"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Pastori ukrainas trajnon 120 civilë në luftën kundër pushtimit rus
15 April 2022, 08:43Nga DOSJA
UKRAINË- Një pastor ukrainas dhe baba i dy fëmijëve Magdych, po shërben si komandant batalioni vullnetar për 120 ushtarë të moshave nga 18 deri në 70-të.
Sipas CNN, ai ka thënë se shumica e ushtarëve me të cilët ai po punon ishin civilë të thjeshtë para luftës dhe pastaj kaluan disa javë trajnim intensiv.
“Tetëdhjetë për qind e njësive të mia janë njerëz që nuk kanë mbajtur kurrë një armë në dorë në jetën e tyre. Ata janë shoferë të zakonshëm kamionësh, juristë”- tha Magdych.
Ai nuk raportoi asnjë lëndim në batalionin e tij në angazhimin e tyre të fundit pranë Kievit dhe tha se shumë ushtarë u mësuan shpejt pasi luftimet filluan.
“Për ditët e para, ata po përpiqen të debatojnë me mua dhe po përpiqen të tregojnë pse nuk duhet të bëjnë atë që unë u them të bëjnë, si gërmimi i llogoreve,” -tha Magdych.
Magdych gjithashtu vlerësoi familjen e tij për punën që po bëjnë për të tjerët. Sipas pastorit gruaja e tij është në Ukrainën perëndimore duke ndihmuar ukrainasit e zhvendosur brenda vendit me ushqim dhe strehim, dhe gjithashtu po punon me gra dhe fëmijë për të ndihmuar në ofrimin e ndihmës psikologjike.
“Ajo është heroi im. Ajo nuk donte të shkonte në Europë. Ajo vendosi të qëndrojë në Ukrainë dhe të presë fitoren atje”- tha ai.
Forcat ruse janë tërhequr nga pjesët veriore e Ukrainës dhe po përqendrojnë përpjekjet e tyre në lindje dhe jug. Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar për bombardime të tjera në Ukrainën lindore.
MBRETËRIA E BASHKUAR- Princ Harry dhe Meghan zhvilluan bisedime sekrete me Mbretëreshën dhe Princin Charles në Kështjellën Windsor të enjten. Ato ndaluan n...
UKRAINË- Kryetari i Bashkisë Serhiy Gaidai, i rajonit Luhansk iu ka bërë thirrje qytetarëve të gjatë qyteteve të evauohen. Sipas Sky News, ky evakuimi duh...
UKRAINË- Zëvendësministri ukrainas i Ekonomisë Taras Kachka ka thënë se mungesa e ushqimit në Ukrainë po përhapet për shkak të anijeve luftarake ruse që bl...
UKRAINË- Gjatë një fjalimi këtë të premte presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se populli ukrainas duhet të jenë krenarë që kanë mbijetuar 50 d...
MEKSIKË- Dy të rinj kishin planifikuar të martoheshin në Kiev, por për shkak të luftës ceremonina e tyre martesore është bërë në Meksikë.Sipas BBC, dy azil...
UKRAINË- Lufta në Ukrainë është në ditën e 50-të. Disa foto të publikuara në 24 orët e fundit tregojnë gërrmime në varret masive të Buchas, ndërtesat e shk...
ITALI- Artisti francez Jr, ka krijuar një foto gjigande të një 5-vjeçareje ukrainase Vlareriias. Fotoja është ekspozuar në lagunën e Venecias në Itali. V...