"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Pas Anglisë, Spanja: Covid-19 të trajtohet si grip sezonal, do jetojmë me të
23 January 2022, 15:20Nga DOSJA
SPANJË– Spanja kërkon që Covid-19 të trajtohet si një grip sezonal. Pavarësisht kundërshtimeve të OBSH-së e paralajmërimeve, Spanja është vendi i dytë që kërkon të bëjë një gjë të tillë, pas Britanisë së Madhe.
“Spanja dëshiron ta udhëheqë këtë debat sepse është në kohën e duhur dhe të nevojshme për ta bërë këtë. Spanja i kërkoi Qendrës Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) të “studiojë strategji të reja” për luftën ndaj Covid,”- tha ministrja e Shëndetësisë Carolina Darias.
“Vendi po punon me komunitetin shkencor për të kaluar përfundimisht nga “menaxhimi i një pandemie në menaxhimin e një sëmundjeje të cilën shpresojmë se shkenca do ta riklasifikojë si një sëmundje endemike,”- shtoi kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.
Megjithëse Omicron ka shkaktuar një rritje të infeksioneve, ka pasur më pak vdekje dhe norma më të ulëta të pranimeve në spital, me shumë qeveri që kanë lehtësuar kufizimet. Koha e karantinimit është zvogëluar dhe kontrollet kufitare janë liruar. Më herët Britania e Madhe njoftoi se kufizimet po hiqen gradualisht. Sekretari britanik i Shëndetësisë Sajid Javid tha se duhet të mësohemi të jetojmë me koronavirusin, si të ishte një grip sezonal e të përcaktohet një plan afatgjatë.
(f.m/Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KOSOVË– Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 23 janar se në Kosovë është regjistruar një viktimë dhe 2,957 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja...
IRLANDË-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Irlandë ku dy të rinj u futën në postë për të tërhequr pensionin e një të vdekuri. Ngjarja ka ndodhur në qyte...
TIRANË – Ambasada e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale në lidhje me dezinformimin që sipas saj po bë...
HONDURAS – Një skenë e vërtetë filmash ka qenë ajo e regjistruar në Parlamentin e Hondurasit, ku ka pasur një përleshje fizike mes deputetëve. Incidenti në fjal...
BELGJIKË – Hetuesit në Belgjikë kanë nisur hetimet për një episod të rëndë dhune që është regjistruar në zonën e Ostendës, ku dy punonjës policie janë film...
VATIKAN – Papa Francesku ka bërë një apel të fortë ndaj Rusisë dhe Ukrainës që të ulin tensionet mes tyre, ndërsa shtoi se po i shikon më shqetësim të madh atë ...
UKRAINË – Tensionohet ndjeshëm situatë në kufirin Rusi – Ukrainë. Kjo është bërë e ditur nga vetë Ambasada Amerikane në Kiev, e cila me anë të një deklarat...
PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale në lidhje me një lajm të mirë përsa i përket krizës ene...