"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Art&Argëtim
Periudhë sprove për ndjenjat! Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme
14 October 2021, 05:09Nga DOSJA
Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Në dashuri, me Hënën e favorshme, këtë të enjte 14 keni mundësi të mëdha për të bërë takime të veçanta dhe interesante. Në punë mund të filloni nga e para, ndoshta është koha për ndryshim. Mund të ndodhë që pikërisht këtë vjeshtë të filloni projekte të reja.
Demi Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj Në dashuri do të jetë një e enjte e sikletshme pasi keni Hënën në dizavantazh. Në punë këtë ditë të enjte, por edhe më herët, nuk jeni shumë të përqendruar. Në këto kushte, është më mirë të shtyni të gjitha çështjet e rëndësishme të punës për në fundjavë.
Binjakët Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor Në dashuri, pritet të keni një ditë disi të diskutueshme, edhe për ata që sapo kanë filluar një histori. Në punë, një periudhë e favorshme si për rishtarët, ashtu edhe për njerëzit që duhet të angazhohen në një projekt.
Gaforrja Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik Në dashuri, shtyni mosmarrëveshjet e padobishme me partnerin/en, nuk është koha e duhur. Në punë, ditë ideale për të realizuar një projekt pune që ju intereson shumë.
Luani Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht Në dashuri mund të përfshiheni në një situatë të komplikuar, madje telashe duket të ketë edhe në familje. Në punë mos lini pas dore kontaktet, por është një ditë që do humbisni shumë kohë për gjëra pa fort vlerë.
Virgjëresha Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator Në dashuri është një periudhë sprove për ndjenjat, ndaj bëni kujdes ndaj fjalëve që hidhni e pritni, veçanërisht deri edhe nga dita qe do vije. Në punë do të keni disa probleme dhe gjithashtu një çështje ekonomike do të dalë në shesh, përpiquni të zgjidhni gjithçka brenda ditës së enjte.
Peshorja Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor Në dashuri duket sikur ju po shëroheni, me Hënën, Jupiterin dhe shumë planetë të tjerë që po ju favorizojnë. Nëse zemra juaj ka qenë vetëm për një kohë të gjatë, përpiquni ta shihni veten më shumë dhe të krijoni hapësira dhe nisma për njohje të reja. Në punë do të përfshiheni shumë në një situatë disi delikate.
Akrepi Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor Në dashuri, si e enjtja dhe e Premtja, janë dy ditë që duhen marrë lehtë dhe unë nuk rekomandoj të luani me fatin, veçanërisht në debat a diskutim. Në punë, të enjten dhe dita tjeter e saj, kemi një rënie të lehtë të produktivitetit, por për fat ia hidhni nga e shtuna.
Shigjetari Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor Në dashuri, një ditë tjetër interesante pasi Hëna dhe Venusi janë shumë të favorshme për shenjën tuaj zodiakale. Në punë, një ditë rikuperimi, ndaj mos e teproni të ngarkoni shumë kunguj në një sqetull.
Bricjapi Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar Në dashuri, për ata që kanë familje, në këtë periudhë shpenzimet e shtëpisë mbizotërojnë mbi gjithçka tjetër. Në punë, ata që kërkojnë një punë të parë do të gjejnë mundësi të reja, por jo shumë fitimprurëse.
Ujori Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt Në dashuri, nëse ka një person që ju intereson, thelloni njohuritë për të, ju, duhet të dini më shumë për atë që do të ndani ndjenjat, ndoshta dhe shtratin.. Në punë, mos kini frikë të bëni një ndryshim drastik në jetën tuaj.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 MarsNë dashuri më në fund do të keni një përgjigje të mirë deri në fund të javës, e cila do t’ju bëjë t’i shihni gjërat më qartë. Shumë konflikte në punë, nuk ndiheni hiç të kënaqur.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Këngëtarja Dafina Zeqiri ka shpërthyer ashpër në rrjetet sociale kundër koreografit Albi Nako dhe prezantueses Erjona Rusit, pasi bullizuan një vaj...
TIRANË– Gazetari dhe moderatori i njohur, Blendi Fevziu ka uruar ditëlindjen e vajzës së tij të madhe, të quajtur Mishel. Edhe pse duket se pëpiqet t...
SHBA– Reperi Tyga, njëkohësisht ish-i dashuri i Kylie Jenner është arrestuar pasi akuzohet për dhunë ndaj ish të dashurës së tij, Camaryn Swanson. Policia...
SHBA– Koleksioni i saj i ri i makeup-it, i frymëzuar nga horrori “Nightmare on Elm Street”, e solli miliarderen Kylie Jenner me një set fotosh të pazakont...
SHBA– Pas suksesit të serialit të Netflix, Squid Game, është prezantuar edhe loja e parë online e inspiruar prej tij, Squid Token e cila do të gjendet në ...