LIVE UPDATES
Politike

Partia Republikane mbledh Këshillin Politik, Mediu: Të përfshihen të gjitha logot e partive përkatëse, nuk i kemi kërkuar

24 February 2021, 09:45 Nga DOSJA
Partia Republikane mbledh Këshillin Politik, Mediu: Të përfshihen

TIRANË– Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka mbledhur ditën e sotme këshillin politik. Gjatë takimit ata kanë diskutuar propozimet që do ti dorëzojnë Partisë Demokratike për mënyrën se si do të veprojë koalicioni i përbashkët.

Mediu është shprehur se është e rëndësishme që të përfshihen të gjitha logot e partive përkatëse, me një emër koalicioni të caktuar dhe po ashtu, edhe peshën e partive politike në të gjitha qarqet dhe rajonet.

Ndër të tjera ai është shprehur se momenti i nënshkrimit të një koalicioni nuk është thjesht një akt i përcjelljes së një dokumenti pranë KQZ-së, por përcakton dhe raportin politik dhe raportin elektoral.

DEKLARATA:

‘Mendoj se: Kualicioni opozitar nuk është thjeshtë një përfshirje e partive politike dhe Partia Demokratike, por është një koalicion, ku qendra e këtij koalicioni është Partia Demokratike por të gjithë elementët e tjerë, partitë politike dhe individët që garojnë apo do të marrin pjesë në fushatë, kanë një rëndësi jashtëzakonisht të madhe, sidomos duke pasur në konsideratë faktin se kemi të bëjmë me një regjim të korruptuar, lidhur me krimin, korrupsionin, me një administratë politikisht tërësisht të kontrolluar dhe një tendëncë të vazhdueshme të Edi Ramës për të manipuluar zgjedhjet. Është shumë e rëndësishme që koalicioni të përfshijë logot e të gjithë partive përkatëse, me një emër koalicioni të caktuar dhe po ashtu, edhe peshën e partive politike në të gjitha qarqet dhe rajonet. Neglizhimi i peshës së partive politike apo strukturave të tyre organizative dhe elektorale, mendoj që është në dëm të garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por edhe të suksesit elektoral, dhe po ashtu mendoj që është jashtëzakonisht e rëndësishme që ky koalicion, jo vetëm koalicioni rreth Partisë Demokratike, por dhe koalicioni me LSI-në, duhet të jetë një koalicion i cili qartësisht të ketë një platformë të qartë pro europiane, pro interesit kombëtar, në shërbim të punësimit, ndërtimit të institucioneve, zhvillimit normal të demokracisë, problemeve që na shoqërojnë sot, sidomos problemi i pandemisë dhe zgjidhjen sa më shpejtë të saj, e cila duhet të jetë si platformë, një platformë që orienton programi, qëllimet tona të përbashkëta.

Momenti i nënshkrimit të një koalicioni nuk është thjesht një akt i përcjelljes së një dokumenti pranë KQZ-së, por përcakton dhe raportin politik dhe raportin elektoral. Nisur mbi këtë ne kemi bërë propozimet tona pranë Partisë Demokratike.

Dua ta ritheksoj; Partia Republikane nuk i ka kërkuar asnjë gjë Partisë Demokratike, por ka kërkuar vlerësimin e peshës elektorale të Partisë Republikane dhe kemi kërkuar që të kontribuojmë me kandidatët apo me strukturat tona, në mënyrë që deputetët, që mendoj janë deputetë të koalicionit dhe jo deputetë të njërës apo tjetërs parti, por të koalicionit opozitar, të gëzojnë mbështetjen në cdo qendër votimi të Partisë Republikane.

Ky koalicion që do të nënshkruhet sot për t`u përcjellë në KQZ për t`i dhënë autoritetin e drejtimit të opozitës partisë kryesore të koalicionit sic e kërkon ligji si element i parë, duhet të përfshijnë elementin e dytë, në mënyrë të plotë, sipas kërkesave të Kodit Zgjedhor edhe në c`lloj principi ndërtohet ky koalicion.

Principi i parë, kriteri i parë është pesha elektorale e partive politike në nivel kombëtar dhe në qarqe, duke ju referuar zgjedhjeve të cilat padyshim tregojnë peshën dhe relevancën e cdo partie, në mënyrën se si ka kandiduar më vete gjatë gjithë këtyre viteve.

E dyta po ashtu mendoj është që duhet të respektojmë ato marrëveshje që kemi pasur më parë dhe partitë e koalicionit kanë pasur një marrëveshje në momentin që kur kanë dalë nga parlamenti.

E treta që është po ashtu shumë e rëndësishme në gjykimin tonë, është në mënyrë të padiskutueshme, që kandidatët në listat shumëemërore të koalicionit, pavarësisht se cilës partie politike i përkasin, sipas marrëveshjes që dorëzohet në KQZ, janë kandidatë të koalicionit. Pra nuk ka kandidatë të njërës parti, kandidatë të një partie tjetër e kështu me radhë, sepse kjo do të krijonte një lloj disintegrimi të fushtës elektorale.

E kam thënë dhe e përsëris që Edi Rama ka deformuar boshtin e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë dhe këtë nuk e ka bërë pa qëllim. Qëllimi i vetëm i Edi Ramës është pushteti dhe përdorimi i pushtetit për interesa korruptive dhe kriminale, por duhet të kuptojmë që këto interesa korruptive dhe kriminale janë futur shumë thellë në nivel qëndror dhe lokal, të administratës qëndrore dhe lokale dhe ndeshja me to nuk është e lehtë. Është një ndeshje e vështirë dhe e vetmja mënyrë për t`u ndeshur dhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe sukses në datën 25 prill, kam bindjen që është organizimi i punës në cdo qendër votimi, me të gjithë përfaqësuesit e partive politike të opozitës, për t`i identifikuar votuesit, për të bërë të mundur që ata të votojnë dhe garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe po ashtu është që kandidatët e opozitës duhet të organizojnë strukturat elektorale jo vetëm me partinë politike që i përkasin, por në një koordinim të të gjitha vlerave njerëzore dhe politike të partive përkatëse të koalicionit”.

Ky takim po zhvillohet në ditën e fundit që është caktuar nga KQZ  nga partitë politike. Partia Socialiste ka dorëzuar listën e saj në KQZ, ndërkohë që nga ana e PD ende nuk është bërë asnjë lëvizje për dorëzimin e listave të koalicioneve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatmir mediu fatmir mediu

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin