"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
PD mbledh sot grupin, kriza në parti dhe Presidenti
26 April 2022, 13:10Nga DOSJA
TIRANË– Partia Demokratike do të mbledhë sot Grupin Parlamentar. Në këtë mbledhje pritet që të diskutohet për dy çështje kryesore, atë të krizës së brendshme por edhe për emrin e Presidentit të ri. Nuk dihet nëse edhe kjo mbledhje do të shoqërohet me debate, ashtu si dy herët e kaluara, mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Gjatë mbledhjeve të fundit ka patur shumë debate mes Alibeajt dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili merr pjesë në çdo takim në selinë blu. Nuk dihet nëse edhe mbledhja e sotme do të zhvillohet në të njëjtën mënyrë apo jo.
PD është e ndarë për çështjen e Presidentit pasi Berisha nuk pranohet për negociata nga maxhoranca, ndërsa Alibeaj pritet të japë propozimet e veta. Nga ana tjetër, lideri historik i PD-së e konsideron farsë diskutimin për çështjen e Kreut të Shtetit.
(F.M/DOSJA.AL)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
BULLGARI- Ndërsa Evropa dhe aleatët e saj nga përtej Atlantikut janë përballur me sfida të reja të paprecedentë të sigurisë, integrimi i Ballkanit Perëndimor në...
TIRANË– James dhe Markos Doshi, dy djemtë e Tom Doshit janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. Dosja.al ka mësuar se një nga djemtë e Doshit ë...