"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
“O Sjenicë, o Srebrenica e re”, Vuçiç: Policin serb do ta ndëshkojmë
12 January 2022, 17:36Nga DOSJA
SERBI – Presidenti i vendit Aleksandër Vuçiç premtoi në një takim në qytetin e Sijenicës se polici serb i qytetit që këndoi këngë himnizuese të Genocidit të Srebrenicës do të ndëshkohët. Në Sijenicë, qytet me shumicë boshnjakësh, Vuçiç u shpreh se për ata persona që duan ta kthejnë Sijenicën në një rast të dytë genocidi, ajo çfarë ka ndodhur në Srebrenicë nuk do të përsëritet.
“Për njerëzit që kënduan se Sijenica do të jetë Srebrenica e re, jo vetëm që do të ndëshkohen por dhe do t’i transferojmë”, bëri me dije presidenti Vuçiç.
Lidhur ngjarjen e shëmtuar në tavernë në Sjenicë gjatë Vitit të Ri, Vuçiç shtoi se ai e mirë se çfarë bëjnë serbët kur mblidhen në taverna dhe se çfarë bëjnë boshjakët kur ulen në këto vende.
“Unë e di mirë se çfarë po ndodh kur ne serbët jemi vetëm në një tavernë, dhe e di se si është kur myslimanët, boshnjakët, janë vetëm në një tavernë”, tha ndër të tjera Vuçiç.
Në konferencë kishte dhe familjarë të viktimave boshnjake të masakrës së vitit 1992 në fshatin Mioica, ku 16 meshkuj u ekzekutuan nga njësia paramilitare serbe “Hakmarrësit”.
Gjatë festës së ndërrimit të viteve, disa punonjës të Ministrisë së Brendshme të Serbisë po darkonin duke kënduar këngë raciste ndaj komunitetit boshnjak. “O Pazar, o Vukovari i ri, o Sjenica, o Srebrenica e re”, në një tavernë në Sjenicë.
Vukovari është një qytet në Kroaci, i cili mbahet mend për rezistencën 87 ditore në vitin 1991 ndaj Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë. Në atë betejë u vranë rreth 1900 forca të armatosura ( afro 1000 serbë dhe 900 kroatë). 1131 civilë humbën jetën nga luftimet ashpra në Vukovar.
Srebrenica është një qytet në Bosnje-Hercegovinë, i cili njihet për genocidin e tmerrshëm të korrikut 1995 kur rreth 8 mijë burra, djem dhe të moshuar myslimanë u ekzekutuan barbarisht nga forcat e armatosura të Republikës Srpska, që mbështeteshin nga Jugosllavia. Genocidi i Srebrenicës konsiderohet spastrimi etnik më i rëndë që në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore.
HAGË – Në Dhomat e Specializuara të Hagës është zhvilluar gjatë ditës së sotme seanca ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së U&Cc...
ZVICËR – Zvicra do të përgjysmojë kohën e karantinës në pesë ditë për të ndihmuar në përballimin e një valë infeksionesh koronavirus që kërcënojnë të...
TURQI – Mes shtimit të tensioneve nga mundësia e një pushtimi rus të Ukrainës, analistët thonë se Turqia ka një rol kryesor si zbatuese e një konvente ndë...
KOSOVË- Ministri i Financave dhe Transfereve në Kosovë, Hekuran Murati, ka thënë të mërkurën në një konferencë për media se në Kosovë nuk do të ketë më pen...
BRUKSEL – Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë hapa konkretë në përgjigje ndaj grumbullimit të trupave nga Rusia në kufi me Ukrainën, tha të mërkurën shef...
MBRETËRI E BASHKUAR – Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka kërkuar falje pasi pranoi se mori pjesë në një festë me pije në kopshtin...