LIVE UPDATES
Politike

Pasaportat diplomatike/ Rama i heq kompetencat Cakajt, ia beson Agaçit, vendimi prek Bashën, Veliajn…

3 September 2019, 05:46 Nga DOSJA
Pasaportat diplomatike/ Rama i heq kompetencat Cakajt, ia beson Agaçit,

Tiranë– Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 12.06.2019 i ka dhënë sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave kompetencat e ministrit të Jashtëm në lidhje me dhënien e pasaportave diplomatike dhe ato të shërbimit.

VKM-ja i është shpërndarë deputetëve të kuvendit për t’u njohur me të, ndërsa aneksi i tij hedh dritë mbi kompetencën e re të sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. “Funksionarët dhe nëpunësit publikë, me autorizim të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, për shkak të specifikës së funksionit apo detyrës shtetërore që kryejnë”, thuhet në aneksin e VKM, duke dalë mbi ligjin organik të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, i cili këtë atribut ia jep ministrit të Jashtëm.

Por, vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave në lidhje me të drejtën e mbajtjes së pasaportave diplomatike, përjashton nga kjo e drejtë kryetarin e opozitës dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Në vitin 2013, pas ardhjes në pushtet të maxhorancës së majtë, kryetarit të opozitës iu dha statusi protokollar i ministrit, që nënkuptonte trajtimin e tij njëlloj si ministrat, në trajtimin që përfaqësitë tona diplomatike jashtë vendit, duhet të kishin ndaj tij. Vendimi i fundit e pajisë kryetarin e opozitës njëlloj si kryetarin e çdo partie politike me pasaportë shërbimi.

Po ashtu, edhe çdo kryetar bashkie, përfshirë dhe kryetarin e bashkisë më të madhe në vend, Bashkisë së Tiranës, pajiset vetëm me pasaportë shërbimi. Ajo që vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave për dhënien e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit sjell si risi, është përjashtimi nga pasaporta diplomatike i të gjithë ish-ministrave të Jashtëm. Bëhet fjalë për ata që nuk janë më deputetë, sepse deputeti automatikisht pajiset me pasaportë diplomatike.

“Në rastin kur mbajtësi i pasaportës diplomatike apo të shërbimit lë funksionin për të cilin është pajisur me këtë pasaportë, ajo duhet të dorëzohet brenda 45 ditëve kalendarike pranë ministrisë përgjegjëse për punët e jashtme, me përjashtim të rasteve kur me ligj parashikohet ndryshe”, thuhet në pikën 3 të kësaj VKM-je. Emra të njohur në krye të Ministrisë së Jashtme, të cilët nuk janë më deputetë, nuk do të mbajnë më pasaportë diplomatike, ndërsa të gjitha pasaportat aktuale do të jenë në fuqi deri në fund të këtij viti.

“Subjektet që janë pajisur me pasaporta diplomatike apo shërbimi përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse deri në datën 31 dhjetor 2019”, thuhet në pikën 14 të VKM-së.

“Pasaportat diplomatike dhe të shërbimit u lëshohen personave që u lind kjo e drejtë sipas parashikimeve ligjore apo nga ky vendim”, thuhet në pikën 1 të kësaj VKM-je. Vetë VKM-ja, për çdo veprim në lidhje me mbajtjen apo dorëzimin e pasaportave diplomatike apo atyre të shërbimit, u referohet procedurave që zhvillohen në Ministrinë e Jashtme.

Cakaj largoi e transferoi në qershor mbi 50 diplomatë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, pak ditë para miratimit të kësaj VKM-je në qeveri, njoftoi largimin dhe transferimin e 50 diplomatëve shqiptarë. Cakaj u shpreh në një deklaratë për mediat se vendimi ndaj tyre hynë në fuqi menjëherë. “Arsyet për lëvizjen e tyre nuk janë të njëjta, pasi disa prej tyre janë larguar për shkaqe disiplinore, të tjerë për tejkalim të kompetencave dhe të tjerë për shpërfillje të detyrave”, tha ministri. Cakaj njoftoi gjithashtu se 80 për qind e stafit të konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë do të ndryshojnë.

“Lidhur me këtë parim elementar që udhëheq gjithë ndërmarrjen tonë, komunikoj se 80 për qind e konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë nëpër botë, nuk do të jenë më të njëjta. Ato duhet të ndryshohen rrënjësisht, për shkaqe strukturore dhe për nevojën e rritjes së shërbimeve”, tha Cakaj. Ai u shpreh gjithashtu se mbi 50% e pasaportave diplomatike dhe pasaportave të shërbimit do të shpallen të pavlefshme.

“Në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, mbi 50% e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit do të shpallen të pavlefshme dhe do të jenë jashtë funksionit. Këtu kujtoj, për të gjithë ju, se numri i pasaportave diplomatike të Shqipërisë dhe numri i pasaportave të shërbimit të Shqipërisë shkon mbi 2500 dhe kjo është jo vetëm në norma të papranueshme, por në fakt, është një praktikë e pabesueshme. Dhe kjo do të marrë fund që nga java e ardhshme. Së fundmi, mbi 20 konsuj nderi të Shqipërisë nëpër botë, nuk do të jenë më të tillë. Konsujt e nderit nuk duhet të jenë një shoqëri privilegjesh, por një komunitet shërbimi”, u shpreh ai.

PAJISEN ME PASAPORTA BIOMETRIKE DIPLOMATIKE

Presidenti i Republikës
Ish-Presidenti i Republikës
Kryetari i Kuvendit
Ish-kryetari i Kuvendit
Kryeministri
Ish-Kryeministri
Bashkëshortja/i dhe fëmijët deri në moshën 18 vjeç të:
Presidentit
Kryetarit të Kuvendit
Kryeministrit
Bashkëshortja/i e deputetit
Zëvendëskryeministri
Anëtarët e Këshillit të Ministrave
Deputeti
Zëvendësministri
Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës së lartë
Drejtuesi dhe anëtarët e KLGJ
Drejtuesi dhe anëtarët e KLP
Kryetari dhe anëtarët e KED
Inspektori i Lartë i Drejtësisë
Komisionerët publikë
Kryetari dhe anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Kryetari dhe anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Avokati i Popullit
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit
Kryetari i anëtarët e KQZ
Drejtuesi dhe anëtarët e Strukturës së Posaçme kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK
Prokurori i Përgjithshëm
Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Kuvendit,
Kryeministrisë
Drejtori i kabinetit në Presidencë, Kuvend, Kryeministri
dhe ministrinë përgjegjëse për Punët e Jashtme
Këshilltarët në kabinetin e Presidentit, Kuvendit Kryeministrit në rastet kur janë të ngarkuar me çështje diplomatike dhe protokollare, jo më shumë se tre këshilltarë
nga çdo institucion
Këshilltarët e ministrit përgjegjës për punët e Jashtme,
kur janë diplomatë karriere
Kryetari dhe nënkryetari i SHISH
Drejtori i Përgjithshëm i DSIK-së
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë
Personeli diplomatik i shërbimit të Jashtëm dhe
familjarët e tyre
Funksionarët ndërkombëtare, përfaqësues ose anëtarë
të organizatave ndërkombëtare me shtetësi shqiptare,
të emëruar ose të kandiduar nga shteti shqiptar
Avokati i Përgjithshëm i Shtetit
Oficeri i Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësues i Republikës së Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare dhe
familjarët e tyre
Oficer kontakti pranë ministrive homologe të shteteve të
tjera, institucioneve ndërkombëtare si dhe të atashuar
pranë misioneve diplomatike dhe familjarët e tyre
Korrieri diplomatik
Komandanti i Gardës së Republikës
Truproja për sigurimin e Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit
Personat që me ligj të posaçëm gëzojnë të drejtën të
pajisen me pasaportë diplomatike
Funksionarët dhe nëpunësit publikë, me autorizim të
Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, për
shkak të specifikës së funksionit apo detyrës shtetërore
që kryejnë

Marrë nga Panorama 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama engjell agaci gent cakaj pasaportat diplomatike rama i heq kompetencat cakajt edi rama engjell agaci gent cakaj pasaportat diplomatike rama i heq kompetencat cakajt

Sondazh

Politike 2 September 2019, 17:14

TIRANË– Deputetët dhe ministrat kanë mbërritur në Kuvend pasditen e sotme për nisjen e seancës së parë Parlamentare në sesionin e ri. Me makina luksi...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin