LIVE UPDATES
Aktualitet

Pandemia e COVID-19 koha ideale e shtetit për të ‘rrjepur’ qytetarët, miliona Lekë “vilen” nga xhepat e të pabindur

12 April 2020, 12:14 Nga DOSJA
Pandemia e COVID-19 koha ideale e shtetit për të ‘rrjepur’

Nga Anesti Barjamemaj

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me anë të një njoftimi për mediat në orët e vona të datës 8 mars 2020, konfirmoi se COVID-19 kishte mbërritur në Shqipëri. Një person kishte hyrë nga Pika Kufitare e Muriqanit, kishte kaluar përmes disa qyteteve e më pas ishte konfirmuar si i prekur nga koronavirusi në Tiranë. Një ditë më vonë autoritetet shtetërore nisën marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së virusit që tashmë ka marrë 109 mijë jetë njerëzish.

Qeveria Shqiptare me anë të disa urdhrave të Ministrit të Shëndetësisë, kufizoi daljen nga shtëpia, grumbullimet masive e shumë aktivitete të tjera. Ditët kalonin e COVID-19 nuk po ndalej, por përhapja vijonte me ritme mesatare. Në datën 15 mars, pas shumë reagimeve publike, Kryeministri Edi Rama firmosi së bashku me ministrat Aktin Normativ Nr. 3 “Për marrjen e masave të veçanta adimnistrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Në këtë Akt Normativ që ka fuqinë e ligjit, sanksionohen shumë kufizime për qytetarët si një masë parandaluese për përhapjen e COVID-19, por dhe një sërë ndëshkimesh për të githë qytetarët që nuk zbatojnë rregullat. Dosja.al ka ndjekur këto zhvillime që nga dita e parë dhe sot po ju sjellim një raport të plotë se sa është vlera që shteti u ka marë qytetarëve të pabindur gjatë gjithë kësaj periudhe pandemie.

Policia e Shtetit, çdo ditë me njoftimin e saj periodik, çdo 24 orë ka bërë me dije ndëshkimin e dhjetëra qytetarëve, të cilët nuk kanë zbatuar masat e kanë rrezikuar jetën e tyre e të të tjerëve duke dalë nga banesa pa autorizim dhe pa ndonjë urgjencë. Shteti shqiptar, i cili deri tani ka bërë publik planin A për të ndihmuar biznesin dhe ata që kanë humbur punën, po vijon dhe me planin “vjelje”, ku miliona lekë shkojnë në Buxhetin e Shtetit nga qytetarët e pabindur.

Sipas komunikatave të Policisë shihet se çdo ditë, në arkën e shtetit shkojnë  deri në 10 milionë Lekë të rinj, pasi gjobat janë të konsiderueshme. Gjoba për një biznes që konstatohet hapur shkon në 1 milionë lekë të rinj dhe çdo ditë ka disa të tillë që ndëshkohen. Nga ana tjetër, Policia ndëshkon dhe rreth 200 qytetarë çdo ditë për dalje pa leje nga shtëpia me 10 mijë Lekë të rinj, e të tjerë që kanë ardhur nga zonat e kuqe e thyejnë karantinën, e biznese që nuk ulin qepenin.

Prej 15 marsit deri sot me një mesatare prej 10 milionë Lekësh të rinj, arka e shtetit është mbushur më shumë se ç’mund të jetë imagjinuar, pasi në gati një muaj janë grumbulluar 3 miliardë Lekë. Por nga ana tjetër edhe pse qeveria ka shpallur planin ekonomik “A” për të ndihmuar qytetarët e bizneset, sërish buxheti i shtetit vetëm mbushet e nuk zbrazet siç thotë qeveria. Nëse vijohet me këtë mosbindje nga qytetarët, në fund të luftës shteti mund të dalë me xhepat plot, e të kapitulluarit nga betejat e përditshme do jenë qytetarët, që do i kenë xhepat më të zbrazur.

SHUMAT E GRUMBULLUARA ÇDO DITË NGA STRUKTURAT SHTETRORE NGA QYTETARËT E PABINDUR

DATA 12 PRILL: Janë grumbulluar 8 440 000 Lekë të rinj.

DATA 11 PRILL: Janë grumbulluar 9 380 000 Lekë të rinj.

DATA 10 PRILL: Janë grumbulluar 5 510 000 Lekë të rinj.

DATA 9 PRILL: Janë grumbulluar 8 620 000 Lekë të rinj.

DATA 8 PRILL: Janë grumbulluar 11 300 000 Lekë të rinj.

DATA 7 PRILL: Janë grumbulluar 9 100 000 Lekë të rinj.

DATA 6 PRILL: Janë grumbulluar 4 660 000 Lekë të rinj.

DATA 5 PRILL: Janë grumbulluar 5 560 000 Lekë të rinj.

DATA 4 PRILL: Janë grumbulluar 11 970 000 Lekë të rinj.

DATA 3 PRILL: Janë  grumbulluar  10 220 000 Lekë të rinj.

DATA 2 PRILL: Janë grumbulluar 2 450 000 Lekë të rinj.

DATA 1 PRILL: Janë grumbulluar 10 110 000 Lekë të rinj.

DATA 31 MARS: Janë grumbulluar 8 510 000 Lekë të rinj.

DATA 30 MARS: Janë grumbulluar 9 070 000 Lekë të rinj.

DATA 29 MARS: Janë grumbulluar 13 990 000 Lekë të rinj.

DATA 28 MARS: Janë grumbulluar 24 710 000 Lekë të rinj

DATA 27 MARS: Janë grumbulluar 15 200 00 Lekë të rinj.

DATA 26 MARS: Janë grumbulluar 10 460 000 Lekë të rinj.

DATA 25 MARS: Janë grumbulluar 10 350 000 Lekë të rinj.

DATA 24 MARS: Janë graumbulluar 15 850 000 Lekë të rinj.

DATA 23 MARS: Janë graumbulluar 15 850 000 Lekë të rinj.

DATA 22 MARS: Janë grumbulluar 17 510 000 Lekë të rinj.

DATA 21 MARS: Janë grumbulluar 1 900 000 Lekë.

DATA 20 MARS: Janë grumbulluar 25 600 000 Lekë të rinj.

DATA 19 MARS: Janë grumbulluar 13 700 000 Lekë të rinj.

DATA 18 MARS: Janë grumbulluar 100 000 Lekë të rinj.

DATA 17 MARS: Janë grumbulluar 5 410 000 Lekë të rinj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobat gjate pandemise koronavirusi ne shqiperi leket e grumbulluara nga shteti me gjobat e qytetareve masat kunder covid 19 gjobat gjate pandemise koronavirusi ne shqiperi leket e grumbulluara nga shteti me gjobat e qytetareve masat kunder covid 19

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin