"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Paketa e Rezistencës Sociale! Rama: Rrisim pagën minimale! Protestat? Dalin me makina X5
13 March 2022, 08:55Nga DOSJA
TIRANË– Protestat e zhvilluara nga qytetarët shqiptarë kundrejt rritjes së çmimit të ushqimeve të shportës dhe karburanteve për kryeministrin Edi Rama janë të turpshme. Gjatë takimit me punonjësit e pastiçerisë në Tiranë, kreu i qeverisë përsëriti edhe një herë pikat e paketës së rezistencës sociale që u prezantuan ditën e djeshme nga ai.
Rama tha se do të ketë zerimi të taksës mbi pagat deri 40 mijë lekë të rinj dhe përgjysmimi i saj mbi pagat deri 50 mijë lekë të rinj, të cilat sipas tij hyjnë në fuqi në prill. Po ashtu bën të ditur se 20 miliardë lekë të rinj ose 200 milionë USD do te akordohen për të mbajtur të palëvizur çmimin e energjisë elektrike në faturat e familjarëve dhe bizneseve të vogla.
Çfarë përmban paketa? PLANI ME 7 PIKA.
1.13.6 mld dollarë për të indeksuar pensionet, përfitojnë 637. 542 pensionistë
2. 434 mijë përfitues, ne do të kompensojmë me lek në dorë rritjen e çmimeve të shportës që është 7%, qeveria do japë 30 mijë lekë të vjetra për 3 muaj rresht si kompensim për rritjen e çmime të shportës. Përfitojnë pensionistët e invaliditetit, që jetojnë vetëm, personat e aftësi të kufizuar të verbër, tetraplegjik dhe paraplegjik dhe familjet e skemës së ndihmës ekonomike.
3. Mbështetja për fermerët: 1.4 mld lekë, ose 14 mln dollarë me një shtesë plus 5 mln dollarë që do derdhet menjëherë
4. Shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur 500 mln lekë për të paguar diferencën e çmimit të biletës që asnjë udhëtar mos të preket nga rritja e çmimit të biletës.
5. Dy muaj përpara, ligji për zerimin e taksës mbi pagën deri në 400 mijë lekë, përgjysmimi taksës për pagat deri në 500 mijë lekë
6. Në prill paga minimale 320 mijë lekë të vjetra
7. 20 mld lekë të tjera, financimin e mburojës së çmimit të energjisë që të vazhdojë familjet dhe bizneset e vogla të paguajnë energjinë elektrike sikur s’ka ndodh asgjë.
TIRANË– Protestat në Tiranë dhe në të gjithë vendin vetëm sa janë shtuar gjatë viteve të fundit. Për shumë arsye!Shpeshherë kryengritje të partive po...
TIRANË– Pedagogu Ervin Goci sygjeroi të gjithë protestuesit që të vijnë në tubim me një faturë në dorë. Përballë kryeministrisë, gjatë protestës kund...
TIRANË– Nënë Liza ishte sërish në protestën e sotme. E moshuara, banesa e së cilës është shembur nga projekti i Unazës së Madhe, deklaroi se lufta që...
TIRANË– Një grua e moshuar, e cila ishte prezente në protestën e sotme në Tiranë, deklaroi se kishte ardhur për të bërë një vepër bamirësie. Përballë...
TIRANË– Avokati i qytetarëve që u arrestuan pasi protestuan dha lajmin e mirë për të gjithë protestuesit. Ai mori fjalën për të thënë se janë lënë të...
TIRANË– Një prej personave që iu është bashkuar protestës në Tiranë ishte dhe Flamur Balaj, me aftësi të kufizuara. Ai tha para të gjithve se ka ardh...