LIVE UPDATES
Aktualitet

“O dalim të gjithë, o mbarojmë të gjithë”, njihuni me laborantët heronj që krijuan ‘luftuesin’ e Covid-19, nuk tr

25 March 2020, 18:45 Nga DOSJA
“O dalim të gjithë, o mbarojmë të gjithë”,

TIRANË– Brenda pak orësh në fundjavë, Besar Lalike dhe Elidian Çepele u bënë të njohur përtej rrjetit të miqve të tyre në Facebook. Dy laborantët dentarë arritën të dielën të prodhonin përmes një printeri 3D një pajisje përshtatëse, e cila mundëson dyfishimin e kapacitetit të ventilatorëve të paktë të vendit në luftën kundër koronavirusit të ri, COVID-19. Besar Lalike i tha BIRN se i ishin futur punës pasi kishin parë printimet e kolegëve të tyre në Itali dhe kishin kuptuar se printerat që zotëronin në laboratorin e tyre “Dentur Design Center’ mund ta kryenin procesin –që kërkon saktësi të jashtëzakonshme dhe matet me nano-milimetra.

“Ne nuk donim që të përmendeshim fare për këtë punë,” tha në një bisedë telefonike Lalike. “Nuk ishte qëllimi ynë që të bëheshim të famshëm”. Barra e jehonës mbi përpjekjen e suksesshme të dy laborantëve dentarë bie mbi mjekun stomatolog, Gjergji Dilo. Në një status në Facebook, Dilo kërkoi ndihmë për t’u siguruar atyre rezinë – lëndë e parë për printerat 3D që prodhojnë implante dhëmbësh dhe protezash dhe që tani, falë përpjekjes së Lalikes dhe Çepeles, mund të shpëtojnë edhe jetë.

“Uroj që të mos jetë kurrë nevoja të përdoren, por nëse do na duhen, kjo pjesë do të shpëtojë jetë,” tha Dilo për BIRN. Ai ndërmjetësoi me Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për testimin e pajisjes. Gatishmëria e dy laborantëve për të vënë biznesin në dispozicion të mjekëve që po luftojnë me Covid-19 është duartrokitur si “prekëse dhe frymëzuese” nga një rreth i gjerë njerëzish. Doktor Arben Gjata, rektor i Universitetit të Mjekësisë vlerëson përpjekjen e dy laborantëve, ndërsa shpreson gjithashtu që emergjenca në Shqipëri të mos jetë asnjëherë e tillë sa të nevojiten më shumë ventilatorë.

“Ajo që është e rëndësishme, është që ka qytetarë që me paratë e tyre ofrohen vullnetarisht për të ndihmuar në këtë situatë,” tha Gjata. “Pjesës tjetër i kërkohet vetëm që të qëndrojë në shtëpi”, shtoi doktori, duke i mëshuar mesazhit për distancim social.

Nevoja për ventilatorë

Prej momentit që mjekët italianë u shfaqën të dëshpëruar në video për shkak të mungesës së paisjeve të ventilimit (mjete të frymëmarrjes së drejtuar) dhe që u duhej të zgjidhnin mes pacientëve me COVID-19, qindra njerëz në të gjithë botën u vunë të kërkonin zgjidhje të shpejta. Propozimet po eksperimentohen në të gjithë botën, përfshi Nju Jorkun, i cili sipas guvernatorit AndreW Cuomo është në pritje të një vale prej dhjetra mijëra të sëmurësh. Përshtatja e ventilatorëve për t’u përdorur për më shumë se një pacient dhe përdorimi i maskave të notarëve konsiderohen zgjidhje alternative në kohë lufte.

Industria e makinave në mjaft shtete është duke u përshtatur për të filluar prodhimin e ventilatorëve, por kjo pritet të marrë kohë. Ndërsa mijëra pacientë në të gjithë botën pritet të kenë nevojë për frymëmarrje të drejtuar, Lalike dhe Çepele nuk ndenjën duarkryq në Shqipëri. Dy laborantët zotërojnë laboratorë për prodhime në fushën e stomatologjisë në Kavajë, Vlorë dhe Tiranë, por i transferuan të hënën të gjitha pajisjet në Tiranë për të punuar me orë të zgjatura dhe për të qenë sa më afër QSUT-së.

Lalike i tha BIRN se u ishte kërkuar që të prodhonin 300 pjesë për të dyfishuar kapacitetin e ventilatorëve ekzistues. Doktori Gjata i tha BIRN se Shqipëria kishte për momentin në dispozicion një numër ventilatorësh që vërtitet në 150-200 copë dhe bashkë me porositë e reja, mendohet se mund të mbulojnë emergjencën e pacientëve të infektuar me COVID-19. Të mërkurën, Shqipëria numëroi 146 persona të infektuar, 72 prej të cilëve ndodhen në Spitalin Infektiv në Tiranë dhe 3 prej tyre me frymëmarrje të drejtuar.

Doktor Gjata e konsideroi megjithatë mjaft të mirë pasjen në dispozicion të një mundësie që dyfishonte apo katërfishonte kapacitetet e ventilimit. I rëndësishëm për të është gjithashtu mesazhi se Shqipëria kishte qytetarë që shqetësoheshin dhe ishin të gatshëm të ndihmonin”.

“Kjo është për ata që kanë shumë më shumë mundësi financiare dhe që nuk janë bërë të gjallë,” tha Gjata. Mjeku anestezist Krenar Lila, i cili realizoi provën me pjesën e prodhurar në laboratorin “Dentur Design Center” tha se prova me intubim artificial ishte kaluar me sukses. Lila dhe Gjata bënë me dije se pjesa do të përdorej vetëm nëse vendi do të ishte në një situatë të ngjashme me Italinë, kur numri i të sëmurëve të tejkalonte mundësitë e vendit për ventilatorë. Lalike i tha BIRN se bashkë me ortakun e tij janë angazhuar të printojnë pjesët e kërkuara, ndërsa shton se në këtë proces kishte pasur ndihmë të ofruar edhe nga kolegët në Kosovë.

“Kjo do na marri rreth 10 ditë,” tha ai, duke shtuar se nuk kishte ende emergjencë. Asnjë prej laborantëve nuk pranoi të tregonte se sa do t’u kushtonte prodhimi i 300 pajisjeve për ventilatorët. “Nuk është e rëndësishme,” u përgjigj Lalike për BIRN.

“Diçka e jashtëzakonshme” 

Të befasuar prej famës së shpejtë, Besar Lalike dhe Elidian Çepele këmbëngulën në një bisedë për BIRN se donin të mbanin një profil të ulët. Lalike, i cili pranoi të fliste vetëm pas një sërë telefonatash dhe kërkesash, tha se as ai dhe as ortaku i tij nuk do donin të ishin në qendër të vëmendjes. “Nuk është qëllimi ynë të dalim në media. Ne e pamë këtë si zgjidhje në Itali dhe me ndihmën e personave të tjerë, që unë dua të përmenden, vendosëm ta bëjmë edhe në Shqipëri,” tha Lalike. Stomatologu Gjergji Dilo tha se ai vetë nuk kishte bërë asgjë, përveçse kishte mundësuar kontaktet mes dy laborantëve –që i njihte dhe bashkëpunonte prej vitesh dhe QSUT-së. “Çunat e shkretë po habiten që me paisje të stomatologjisë mund të shpëtojnë jetë,” tha ai. Dilo nuk i kurseu fjalët e mira për dy laborantët ndërsa e konsideroi përpjekjen e tyre në një situatë ekstreme mjaft të vlefshme.

“Ata po bëjnë diçka të jashtëzakonshme,” shtoi ai. Ndërsa provat me pjesën për rritjen e kapacitetit të ventilatorëve rezultuan me sukses, Lalike dhe Çepele po eksperimentojnë ndër të tjera në improvizimin e një maske snorking [maska përdoret në not e zhytje në cektësi] për ta përshtatur për ventilim, pa qenë i nevojshëm intubimi. Doktor Alfred Aga i tha BIRN se paisja ishte eksperimentuar me sukses në Breshia dhe se po përdorej për pacientë që kishin nevojë për oksigjen, pa qenë nevoja që të intuboheshin.

“Kjo është akoma më e mirë, pasi ul edhe rrezikun e infektimit,” tha Aga. Aga tha se numri i respiratorëve në Shqipëri ishte i vogël dhe se në rast emergjence, çdo formë do duhej të provohej edhe me mjete të tjera. “Në situatë emergjente dhe në mungesë të respiratorëve apo aparaturave të tjera për ventilim të pacientëve, teknologjia iu vjen në ndihmë mjekëve. Ideja e parë, ajo e respiratorëve në paralel është e provuar dhe e publikuar në artikuj shkencorë”, shtoi ai. Prova e bërë me maskën snorking paraditen e së mërkurës rezultoi pjesërisht e sukseshme.

“Do bëjmë disa modifikime dhe do e përsërisim sërish nesër,” tha Aga në një bisedë me BIRN.

Shembuj të ngjashëm për t’u ardhur në ndihmë mjekëve në ditë të vështira ka edhe në drejtime të tjera. Geri Çuçi, një sipërmarrës fason i dhuroi Ministrisë së Shëndetësisë 47 kostume të posaçme për mjekët. Çuçi i tha BIRN se i ishte gjendur copë e përshtatshme për të prodhuar veshje që mund të dezinfektohen dhe lahen dhe kishte vendosur t’i bënte kostume për mjekët. “Ndjehem me faj që nuk kisha më shumë,” tha ai, duke shtuar se për shkak të problemeve në Itali, nuk kishte mundur të siguronte më shumë copë. Ai shpjegoi se materiali ishte pjesërisht plastik dhe se i ishte thënë nga mjekët që e provuan që ishte i vlefshëm edhe në këtë rast. Sipërmarrësi bëri thirrje që vendi të mobilizohej dhe që të gjithë të ndihmonin me aq sa kishin mundësi. “Nga kjo [epidemia] duhet të dalim të gjithë bashkë, po s’dolëm të gjithë bashkë prej kësaj, marrim fund të gjithë. O dalim të gjithë, o mbarojmë të gjithë,” përfundoi ai.

Marrë nga Reporter.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besar lalike elidian cepele geri cuci ventilatorë për koronavirusin besar lalike elidian cepele geri cuci ventilatorë për koronavirusin


Sondazh

Aktualitet 25 March 2020, 18:31

TIRANË– Epidemiologu Taulant Muka, i cili ka qenë edhe zv.ministër në ministrinë e Arsimit është shprehur se nëse njerëzit nuk respektojnë masat e vendosur...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin