. Një “vit për Gjermaninë”, qoftë në sektorin ushtarak apo civil, duket se ka kuptim.

Në vitin 1981, unë u thirra në Bundeswehr për 15 muaj. Unë në të vërtetë nuk doja të shkoja. Pak prej nesh e donin këtë vërtet. Shumë nga miqtë e mi refuzuan dhe vendosën të kryejnë shërbimin civil në azile ose qendra rinie në vend.

Sidoqoftë, pas kësaj periudhe, të gjithë kishim ndjesinë se ishim më të pjekur dhe të përgatitur më mirë për të dalë jetë. Rekrutët në Bundeswehr ndikuan që oficerët e karrierës të mos bëhen shumë të izoluar, ndërsa ata që bënë punë vullnetare në sektorin civil, bënin punë urgjente.

Një shërbim i detyrueshëm ushtarak nuk do të jetë në gjendje të parandalojë ekstremizmin e krahut të djathtë në njësi speciale të izoluara siç është KSK, por ideja që të rinjtë bëjnë diçka për vendin e tyre, përpara se të nisin rrugët e tyre individuale të karrierës është më e vlefshme se kurrë.

Të rinjtë duhet të kenë kohën e tyre

Në vitin 2011, ekzistonte një ndjenjë se gjermanët e rinj po hynin shumë vonë në tregun e punës. Kështu që shkolla u shkurtua nga 13 në 12 vjet dhe kështu u bë edhe me kurset universitare. Kjo ishte edhe arsyeja pse rekrutimi dhe shërbimi civil alternativ u panë si vonesë e bezdisshme për të hyrë sa më shpejt në botën e punës.

Kjo tani ka ndryshuar përsëri. Në shumë vende, shkollimi zgjat sërish 13 vjet dhe shumë të rinj i lënë vetes kohë për të çfarë të bëjnë me jetën e tyre. Kjo është një gjë e mirë.

Kjo është arsyeja pse, për mua, një vit “vullnetar për Gjermaninë” nuk është ide e keqe. Megjithatë, nuk është realiste të besosh që një vit i tillë duhet të jetë i detyrueshëm. Nuk do të kishte shumicë politike për ta mbështetur një lëvizje të tillë. Por është e arsyeshme të futësh një vit vullnetar me pagë tërheqëse në shërbim të shoqërisë.

Ia vlen të provohet

Siç e thashë, ushtarët e rinj ose kujdestarët nuk mund të bëjnë asgjë për të parandaluar e krahut të djathtë në Bundeswehr. Sidoqoftë, ata mund të kontribuojnë në lehtësimin e polarizimit dhe të agresivitetit të shoqërisë.

Për momentin, njerëzit nuk duket se janë në gjendje të bien dakord për deklarata të thjeshta: për shembull, se Gjermania në përgjithësi- megjithë problemet e saj – është akoma një vend i mirë për të jetuar.

Një vit shërbimi vullnetar mund të jetë një mënyrë për të ndihmuar pak në parandalimin e një polarizimi të tillë. Atëherë, pse të mos provohet?

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione jens thurau jens thurau

Sondazh

Insights 7 July 2020, 12:15

Çështja Camaj dhe Koliqi – nën vëzhgim…

Ndërsa kisha kujtuar se e kisha mbaruar librin tim “Kartela të Realizmit të dënuar”, ku merrem me letërsinë tjetër, atë që erdhi nga burgjet dhe internimet dhe ...

Insights 5 July 2020, 10:05

Tregimi i së dielës – Celulari

Sa do shtrihej në krevat për të fjetur,kur dëgjoi zilen e celularit. Po shkonte mesnata dhe Marieta u tremb. Në këtë orë të vjen në derë veç lajmi i keq,...

Insights 4 July 2020, 18:21

Pendesë nga një anëtare jurie

TIRANË– Disa javë më parë, në ditët e para të përpjekjes për t’u hapur dalëngadalë, pas disa muajve plot ankth që kërcënoheshin prej frikës nga e pan...

Insights 30 June 2020, 17:21

Të mos personalizohet historia e Kosovës!

Zbardhja e së shkuarës në Kosovë është pa alternativë për demokratizimin dhe të ardhmen e shtetit të ri, edhe në aspektin juridik, mendon Vilma Filaj-Ballvora.N...

Insights 30 June 2020, 14:03

Dy romane– Një kënetë…

TIRANË-Si një ndërhyrje nga populli apo vazhdim i asaj bisede nga një dëshmitar për këtë çështje kruciale, sipas meje, po sjell një shkrim timin për...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin