LIVE UPDATES
Aktualitet

Pakicat rome dhe egjiptiane në terr informativ për koronavirusin: S’vjen askush tek ne, kemi dëgjuar vetëm për larje

10 March 2020, 17:37 Nga DOSJA
Pakicat rome dhe egjiptiane në terr informativ për koronavirusin:

TIRANË– Shumë pak metra më poshtë “Pallatit me Shigjeta” një zonë shumë e njohur e Tiranës, jetojnë një pjesë e komunitetit romë dhe egjiptian. Shumica e tyre kanë edhe punën në këtë zonë. Kur hyn në tregun e rrobave të përdorura që ata shesin , duket qartë mënyra e jetesës, mes rrugës së prishur, mbetjeve ushqimore dhe kafshëve që luajnë nën këmbët e fëmijëve.

Më tutje duket një grua e cila është ulur mes dengut të rrobave dhe thërret për të reklamuar mallin e saj. E pyes nëse është marrë ndonjë masë për ta, në këtë gjendje të virusit të ri COVID-19 dhe ajo më shprehet e habitur duke më thënë “ça masa ka për të marrë këtu tek ne, Shqipëria kështu ka qenë me vite”.

Me tej një grua me emrin Lilijana është e frikësuar dhe sa dëgjon bisedën pyet me furi.
“Ca është ky virusi që kemi dëgjuar nëpër lajme, të rrimë larg me njëri tjetrin a ca të bëjmë. Unë jam e frikësuar se atë burrin e parë që u infektua e kisha përballë pallatit ku jetoj unë. Se ca do bëhet?,” tha zonja e cila nuk ishte më shumë se 30 vjeç dhe nuk kishte shumë informacion për koronavirusin, i cili ka pak ditë që ka mbërritur në vendin tonë.

Dukej që informacioni i qytetarëve romë, të cilët flisnim me njëri- tjetrin në gjuhën e tyre, ishte shumë i pakët dhe disa prej tyre ishin shumë të shqetësuar. “Deri më tani nuk na ka ardhur njeri dhe nuk na ka thëne asgjë, se dimë se ca do bëjmë, vetëm ca dëgjuam në televizor për larjen e duarve e këto,” tregon një zonjë tjetër që po ushqehej mbi dengun me rroba.

Jeta për këta qytetarë vazhdonte normalisht , pavarësisht shqetësimit të tyre. Ata vazhdonin tëshisnin, fëmijët e tyre vazhdonin të luanin duke kontrolluar koshat e mbeturinave fillimisht, por tregu dukej i qetë në krahasim me ditët e zakonshme. Disa prej tyre thanë se nuk kishin pasur shitje këto dy ditë, pasi shumë pak njerëz i kishin vizituar. Jetesa e këtyre qytetarëve është e varfër dhe në kushte të mjerueshme. Por ka edhe nga ata që janëmoskokëçarës dhe virusi nuk i tremb.

“Unë kam 20 vjet që kam jetuar tek këto ndërtesat këtu edhe vetë edhe fëmijët, asgjë nuk më kanë gjetur. Do rrimë të vrasim mendjen edhe për viruse tani,” tha Brixhilda një zonjë e cila ishte në moshën 50 vjeç.
“Përditë këtu kemi ndenjur, s’kemi ku të shkojmë tjetër ne, por a do blesh ndonjë gjë,” thotë më tej gruaja e cila nuk kishte as informacion për këtë virus të ri dhe mesa duket as frikë.

Pak më tej duket njëçezmë, ku këta banorë mbushin ujë me tenxhere dhe disa fëmijë të vegjël pinin duke mbushur duart fillimisht. Të dhënat e raporteve tregojnë sekushtet e vështira ku jetojnë këta banorë bëjnë që ata të jenë tëprivuar shumë kushte higjienike, ndërsa detergjentet ata i blinin në dyqan, ndërkohë për dezifektantët nuk kishin informacion. Në studimin e PNUD-it (programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim) dhe Bankës Botërore janë regjistruar raste sëmundjesh të ndryshme. Në krahasim me popullsinë shqiptare nëpërgjithësi, romët dhe egjiptianët shfaqin nivel më të lartë ekspozimi ndaj astmës, bronkitit kronik, artritit, ankthit dhe depresionit. Studimi i PNUD-it dhe Bankës Botërore konfirmon se niveli i mbulimit shëndetësor për popullatën rome është më i ulët se për shqiptarët

Shoqata “Aktivizimi Romë dhe Egjiptian” në vendin tonë ka konfirmuar për Gazetën “Si”, se deri më tani nuk ka masa të marra tëndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në vendbanimet ku qëndrojnë këto komunitete në Tiranë.
Familjet rome dhe egjiptiane, përgjithësisht janë tëpërqendruara në periferi të zonave urbane. Në një zonë tjetër ku ështëakomoduar ky komunitet, është edhe zona e Laprakës në Tiranë. Gjithashtu, edhe banorët në këtë zonë nuk kanë informacion se çfarë do të bëhet me vendin e punës së tyre. Ata thonë se do të qëndrojnë aty për të punuar. Në këtë zonë shihet qartë që dengjet e rrobave janë shumë pranë koshave të mbeturinave dhe papastërtiaështë e madhe.

“Po s’kemi ku të shkojmë ne. Kemi frikë po ca do bëjmë do ushqehemi. Ne këtu kemi ndenjur për ditë në fakt, po ca s’po dëgjojmë nga televizori. Mbase bëjnë ndonjë gjë,” thotë Hasbiu një burrë i cili qëndron pranë dengut të rrobave të tij me frikën se nuk di ç’të bëjë për koronavirusin dhe shpresën se dikush do kalojë të blejë ndonjë gjë.

Shoqata i tha Gazetës se ende nuk ka një numër të saktë të personave të komunitetit romë dhe egjiptian në vendin tonë, ndërkohë që bën me dije se anëtarët e shoqatës kanë dalë në terren për të folur me ta rreth rrezikut të koronavirusit, por nuk ka ende njëurdhër tëposaçëm për këto komunitete. Në shifrat e publikuara nga INSTAT në vitin 2011 është treguar se komuniteti rom ështëpërqendruar më së shumti në qytetin e Tiranës, Shkodrës dhe Fierit, por shoqata Aktivizimi Rom dhe Egjiptian, thekson se ky census nuk është i saktë dhe për momentin nuk dihet saktësisht sa banorë të qytetit romë dhe egjiptianë kemi në vendin tonë dhe zonat e sakta ku janë vendosur ata.

Marrë nga Gazeta Si 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin