LIVE UPDATES
Bota

Paditë SLAPP/ Kallëzim për të intimiduar angazhimin publik

2 February 2022, 07:31 Nga DOSJA
Paditë SLAPP/ Kallëzim për të intimiduar angazhimin publik

Aktivistët dhe gazetarët sistematikisht intimidohen përmes padive. BE do t’u shpallë luftë padive SLAPP (“Strategic lawsuit against public participation”, sepse ato kërcënojnë lirinë e mendimit.

SLAPP është shkurtimi i “Strategic lawsuit against public participation”. Në shqip: Padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike: Qëllimi i tyre: Intimidimi dhe frikësimi.

Karl Baer është momentalisht viktima më e njohur e një “padie SLAPP”. “Mëkati” i tij daton që në verën e vitit 2017. Me postera satirikë Bär bashkë me aktivistë të tjerë pati vënë në dukje nivelin e lartë të pesticideve të spërkatura në plantazhet e mollëve në Tirolin e Jugut. Këshilli i provincës së Tirolit të Jugut dhe më shumë se 1370 fermerë nga Tiroli i Jugut nuk e panë këtë gjë të udhës dhe e paditën Bär-in për “shpifje”. Ndërkohë shumë vreshtarë të mollëve e kanë tërhequr padinë. Por për shkak të një të ashtuquaturi “cënim i markës tregtare”, procesi mund të zvarritet ende me vite.

Për Institutin Mjedisor të Mynihut dhe ish-punonjësin e tij Karl Baer, që sot është deputet i partisë Të Gjelbrit në parlamentin gjerman, kjo është një çështje e shtrenjtë dhe acaruese. Instituti i Mjedisit, sipas të dhënave të veta, është në gjendje të dëshmojë çdo përdorim të pesticideve. Prandaj për Karl Baer është e qartë se bëhet fjalë për #slapp.

Gjithnjë e më shumë njerëz, që denoncojnë kushtet e këqija ekologjike dhe sociale, përfundojnë në Evropë para gjyqit. Gazetarët dhe aktivistët duhet të thyhen me procese të gjata, edhe atëherë kur paditësit nuk kanë shanse të kenë sukses. Por ndërkohë rezistenca po zgjohet. Më shumë se 166 mijë nënshkrime u dorëzuan të martën në Bruksel nga “Coalition against SLAPPs in Europe”.

“Që prokuria ngre me të vërtetë padi dhe që për dy vjet kryhen hetime, është në fakt një farë shpërdorimi i drejtësisë: Sepse një histori fare e qartë politike është dërguar këtu në nivelin e gjyqësorit dhe tani në sallën e gjyqit negociohet diçka, që në fakt i përket opinionit publik dhe parlamentit”, thotë i revoltuar Baer.

Këtë vlerësim bën edhe studimi, që u porosit nga BE, për të përgatitur një ligj evropian anti-SLAPP. Në të thuhet: “Karakteristika kryesore e padive SLAPP është tendenca e tyre për ta zhvendosur debatin nga sfera politike në atë juridike. E thënë troç: në vend që të mundohesh në një debat me kundërshtarin politik, bën presione financiare me kërkesa për dëmshpërblime, që ndonjëherë janë absurde.

Davidi kundër Goliatit

Edhe pa pretendimet për dëmshpërblime procesi i kushton Baer-it dhe Institutit të Mjedisit shumë para dhe kohë. Për projekte të tjera nuk mbetet hapësirë. Për të mos përmendur stresin psikologjik. Ka persona të tjerë, kundër të cilëve ngrihen padi intimiduese, të cilët gjenden në situatë shumë më të keqe se ai, thotë Baer. „Të tjerë, që bëjnë punë vullnetare në mbrojtje të mjedisit apo zbulimit të rasteve të korrupsionit, si blogerë dhe blogere, janë shpesh në një situatë shumë më të keqe për sa i përket të ardhurave. Dhe janë vërtet psiqikisht dhe financiarisht të mbaruar në një rast si ky”.

Paditë SLAPP mund të të shkatërrojnë ekzistencën

Shoqata nga Hamburgu “Rettet den Regenwald” (Shpëtoni pyllin tropikal) e di mjaft mirë se çfarë do të thotë padi. Ajo është e preokupuar, se mund t´i shkatërrohen dekada pune vullnetare. Në vitin 2016 së bashku me dhjetë organizata të tjera ambientaliste ata i kërkuan në një letër firmës Siemens dhe prodhuesit të turbinave të erës Nordex, që ta rishqyrtojnë bashkëpunimin me kompaninë indoneziane Korindo Group. Ata e fajësojnë kompaninë për shkatërrimin e pyjeve tropikale në provincën Papua të Indonezisë. Kompania mohon të ketë shkatërruar sistematikiisht pyjet tropikale dhe t`u ketë vënë zjarrin ilegalisht.

Tre vjet pas letrës dhe pak para afatit të parashkrimit Korindo reagon duke ngritur padi. E pyetur nga DW për procedurat në vazhdim, studio ligjore që përfaqëson Korindo përgjigjet, “se i takon gjykatës dhe jo palëve të vendosin për motivin e padisë”.

Bettina Behrend, kryetarja e shoqatës „Rettet den Regenwald” dyshon se procesi gjyqësor bëhet jo vetëm për t`u mbyllur gojën atyre, por në rradhë të parë partnerëve të tyre indonezianë. Që t’u “demonstrojnë atyre, se “krahu ynë arrin larg. Ne mund t’i hedhim në gjyq partnerët tuaj në Gjermani, këtu nga Indonezia! Sa të fuqishëm jemi ne mbi ju, kërmijtë e vegjël!”

Tipike për shumë padi SLAPP është se gjykata ndodhet shumë larg nga vendi i ngjarjes. Fakt është, se një gjykatë gjermane në Hamburg duhet të gjykojë, nëse pyjet tropikale diku në provincën indoneziane të Papua-s janë prerë për të krijuar plantacioneve për vaj palme. Shoqata mendon se këtu bëhet fjalë jo për një padi legjitime për shpifje, por më shumë për frikësim e kanosje.

Marrja e provave gjyqësore nga jashtë shpesh nuk mund të përballohet financiarisht nga OJQ-të e vogla, gazetarët dhe blogerët. “Kjo është sigurisht shumë e vështirë, sidomos kur bëhet fjalë për gjetjen e dëshmitarëve në vend”, thotë Roger Mann, avokati nga Hamburgu i shoqatës “Rettet den Regenwald”. Sepse frika shumë e madhe tek ata që mund të paraqiteshin si dëshmitarë në vend. Prandaj, avokati Mann është i kënaqur, që nga nënshkruesit e tjerë të letrës së hapur vjen mbështetje. “Nëse ‘Rettet den Regenwald’ nuk do të mbështetej nga OJQ të mëdha ndërkombëtare si Greenpeace me raporte ekspertësh, fotografi ajrore dhe madje edhe me imazhe satelitore, atëherë ky proces sigurisht që do të ishte i pashpresë që në fillim.”

Heshtje në vend që të zbulohen shkeljet

Në fokus të padive SLAPP ndodhen vazhdimisht gazetarët. Një shembull i spikatur: Gazetarja malteze Daphne Caruana Galizia, e cila u vra nga një bombë në makinë në vitin 2017. Gazetarja investigative kishte hulumtuar në lidhje me anëtarë të korruptuar të qeverisë. Sipas Reporterëve pa Kufij, mbi dyzet padi SLAPP prisnin për t`u dorëzuar kundër Galizia-s në kohën, kur ajo u vra.

Një ligj anti SLAPP për BE

Komisioni i BE-së dhe qeveria gjermane duan t’i japin fund padive SLAPP. Vende të tjera si SHBA, kanë prej kohësh ligje anti SLAPP. Edhe Věra Jourová, nënkryetare e Komisionit të BE, pranon për DW se paditë SLAPP janë “një problem serioz me një tendencë në rritje”. Ajo është e sigurte se „numri i rasteve, veçanërisht i atyre ndërkufitare, po rritet”. Prandaj Komisioni i BE dëshiron të startojë iniciativën e tij anti-SLAPP më 23 mars. E pyetur nga DW se sa rezistencë pret në vendet anëtare të BE-së, Jourová përgjigjet me maturi: “Relativisht shumë, për të qenë e sinqertë”.

Eksperti i medias dhe avokati Roger Mann nuk e ka zili detyrën e Komisionit të BE. Nga njëra anë nevojitet urgjentisht një ligj kundër SLAPP për të shmangur procedurat abuzive dhe për të mbrojtur lirinë e mendimit. Në të njëjtën kohë edhe për atë është e rëndësishme “që kompanitë të kenë si dhe më parë mundësi të ndërmarrin veprime kundër raportimit të pasaktë mbi një kompani”. Thelbi i çështjes është, se kur kemi të bëjmë me një padi të ligjshme për shpifje, dhe kur me një padi për intimidim dhe kanosje? Ndoshta për të arritur një përkufizim të saktë do të debatohet edhe disa vite të tjera./DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota angazhimi në ballkan padi slapp angazhimi në ballkan padi slapp

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin