"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Pas SHBA edhe Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada e saj në Ukrainë
24 January 2022, 10:36Nga DOSJA
BRITANI E MADHE – Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe Britania e Madhe ka filluar të tërheqë stafin nga ambasada e saj në Ukrainë, pas paralajmërimeve për një pushtim të mundshëm rus. Zyrtarët thonë se nuk ka pasur kërcënime specifike për diplomatët britanikë, por rreth gjysma e stafit që punon në Kiev do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky vendim vjen pasi SHBA-ja urdhëroi të afërmit e stafit të ambasadës së saj të largoheshin nga Ukraina, duke thënë se një pushtim rus mund të vijë “në çdo kohë”. Pavarësisht këtyre paralajmërimeve, Rusia ka mohuar të ketë ndonjë plan për veprim ushtarak në Ukrainë.
Departamenti Amerikan i Shtetit kërkoi gjithashtu nga njerëzit që të mos udhëtojnë në Ukrainë dhe Rusi për shkak të tensionit të vazhdueshëm dhe “potencialit për ngacmim ndaj qytetarëve amerikanë”. Bashkimi Evropian nuk do të bëjë të njëjtën gjë për momentin. Shefi i Politikës së Sigurisë së BE-së Josep Borrell tha se ai nuk do të “dramatizojë” tensionet.
ITALI – Sot në mesditë pritet të nisë raundi i parë i votimit për Presidentin e ri të Italisë, ku pas tërheqjes së Silvio Berlusconit, emri më i spikatur për mo...
TIRANË – Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale ku citon Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Bl...
GREQI– Disa organizata humanitare akuzojnë qeverinë greke se është duke nxitur një krizë urie në kampet e refugjatëve, me një zgjedhje “të ndërgjegj...
LONDËR – Gjykata britanike pritet të marrë sot vendimin për ekstradimin ose jo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të themeluesit të Wikileaks, Julian Assan...
BRUKSEL – Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se deri më tani nuk ka asnjë vendim që personeli i BE në Ukrainë të largohet ng...
SHBA – Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar të afërmit e stafit të ambasadës së saj në Ukrainë të largohen mes tensioneve në rritje në rajon. Departamen...
BULLGARI – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, pritet të nisë sot një vizitë zyrtare dyditore në Sofje. Kjo vizitë vjen me ftesë të ...
GJERMANI – Pasojat e pandemisë së koronavirusit në dy vitet e fundit i kanë kushtuar 350 miliardë euro ekonomisë gjermane në rendimentin e saj, konstaton ...
GREQI– Një stuhi e rrallë bore në të cilën vërehet aktiviteti tipik elektrik (rrufeja dhe bubullima) pritet të godasë ditën e sotme Greqinë.‘Prototh...
ARABI SAUDITE – Arkeologët kanë zbuluar një rrjet rrugësh, në të cilët mendohet se shtrihen disa varre të lashta rreth 4500 – vjeçare në Arabinë Saudite....