LIVE UPDATES
Sport

Patrizani me sytë nga Europa: “Eshtë objektivi ynë minimal”

11 March 2022, 10:34 Nga DOSJA
Patrizani me sytë nga Europa: “Eshtë objektivi ynë

TIRANE – Dritan Mehmeti ka përmbyllur një fazë të plotë nën drejtimin e Partizanit dhe ia ka dalë të grumbullojë 16 pikë në 9 ndeshje, duke rikthyer “të kuqtë” në garën për një vend në Europë.

Këtë fundjavë kryeqytetasit do të përballen sërish me Egnatian, skuadër ndaj të cilës debutoi edhe trajneri Mehmeti, i cili në konferencën e zakonshme për shtyp bëri një bilanc për gjendjen fizike të të tijve dhe kërkoi përqendrim maksimal për të marrë fitoren.

Nga Egnatia te Egnatia, çfarë ka ndryshuar te Partizani?
Ndryshimet kanë ardhur gradualisht dhe tani ne organizojmë ndryshe lojën dhe kemi tjetër ritëm. Mendoj se duhet të kishim marrë më tepër për atë që kemi dhënë në fushë, por ky është futbolli. Nesër ndaj Egnatias është një ndeshje tjetër, pasi kundërshtari ka ndryshuar dhe është përmirësuar ndjeshëm, ndaj duhet t’i japim rëndësinë e duhur për të marrë maksimumin.

Si është gjendja e të dëmtuarve?
Duke marrë parasysh kalendarin e ngjeshur, është normale që të përballemi edhe me dëmtime. Cara nuk është ende në maksimum, ndërsa stafi mjekësor duhet të marrë një vendim edhe për Bitrin, që ka kaluar një gjendje virale. Edhe Kallaku nuk është në maksimum, që kur kaloi koronavirusin, ndaj edhe nuk po jep më të mirën në fushë. Sapo të rikuperojmë fizikisht Kallakun, do të shfaqim edhe ne një tjetër fytyrë në lojë. Bitri është më mirë, por edhe Cara besoj se do t’ia dalë, ndërsa në dyshim janë Kallaku e Mala.

Rruga më e lehtë drejt Europës është Kupa, por sa e vështirë do të jetë që Partizani të kalojë Vllazninë kampione në fuqi?
Të jem i sinqertë unë jam munduar të orientoj skuadrën drejt ndeshjes së radhës dhe të përqendrohemi maksimalisht aty. Skuadra është ndërtuar për objektiva madhorë, pavarësisht vështirësive në fillim të sezonit dhe Europa e Kupa janë objektiva minimalë për ne. Të gjithë lojtarët e dinë peshën e fanellës që kanë veshur dhe duhet t’i përgjigjen presionit, pasi në të kundërt do të thotë që nuk e meritojnë të rrinë këtu.

Sa e vështirë është të motivosh ekipin ndaj Egnatias?
Motivimi i skuadrës është gjithmonë më i vështirë, kur gjen përballë kundërshtarë si Egnatia, pa shumë emër, por që janë shumë të organizuara mirë në fushë. Është e lehtë të motivosh ekipin në derbi, apo përballë skuadrave si Vllaznia e Kukësi, por të tilla sfida të nxjerrin shumë probleme. Pikërisht për këtë arsye kam punuar shumë për të rritur përqendrimin te lojtarët dhe për t’i dhënë rëndësinë e duhur kësaj sfide, pasi Egnatia ka një grup shumë të mirë dhe për më tepër, shumë individualitete që bëjnë diferencën. Duhet të mos nxitohemi dhe të presim momentin e duhur për të goditur.

Cili mund të jetë çelësi i suksesit për sfidën ndaj Egnatias?
Ne duhet të kemi personalitetin e duhur në fushë dhe të imponojmë ritmin e lojës. Duhet të kontrollojmë gjithçka dhe të godasim në momentin e duhur për të marrë fitoren.

Keni folur me Stenio Juniorin për atë rast të humbur në derbi?
Unë e kam lënë shumë të qetë Stenio Juniorin sa i përket rastit në derbi, pasi nuk më shqetëson aspak një rast i vetëm. Ajo që mua më shqetëson, është forma që ai po kalon, pasi është një futbollist cilësor dhe ka ardhur për të bërë diferencën këtu te Partizani. Po kalon një moment të vështirë, por besoj që do ta kalojë shpejt. Ai vuan shumë në 20 metrat e fundit, por punon mirë në 1/3-at e fushës.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #abissnet superiore #kampionati shqiptar egnatia patizani #abissnet superiore #kampionati shqiptar egnatia patizani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin