LIVE UPDATES
Ekonomi

Palestrat, kura e re për depresionin e shqiptarëve? Ja ç’thonë psikiatrit dhe psikologët !

4 October 2020, 17:34 Nga DOSJA
Palestrat, kura e re për depresionin e shqiptarëve? Ja

“Dhe mos harro të dalësh për vrap apo qoftë edhe për ecje nga liqeni!”, u kujdes t’ia përsëriste psikiatrja, ndërsa e përcillte pa ndonjë recetë ku i rekomandonte qoftë edhe një qetësues për ankthin a ndonjë antidepresant. Me të qarat e pakontrolluara, ndërsa i rrëfente shqetësimet që e kishin çuar deri në derën e saj, duke kapërcyer stigmën me të cilën shoqëria vishte Spitalin Psikiatrik ende sot e kësaj dite, ajo ishte e bindur se vuante nga depresioni. Bindje që, mjekja me emër të një krijese interesante të mitologjisë shqiptare, ia rrëzoi. “Ti vuan nga trishtimi dhe dashuron si në shekullin e 17-të”, i tha e në atë moment, e drejtuar për nga dera si për t’iu arratisur atij vendi që e lidhte veç me filmat me peshë të rëndë psikologjike, mjekja me iu duk si krijesë e përtej bote, e mbuluar me një aurë të bardhë. Me siguri ishte efekti i përparëses.

Ecja e aq më tepër vrapi nuk iu duk punë për të. Peshonte diç më shumë se 40 kilogramë ato ditë, marrëdhëniet me ushqimin i kishte si mos më keq dhe luhatjet e humorit ia bënin të papërballueshme edhe punët më të vogla të ditës.

“Merr nga ato kokrrat që të kam thënë. I pinë të gjithë, tek puna ime nuk nisin pa e pirë të paktën një. Madje edhe mjekët vetë. Ty të duhet një gjysmë nga ai “0.25 mg” dhe do të ndihesh mirë”, e këshilloi një mik. Ky ishte takimi i parë me “xanax”-in, që fuqi çudibërëse kishte pak. Duke eksperimentuar, kuptoi se një gjysmë doze ia kontrollonte lotët e i jepte një topitje, ku për pak kohë harronte çdo gjë. I kujtonte vetes çdo ditë se ishte nga ai lloj që ia dilte vetë, pa ndihmën e medikamenteve, por një dorë ndihmë nga jashtë saherë e kapte një krizë e beftë paniku apo i mbahej fryma nga ankthi ia ktheu mendjen se i duhej.

“M’u deshën vite t’i rikthesha këshillës së psikiatres së parë”, rrëfen Ana, një vajzë në të tridhjetat, duke pohuar se stigmën e kapërceu qysh në atë takim dhe nuk ka hezituar të kërkojë mendimin e psikologëve saherë mendonte se shëndeti i saj mendor kishte nevojë. “Ndoshta vitet e kaluara jashtë Shqipërisë ma bënë ta kapërcej këtë mentalitetin prapanik dhe etiketimin e çdo shqetësimi të mendjes me “çmenduri”, vijon ajo ndërsa zbulon se gjeti një terapi për veten në internet.

“Lexoja histori të shumë blogereve të fitness-it, që rrëfenin se e kishin nisur rrugëtimin me ushtrimet fizike dhe palestrën në një pikë kritike për jetën. Dikush kishte vuajtur nga anoreksia a bulimia, një tjetër nga depresioni, një tjetër nga ankthi apo ajo që njihet si OCD-medimet obsesivo-kompulsive. Të gjitha rrëfenin se ia kishin dalë t’i kapërcenin problemet e shëndetit mendor duke iu dedikuar palestrës, jogas, vrapit e kështu me radhë”.

Vetëm atëherë vendosi të shkonte në një palestër. “Isha skeptike dhe përtace”, të them të drejtën pranon ajo duke qeshur “dhe e nisa me idenë e një benefiti fizik. Kisha disbalancë hormonale dhe kisha shtuar në peshë. Por pas disa vitesh m’u kthye në stil jetese”. Fiziku i saj duket shumë i formuar dhe me muskuj të dukshëm, por a ka pasur të njëjtat benefite edhe shëndeti i saj mendor?

“Ndihem shumë herë më mirë. Çdo seancë në palestër më duket si shkarkim i të gjithë toksicitetit dhe stresit të mbledhur gjatë ditës”, vijon ajo që megjithëse thotë se e ka kapërcyer disi stigmën që i lidh njerëzit që vuajnë nga shëndeti mendor, nuk do të donte të tregohej me gisht, nga masa e paqartë që formon shumësia e individëve, që ndoshta shkëputur nga turma mund të ketë të njëjtat apo në mos probleme edhe më thella, që ka frikë t’i adresojë.“Por vijoj të ndjek seanca me psikologë”, rrëfen ajo “vetëm se tani nuk shkoj e bindur se vuaj nga depresioni”, qesh.

Një anketim i Institutit të Shëndetit Publik, i kryer më 2018-n, përllogariste se afro 70 përqind e grave të anketuara dhe 57 përqind e burrave pohuan se kishin kaluar një përvojë depresioni, dy javë para sondazhit.

