LIVE UPDATES
Politike

Pasojat e luftën në turizëm, Kumbaro për VOA: Kemi humbur mbi 130 mijë turistë ukrainas

5 May 2022, 17:08 Nga DOSJA
Pasojat e luftën në turizëm, Kumbaro për VOA: Kemi humbur

TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro thotë se lufta në Ukrainë do të ketë pasoja tek sezoni turistik veror, por shton se shpreson që ardhja e turistëve nga vende të tjera të zbusë efektet e këtyre pasojave. Në një intervistë nga Nju Jorku për Zërin e Amerikës, zonja Kumbaro thotë se strategjia e ngritjes së hoteleve nga investitorë strategjikë, do të fillojë të japë rezultat me kalimin e kohës, pas ngadalësimeve nga tërmeti dhe pandemia e Covid-it. Në bisedën me kolegen Keida Kostreci, Ministrja Kumbaro flet gjithashtu edhe për procesin e menaxhimit të Parkut të Butrintit.

Zëri i Amerikës: Zonja Kumbaro, ju po merrni pjesë në një Konferencë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila ka në qendër “Turizmin e qendrueshem në situaten post-covid dhe në situatën e krizës botërore që ka shkaktuar lufta”. A ka ndonjë vlerësim nga ana juaj se cili do të jetë ndikimi i luftës në Ukrainë, mbi turizmin në Shqipëri?

Mirela Kumbaro: Pa dyshim. Në fakt na ndryshuan shumë shpejt parashikimet e muajit janar, por edhe të pjesës së parë të shkurtit ku përgatiteshim për një numër shumë të lartë turistësh këtë vit. Nëse do t’i referohemi kësaj pjese të tregut të turizmit që na vinte nga Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia, mund të them që vetëm nga Ukraina prisnim rreth 130 mijë turistë. Një pjesë e mirë e të cilëve madje edhe kishin parapaguar. Sigurisht kjo që ndodhi e desekuilibroi totalisht këtë pjesë të tregut, përfshirë të tre vendet dhe nuk mund të parashikojmë më asgjë. E rëndësishme është që kjo luftë, ky konflikt të mbarojë sa më shpejt dhe me sa më pak kosto njerëzore. Ndërsa turizmi do ta rimarri veten. Por nga ana tjetër kemi edhe disa riorientime të flukseve turistike, të cilat duket interesante që kanë të bëjnë me turizmin që vjen nga Italia, nga Franca, që përgjithësisht kanë qenë flukse që shkonin drejt Greqisë, ka një riorientim drejt Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: Shqipëria ka qenë tërheqëse, ndër të tjera, edhe për çmimet relativisht të ulta për turistët perëndimorë. Sa mendoni se do të ndikojë kriza e çmimeve?

Mirela Kumbaro: Në fakt unë nuk dua që të jetë më argumenti i tërheqjes së turizmit, çmimet e ulëta. Prandaj me paketën e investimeve strategjike që ne kemi futur në fuqi në vitet 2018-2019, kemi synuar dhe synojmë turizëm elitar. Është absolutisht e rëndësishme që të kemi këtë lloj turizmi, i cili edhe sjell më shumë të ardhura, edhe gjeneron punësime të një niveli më të lartë.

Zëri i Amerikës: Çfarë do t’i bënte turistët të vinin në Shqipëri dhe jo në Itali dhe Greqi nëqoftëse do të ishte çmimi njëlloj dhe nuk do të kishte ndonjë ndryshim të madh, ndërkohë që Italia dhe Greqia njihen prej kohësh si vende të preferuara turizmi?

Mirela Kumbaro: Shqipëria atraksionin e parë nuk e ka detyrimisht për shkak të standardit, e ka për shkak të faktit që është destinacion i ri. Dhe të gjithë ata që janë turistë, që janë vizitorë dhe që janë gjithmonë në kërkim të destinacioneve të reja, ndërkohë që njohin gjithë pellgun e Adriatikut dhe të Jonit, janë të tërhequr nga ky destinacion i ri, i panjohur më parë.

Zëri i Amerikës: Zonja Kumbaro, shumë prej investitorëve privatë të cilëve u janë vënë në dispozicion pjesë të bregdetit, kanë marrë edhe statusin e investitorit strategjik, që nënkupton angazhimin e shtetit për t’i ofruar të gjithë infrastrukturën. Për të justifikuar statusin e investitorit strategjik parashikohet ndërtimi i një hoteli, që zë një hapësire minimale, ndërsa ato sipërfaqe janë përdorur për fshatra turistikë me vila të veçanta. A është ky një model që duhet mbështetur?

Mirela Kumbaro: Unë besoj që duhet të kemi kombinime të parimit. Ajo çka unë thashë më parë, paketa e investimeve strategjike, që ka të bëjë edhe me përcaktimin e disa parcelave që quhet parcela të destinuara për zhvillim strategjik të turizmit, kryesisht jepen për hotele …

Zëri i Amerikës: Por kur do shikohen këto rezultate konkrete meqenëse deri tani nuk rezulton që kjo lloj strategjie është zbatuar në mënyrë të tillë që të jetë e dukshme?

Mirela Kumbaro: Nëse shikojmë konkretisht në zonën e Vlorës, të Bashkisë Himarë dhe në Sarandë, këto hotele janë në ndërtim e sipër. Ju kujtoj edhe një herë që është një paketë që është miratuar në vitin 2018 dhe ka filluar të funksionojë me gjithë ngadalësinë që ka patur zbatimi i kësaj pakete për shkak të tërmetit në vitin 2019, për shkak të pandemisë në vitin 2020. Viti 2021 është ai vit i cili në fakt ka shqyrtuar dhe ka parë të prezantohen projekte të kësaj natyre. Do të duhet të presim 2-3 vjet për ta parë këtë rezultat fizikisht.

Zëri i Amerikës: Zonja Kumbaro, një nga çështjet më të debatuara në Shqipëri, është ajo e inceneratorëve. Ish ministri i Mjedisit Lefter Koka, është I arrestuar. A ka patur një analizë nga institucioni që ju drejtoni, për mënyrën dhe procedurat se si janë dhënë këto koncesione me kaq shumë dritë hije?

Mirela Kumbaro: Përsa i përket procedurave që ju përmendët, ato tashmë janë objekt i një procesi hetimor në zhvillim e sipër dhe nuk janë më pjesë e procedurave administrative. Gjithë dosjet dhe gjithë dokumentacioni është në duart e prokurorisë, të SPAK-ut që duhet ta lëmë të bëjë punën e vet dhe të respektojmë vendim-marrjet e organeve të drejtësisë.

Zëri i Amerikës: Zonja Kumbaro, ministria juaj është partnere së bashku me ministrinë e Kulturës, në procesin për krijimin e Fondacionit për menaxhimin e Parkut të Butrintit ku si palë është Fondi shiptaro-amerikan i Zhvillimit. Kjo çështje ka ngritur pikëpyetje të shumta. Pse u zgjodh kjo mënyrë e menaxhimit të një prej pasurive më të mëdha të trashëgimisë kombëtare të Shqipërisë?

Mirela Kumbaro: Unë jam shumë krenare që jam pjesë e një ekipi që është Ministria e Kulturës, bashkë me Ministrinë e Mjedisit dhe qeveria shqiptare, që ka miratuar që në vitin 2018 ligjin e ri për trashëgimitë kulturore dhe muzetë dhe parashikon një model që tashmë nuk e shpikim ne, e kemi në Francë, e kemi në Itali, e kemi në Gjermani, e kemi në Angli, e keni edhe ju këtu në Amerikë, që janë fondacionet kulturore. Dhe unë besoj që është në nderin e një Ministrie Kulture të jetë në gjendje, apo të një qeverie, të prodhojë projekte të tilla të cilat tërheqin, përveç financimeve publike që vijnë nga buxheti i shtetit, edhe financime që vijnë nga burime të treta.

Zëri i Amerikës: Në debatet publike për këtë temë, është ngritur dhe shqetësimi se në këtë proces nuk janë përfshirë apo nuk janë konsultuar ekspertë vendas?

Mirela Kumbaro: Ky është një diskutim që ka që në 2017-ën që ka filluar dhe janë bërë kaq shumë debate, kaq shumë dëgjesa, kaq shumë tryeza të rrumbullakëta dhe marrëveshjet jo vetëm janë diskutuar dhe janë konsumuar në publik dhe janë përfshirë kaq shumë aktorë, saqë sinqerisht më duket që të ketë memorje shumë të shkurtër ta thuash një gjë të tillë sot, ose të jesh në krizë për të gjetur arsye për ta sulmuar. Janë arsye që vijnë ose nga keqdashja, ose nga padia. Në të dyja rastet janë të pajustifikuara./VOA/

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike lufta ukraine-rusi mirela kumbaro turizmi ne shqiperi lufta ukraine-rusi mirela kumbaro turizmi ne shqiperi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin