"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
FOTO/ Përmbytet varka me emigrantë, 31 persona të vdekur në kufirin Angli-Francë
24 November 2021, 16:45Nga DOSJA
ANGLI- Një varkë me emigrantë të paligjshëm është përmbytur në kufirin detar mes Francës dhe Anglisë. BBCshkruan se ngjarja e rëndë ka ndodhur në kanalin pranë Calais, ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë nacionaliteti që viktimat kanë. Fillimisht alarmin për varkën e përmbytur e ka dhënë një anije peshkimi pasi panë disa njerëz në det. Autoritetet franceze dhe britanike kanë nisur një operacion shpëtimi në kanal nga ajri dhe deti.
Kryeministri francez Jean Castex, u shpreh se mbytja e anijës është një tragjedi e madhe, ndërkohë që shtoi se personat që kanë humbur jetën janë viktima të kontrabandistëve kriminelë. Deri më tani është konfirmuar se kanë humbur jetën 31 emigrantë.
“Mendimet e mia janë me shumë të zhdukur dhe të plagosur, viktima të kontrabandistëve kriminalë që shfrytëzojnë hallet dhe problemet e tyre,” tha Castex.
Mësohet se gjithsej anija me emigrantë ka pasur 40 persona, nga të cilët disa kanë arritur të shpëtojnë duke hipur në gomone.
Duke qenë se nuk dihet se çfarë nacionaliteti kanë viktimat, të cilat nuk janë identifikuar ende, ekziston mundësia që mes emigrantëve mund të ketë pasur edhe shqiptarë. Kjo pasi shumë shqiptarë e kanë marrë rrugën për në emigrim në Angli kohët e fundit.
ANGLI- Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se është i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar pasi 31 emigrantë humbën jetën në momentin që varka e tyre ...
ITALI- Një gjinekolog i njohur italian u ka thënë disa pacientëve se duke bërë dashuri me të zhduken rreziqet e virusit dhe kancerit. Gazzettadelsud.it shkruan ...
TIRANË – Pas aksidentit të rëndë në Bullgari që i mori jetën 46 personave, vendet nga të cilat vinin viktimat kanë shpallur disa ditë zie në nder të ...
GJERMANI – Tre partitë politike gjermane Social Demokratët, Të Gjelbrit dhe Liberalë demokratët kanë nënshkruar një marrëveshje për një qeveri të re, me O...
MAQEDONIA E VERIUT – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev zhvilloi një bisedë telefonike ditën e martë me Ndihmës Sekretaren e Shtetit të SHBA-...
BULLGARI – Zëdhënësja e kryeprokurorit Ivan Geshev , Siika Mileva tha ditën e sotme se një ekip prej gjashtë hetuesish nga Shërbimi Hetimor Kombëtar dhe t...
GJERMANI – Marrëveshja e koalicionit të tre partive gjermane, të cilat do të formojnë qeverinë e re federale kanë thënë në dokumentin e marrëveshjes së mb...