Por edhe 31 përqind e grave dhe 43 përqind e burrave, nuk përjashtuan se kishin përjetuar depresion para studimit. Por edhe këto të dhëna, për shkak të stigmës, nuk dukeshin ato që tregojnë ralitetin.Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përqindja e popullsisë globale me depresion vlerësohet të jetë 4.4%, raport ky që ndryshon sipas gjinisë dhe moshës.

Sipas një artikulli të botuar në revistën “Monitor”, thuhej se importet e qetësuesve si Loram, Xanax apo Citolex, ishin rritur ndjeshëm në tre vitet e fundit. Po ashtu ishte rritur ndjeshëm edhe konsumimi i tyre pa recetë. Ana thotë se gjatë viteve që jetoi jashtë e pati të vështirë t’i siguronte pa recetë, “por edhe në Shqipëri ka ndryshuar vitet e fundit. Në Farmaci nuk t’i japin pa recetë.”

Megjithatë, me nisjen e ushtrimeve fizike, pohon se i ka eliminuar pothuajse fare qetësuesit. “Por e bëra gradualisht”, pohon, e fokusuar tek fuqia që ka vetë mendja për ndryshim “praktikoj gjithashtu meditimin dhe jogën”, thotë, duke shtuar se i shërben ta nisë ditën me pozitivitet.

Blogerja Kelsey Well ka pranuar se vuant nga depresioni post-partum, duke e kapërcyer me fitness
Por efeket pozitive të ushtrimeve fizike ndaj depresionit nuk i pohon vetëm Ana apo dhjetra blogere fitness-i- shumë prej tyre të shndërruara në personal trainer-, por edhe shkenca.Shumë studime kanë zbuluar se aktiviteti fizik lidhet me një rrezik më të ulët të zhvillimit të depresionit dhe sjell rezultate më të mira për njerëzit që vuajnë nga depresioni.

Një studim, i botuar në JAMA Psychiatry, hedh dritë mbi këtë pyetje. Duke përdorur të dhëna gjenetike nga më shumë se 600 mijë të rritur të regjistruar në studime të shumta gjenomike, studiuesit zbuluan “më shumë prova se kurrë më parë se aktiviteti fizik luan një rol të rëndësishëm dhe të mundshëm shkakësor në uljen e rrezikut për depresion”, thotë Karmel Choi, një studiues klinik në gjenetikën psikiatrike dhe neuro-zhvillimore në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts dhe bashkautor i studimit.

Psikiatri Pasho Maksuti
Për psikiatrin shqiptar, Pasho Maksuti, trajtimi i depresionit dhe çrregullimeve të tjera, duke përfshirë ankthin apo edhe skizofreninë, duhet trajtuar në mënyrë të shumanshme. “Kjo do të thotë që pas diagnostifikimit të saktë duhet bërë plani i trajtimit. Kjo nënkupton që krahas terapisë medikamentoze, të përdoret terapia okupacionale. Terapia fizikale me shtim të aktiviteti fizik, jane shumë të nevojshme krahas terapisë me mjekime dhe psikoterapive”, përfundon psikiatri Maksuti.

Por, ndonëse ushtrimet fizike mund të përmirësojnë trajtimin e depresionit ato nuk janë një kurë për çështjet e shëndetit mendor dhe vetë depresioni mund të jetë një pengesë për të marrë mjaft aktivitet fizik. (Pavarësisht nga gjetjet e studimit JAMA, shumë prova anekdotale sugjerojnë se shumë njerëz me depresion e kanë të vështirë të ushtrojnë, për shkak të efekteve anësore të antidepresivvë e si lodhja dhe shtimi i peshës dhe vështirësia e gjetjes së energjisë për të ushtruar. Por ndërsa ushtrimet nuk janë zgjidhja e përsosur për depresionin, studimet kanë treguar se mund të sjellin ndryshimin. Një vëzhgim i vitit 2018 zbuloi se aktiviteti fizik – posaçërisht trajnimi i rezistencës, si ngritja e peshave – mund të zvogëlojë simptomat e depresionit, ndoshta edhe në mënyrë efektive, ashtu si trajtimet konvencionale si terapia njohëse e sjelljes dhe medikamentet për disa njerëz. Studime të tjera kanë zbuluar se praktikisht çdo lloj stërvitjeje, nga kardio në joga, mund të ulë simptomat e depresionit.

“Fillimisht e nisa me ushtrime të lehta kardio, ndërsa tani nuk mund të bëj pa ngritje peshash”, thotë Ana, e cila në të ardhmen dëshiron të marrë një certifikatë si trajnere personale. “Por më shumë sesa të përgatitja të tjerët për një fizik perfekt, për arsye vanitoze, do të doja të merresha me ata që luftojnë çdo ditë me sëmundje të padukshme si ankthi dhe depresioni”, thotë ajo.

Psikiati dhe psikoterapisti Neli Demi
Edhe psikiatri Neli Demi rendit disa të mira të ushtrimeve fizike në lehtësimin e simptomave të depresionit dhe të ankthit “…duke lëshuar endorfinat dhe disa neurotransmetues të tjerë, që krijojnë një ndjesi mirëqenieje të përgjithshme. Heq përkohësisht nga vëmendja shqetësimet dhe ju shkëput nga cikli negativ i të menduarit që ushqen ankthin apo depresionin”, vijon psikiatri dhe psikoterapisti, Demi.

Po ashtu sipas ti, ushtrimet fizike rritin vetëbesimin, duke vënë disa pikësynime në ushtrimet tuaja dhe duke i arritur ato. “Rekomandohet te fillohet me hapa të ngadaltë e më pas, të mund të shtohet intensiteti i ushtrimeve. Arritja e një forme të mirë fizike dhe pamje trupore më të tonifikuar mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë në veten dhe pamjen tuaj.”, vijon psikiatri, duke shtuar se aktiviteti fizik rrit edhe mundësitë për ndërveprim social, mungesa e të cilit vihet re tek individët që vuajnë nga ankthi apo depresioni. Një përshëndetje apo bisedë e shkurtër me kalimtarë apo ushtrues të tjerë në park mund të ndihmojë në përmirësimin e humorit.

“Përballojeni gjendjen në një mënyrë te shëndetshme. Përdorimi i alkoolit apo drogave për të ”mbytur” dhimbjen psikologjike, apo të priturit se do të kalojë vetë , mund të përkeqësojnë akoma më shume gjendjen. Kërkojini ndihme burimeve tuaja të brendshme, familjes dhe miqve, si dhe profesionistëve!”, përfundon Demi.

Është ende e paqartë se si ushtrimet fizike mund të arrijnë këto efekte, por studiuesit kanë teori. Ushtrimet rigoroze, si ngritja e peshave dhe vrapimi, mund të rrisin qarkullimin e gjakut në tru, duke ndryshuar potencialisht strukturën e tij dhe përbërjen qelizore. Ushtrimet gjithashtu mund të shkaktojnë çlirimin e endorfinave që rrisin humorin. Theks i jogës në punën e frymëmarrjes dhe vëmendjen mund të luajë gjithashtu një rol.

Psikologia Enila Cenko
“Efektet pozitive te aktivitetit fizik në trajtimin e shqetësimeve psikologjike si depresioni apo ankthi janë të njohura dhe të mbështetura nga studime shkencore të shumta. Studimet tregojnë se ushtrimet fizike përmirësojnë gjendjet depresive dhe përjetimin e ankthit, ulin nivelin e stresit, përmirësojnë kujtesën dhe përqendrimin, ndihmojnë me pagjumësinë, rrisin nivelin e energjisë dhe stabilizojnë humorin”, thotë psikologia Enila Cenko, duke shtuar se këto efekte psikologjike janë të shoqëruara dhe me efekte pozitive në funksionimin e trurit, duke relaksuar muskujt dhe ulur tensionin trupor. “Te gjitha këto ndikojnë pozitivisht ne gjendjet emocionale dhe funksionimin mendor.”, përfundon ajo.

Por nuk keni pse të ushtroheni shumë për të parë ndryshime. Ana thotë se sa më në formë fizike është, aq më e fortë ndihet mendërisht. Ajo thotë se edhe gjatë karantinës nuk i ndërpreu ushtrimet fizike megjithëse të gjitha palestrat vunë drynat deri në qershor, kur një urdhër i qeverisë i rihapi, me kushtin e zbatimit të masave anti-covid. “Jam ushtruar gjatë gjithë kohës në shtëpi. E nisja me joga në mëngjes dhe e përfundoja duke ngritur bidonat me ujë, në vend të girave”, qesh ajo, ndërsa shton se tashmë i është kthyer palestrës me ritmin normal, duke e frekuentuar çdo ditë të javës.

Edhe mjeku psikiatër, Eugjen Sotiri thotë se e rekomandon kryerjen e aktiviteteve fizike, krahas metodave të tjera, duke shtuar se ato kanë efekt, por varet gjithnjë se ç’efekt kërkon mjeku dhe pacienti në trajtimin e tij.

“Nuk kisha qenë ndonjëherë tip palestre, madje edhe në shkollë i lija gjithnjë orët e fizkulturës duke gjetur ndonjë justifikim”, thotë duke qeshur Ana, ndërsa ngre çantën e palestrës në shpinë dhe thotë se po bëhet vonë. A nuk ke frikë se mund të të shndërrohet në varësi?, e pyes. “Gjithsesi do të ishte varësi e mirë”, thotë, “pasi nuk jam e interesuar tek suplementet për rritje të masës muskulore dhe çdo ditë zbuloj dhe mahnitem se çfarë është në gjendje të bëjë trupi im”.

Palestrat apo ushtrimet fizike mund të mos jenë kura mrekullibërëse për sëmundje si depresioni apo ankthi, por krahas trajtimit profesional, mund të ishte një alternativë e mirë për të shkarkuar stresin, ndërsa mendja forcohet bashkë me trupin. 

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale depresioni ne shqiperi depresioni ne shqiperi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin