LIVE UPDATES
Bota

OKB: Nëse duan që të shmangin ngrohjen globale, bota nuk duhet të përdor më qymyrin

6 April 2022, 07:32 Nga DOSJA
OKB: Nëse duan që të shmangin ngrohjen globale, bota nuk duhet

“Prodhimi i energjisë duke hequr shumë shpejt nga përdorimi qymyrin është një çështje e padiskutueshme, nëse duam të shmangim ngrohjen katastrofale globale,”-kështu thotë raporti i fundit i OKB për klimën.

Në pjesën e fundit të vlerësimit të gjashtë të Panelit Ndërqeveritar për ndryshimin e klimës (IPCC) mbi gjendjen e ngrohjes globale me temë zbutjen e ndryshimit të klimës, mesazhi është i qartë: Hapësira për ta mbajtur ngrohjen globale nën 1,5 gradë Celsius, dhe për të kufizuar ndikimin katastrofal mbi klimën, përfshirë përkeqësimin nga zjarret dhe përmbytjet, është zvogëluar shumë. 

Pas raporteve të mëparshme të OKB për shkencën e ndryshimit të klimës, dhe ndikimeve e përshtatjes, raporti i fundit tregon me hollësi rrugët për të zgjidhur problemin. Raporti shënon se kryesorja është përcaktimi më ambicioz i një afati për heqjen dorë nga lëndët djegëse fosile, të cilat janë përgjegjëse për emetimin e dy të tretave të dioksidit të karbonit, që ka shkaktuar ngrohjen e planetit që nga viti 1850; dhe në të njëjtën kohë një rrjet sistemi global energjie mbështetur kryesisht tek dielli dhe era, kostoja e energjive të rigjenerueshme ka rënë që nga viti 2010 mbi 85 përqind.

“Nuk na duhet një shkop magjik për të gjetur zgjidhjen, zgjidhjen e kemi në dorë, lënda djegëse fosile,”-thotë Nikki Reich, drejtor programit për Klimën & Energjinë në Uashington, selinë qendrore të Qendrës Ndërkombëtare për Avokatët e Mjedisit (Center for International Environmental Lawyers).

IPCC tregon rrugët për të arritur “reduktimin e shpejtë dhe të madh të emisioneve të dioksidit të karbonit në të gjithë sektorët,” që do të thotë uljen deri në fund të kësaj dekade me 50 përqind të gazrave që shkaktojnë efektin serë (GHG), krahasuar me nivelin e 2019.

Aktivistët e klimës shpresonin që raporti të refuzonte promovimin e teknologjive për zhvendosjen e dioksidit të karbonit (CDR), për të mos rritur kostot. Sidoqoftë, kapja dhe magazinimi i karbonit (CCS), megjithëse i paprovuar sa duhet, mbetet një opsion i hapur.

Mbrojtja e pyjeve dhe diversiteti, që ulin në mënyrë jetike CO2, eficienca e përmirësuar e ndërtesave dhe elektrifikimi i transportit janë pjesë të rëndësishme të rrugës për lehtësimin e klimës, thuhet në raportin 3000 faqesh.

Rritja e sasisë së parave që jepen për klimën në sektorin publik dhe një tranzicion i drejtë dhe i barabartë në vendet e varfëra, që kanë emëtime të ulta dioksidi karboni për frymë, janë jetike për arritjen e synimeve të zbutjes së ngrohjes globale.

Qeveritë duhet të caktojnë afatet e shkëputjes nga lëndët djegëse fosile 

Asnjë nga vendet nuk ndodhet aktualisht në rrugën e duhur për të arritur synimet e marrëveshjes së Parisit, për ta mbajtur ngrohjen nën 2 grad Celsius, ose ideale do të ishte nën 1,5 gradë Celsius. 

Synimet në Planet aktuale Kombëtare për Klimën (NDC) janë ekuivalente me ngrohjen rreth 3,2 gradë celsius që këtë shekull. Moti ekstrem dhe shkrirje akulli përgjatë Arktikut kanë ndodhur tashmë që kur ngrohja që nga periudha paraindustriale ka qenë 1,2 gradë Celcius. Raporti thotë se ngrohja nuk mund të kufizohet deri në 1,5 gradë celsius nëse emisionet nuk fillojnë të bien pas 2025.

Emisionet globale neto zero CO2, pra sasi emisionesh që nuk shkaktojnë ngrohjen e klimës, duhen arritur të paktën më 2050.

Raporti i fundit i IPCC synon t`u japë qeverive justifikimin për të vendosur synimet e duhura në reduktimin e emisioneve. 32 vjet kanë kaluar që kur IPCC publikoi raportin e parë për klimën dhe që nga ajo kohë emisionet janë rritur 54 përqind, thotë organizmi që merret me klimën.

“Ky raport i IPCC i tërheq edhe një herë vëmendjen politik-bërësve, duke u thënë se trajektorja aktuale globale e emisioneve që shkaktojnë ngrohjen ka dalë nga shinat në mënyrë alarmuese,” thotë Rachel Cleetus, drejtoreshë e politikave dhe ekonomiste drejtuese e Programit për Klimën dhe Energjinë në Union of Concerned Scientists, me seli në Uashington, dhe vëzhguese zyrtare e raportit për zbutjen e klimës. “Mosveprimi i vazhdueshëm nga ana e tyre është përgjegjës direkt për krizën aktuale të klimës dhe ka vënë në rrezik arritjen e synimeve të Marrëveshjes së Parisit,” shton ajo.

“Duhet vendosur shpejt koha e heqjes dorë nga lëndët djegëse fosile,” thotë Linda Schneider, drejtuese e programit për politikat ndërkombëtare të klimës në Fondacionin Heinrich Böll, në Berlin. Energji 100 për qind nga era dhe dielli, kombinuar me rikthimin e diversitetit dhe marrjen e masave “sipas kërkesave” të përfshira në raport, si për shembull dieta vegjetariane që prodhojnë pak dioksid karboni dhe ulje e konsumit në veriun global, duhet të bëhen pjesë e politikave qeveritare për zbutjen e klimës, thotë Schneider.

Emisionet negative dhe frika nga ‘tejkalimi’ 

Disa nga rrugët për zbutjen e ngrohjes së klimës, përfshirë në raport marrin parasysh teknologjitë “e emisioneve negative” si për shembull bioenergjinë, e cila lidh dhe konservon dioksidin e karbonit (BECCS) – gjatë të cilave pemët ushqejnë bimët që prodhojnë energji, emisionet e të cilave do të kapen dikur kur të jetë në dispozicion teknologjia përkatëse.

Kjo praktikë konsiderohet nga IPCC dhe BE si me karbon negativ, sepse pemët që ushqejnë bimët bioenergjetike gjykohen si të qendrueshme, megjithëse një sipërfaqe e madhe pyjesh dhe toke agrikulture do të përdoret për të bërë mbjelljen e pemëve të nevojshme. 

Për më tepër, teknologjitë që lidhin dioksidin e karbonit ndodhen në fazën pilot dhe “nuk janë vërtet zgjidhje reale,” thotë Schneider.

“Strategjisë kryesore të raportit për zbutjen e ngrohjes së klimës, që është fillimi menjëherë i fazës së mospërdorimit të asnjë lënde djegëse fosile, i bie shpesh rëndësia kur bëhen referime për zgjidhje teknologjike, të cilat mbajnë gjallë industrinë e lëndëve djegëse fosile,”-shton ajo.

Varësia nga teknologjitë e paprovuara CDR rrezikojnë “tejkalimin ” e përkohshëm të kufirit të ngrohjes prej 1.5 grad Celcius.

Pasoja do të jetë që temperaturat do të bien sërish sapo të përdoren teknologjitë CDR. Por, mund të jetë tepër vonë nëse është arritur “pika kulminante” e pakthyeshme, shpjegon Schneider, përfshirë shkrirjen e rajoneve me ngrirje përmanente që e ulin masivisht dioksidin e karbonit, duke shkaktuar emisione shtesë që mund të përshpejtonin shumë krizën e klimës. Ekziston shqetësimi se CDR mund të thotë që të shtyhen synimet e reduktimit të menjëhershëm të emisioneve të dioksidit të karbonit.

“Për të shmangur skenare më të këqija dhe ndikime të pamanexhueshme, nuk duhet që premtimi i emisioneve negative dikur në të ardhmen të përdoret për të kërkuar falje për shtyrjen e marrjes së masave për arritjen e eficiencës dhe përdorimin që tani të energjive të rinovueshme,” thotë Taylor Dimsdale, drejtor për çështjet e rrezikut dhe qëndresës në institutin botëror për klimën, E3G.

“Është krejt e pasigurt a do të jemi në gjendje të kthehemi ndonjëherë tek 1,5 gradë Celsiusi,” thotë Schneider lidhur me skenarët e tejkalimit, duke theksuar se “kthime mbrapa dhe rënie të papritura mund të ndodhin edhe para arritjes së 1,5 grad Celsiusit.”

‘Bashkëpërfitimet’ nga zbutja

Për Alexandre Köberle, punonjës shkencor në Institutin Grantham të shkollës së lartë, Imperial College London, dhe autor kryesor i raportit të fundit të IPCC, kostot për zbutjen e ndryshimit të klimës të llogaritura në raport duhet të marrin parasysh “efektet që mund të shmangen nëse luftojmë ndryshimet e klimës.”

Kostot e zbutjes së ndryshimit të klimës vlerësohen sërish me termat e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) në nivel global- një instrument matës për të cilin një nga bashkëkryetarët e grupit III të punës së IPCC, Priyadarshi Shukla pranon se nuk merr parasysh “dobinë ekonomike të uljes së kostove të përshtatjes ose efekteve të shmangura në ndikimin e klimës.”

Megjithatë, GDP “do të ishte vetëm disa përqind më pak në vitin 2050 nëse ne bëjmë atë që duhet për të kufizuar ngrohjen me 2 gradë Celsius,” thotë Shukla. Por Köberle thotë se GDP është “një sistem i tmerrshëm matës” që nuk jep qartësinë e duhur për politikanët që duan të bindin publikun për përfitimet nga tranzicioni në fushën e energjisë.

“Bashkëpërfitimet” nga politika e zbutjes së ndryshimit të klimës si reduktimi i ndotjes së ajrit dhe përmirësim i frymëmarrjes nuk janë marrë parasysh, thekson ai: as pavarësia në fushën e energjetikës dhe varësia në ulje nga furnizuesit e tjerë me energji, sidomos në kohëra si këto kur Europa është duke u munduar të ulë varësinë nga gazi dhe nafta ruse.

IPCC do të finalizojë vlerësimin e gjashtë voluminoz të saj, për herë të parë që nga viti 2014, për ta shpërndarë në muajin shtator në prag të COP27 – kur qeveritë pritet të aktualizojnë planet e tyre kombëtare për klimën, NDC, dhe të angazhohen për një datë më ambicioze për shkëputjen nga lëndët djegëse fosile.

Marrë nga DW.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ngrohja globale ngrohja globale

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin