"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
PD-së Shkodër i vihet kyçi, Gjini: Kryetari i degës të distancohet nga kjo lajthitje
16 December 2021, 13:20Nga DOSJA
SHKODËR – Selisë së Partisë Demokratike në qytetin e Shkodrës i është vënë dryni, teksa kangjellat e portës hyrëse në të, janë të mbyllura. Kjo gjë është denoncuar nga një nga anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Gjini, i cili i ka bërë thirrje kryetarit të degës së PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli të “distancohet nga kjo lajthitje” pasi dega nuk është pronë private.
Gjini e cilësoi këtë veprim si përcarjen më të madhe që po induktohet nga ish-kryetari i dhe deputeti Lulzim Basha, sic e quajti ai.
Postimi i Ervin Gjinit:
“Dëshpërimi që ka kapluar pseudotolerantat dhe gjithëpërfshirësit Bashistë shprehet mirë në aksionin e mbylljes me zinxhirë të degës së PD-së Shkodër. I bëj thirrje kryetarit të degës z. Xhevdet Amuli të distancohet nga kjo lajthitje pasi dega nuk është pronë private. Kjo është përçarja më e madhe që po induktohet nga ish kryetari dhe deputeti Lulzim Basha. Turp!”
TIRANË- 4 viktima nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat zyrtare të 24 orëve të fundit ku raportohet se ka...
GJIROKASTËR – Policia e Gjirokastrës arrestoi sot një person si procedoi njërin prej doganierëve të pikës kufitare të Kapshticës për kalimin e disa m...
DURRËS– Videoja që po shikoni tregon momentin kur peshkaqeni dem, lloji i dytë më i rrezikshëm pas peshkaqenit të bardhë ka tentuar të kafshojë peshk...
KRUJË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në urën e Tapizës në Krujë. Mësohet se një kamion ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me bordurat...
TIRANË– Nëna e Skënder Krasniqit, i dyshuar per vrasjen e Novruz Likometaj ka reaguar sërish për mediat, ndersa është shprehur se djali i saj është i...
TIRANË – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të prokurorit Binas Bina. Vendimi për nxjerrjen e tij nga sistemi i dre...