LIVE UPDATES
Art&Argëtim

7 April 2020, 07:17 Nga DOSJA

Shqipëri- Përmbysja e jetës së trashëgimtarit të një prej familjeve më të pasura korçare, që përjetoi 24 vite burgje dhe mbi 20 vjet internim.

“Unë po shikoja nga dera duke pritur të shihja Skënderin. Në fillim u fut një njeri me duar të lidhura, por unë nuk e njoha. Pas pak dëgjova që më thërriti në emër dhe pasi drejtova sytë nga vinte zëri, pashë Skënderin. E kishin torturuar aq shumë sa unë nuk e njoha. Në qeli, katër herë mjekët kishin mundur ta rikthenin në jetë pas torturave”. Ai që shihte bashkëshortja e tij, Fatrija, ishte një burrë i tretur, i zbehtë, një grumbull eshtrash që dukej sikur do shpërbëheshin nga çasti në çast.

Skënderi ishte 59 vjeç. Ky ishte arrestimi i tij i dytë. Herën e parë kur e kishin dënuar, kishte qenë 25 vjeç. Kush do i krahasonte këto dy kohë, nuk do ta besonte që i përkisnin jetës së të njëjtit njeri.

I lindur në një familje shumë të pasur, për shkak të tregtisë që u kishte vajtur mbroth të atit dhe xhaxhallarëve, falë një pune vetëmohuese shumëvjeçare, Skënderit nuk i kishte munguar kurrë asgjë. I ati dhe xhaxhallarët kishin jetuar disa vite në Amerikë dhe më pas ishin kthyer në vendlindje ku ishin marrë me tregti. Skënder Qyteza u bë i njohur si kavalier në vitet e rinisë, kur nuk tregohej kurrë dorështrënguar teksa shijonte jetën e gëzueshme të qytetit të tij. Familja ku u rrit Skënderi kishte qëndrime nacionaliste dhe kontakte me krerët e Ballit Kombëtar, Mid’hat Frashëri dhe Safet Butka, po edhe pse i ati, Qamili mbante arkën e kësaj organizate, në luftë nuk u angazhua kurrë. Ai vazhdonte punën e tij i patrazuar duke qenë që mes ballistëve dhe partizanëve nuk kishte nisur përçarja, por kjo vazhdoi deri në Marrëveshjen e Mukjes. Më pas gjithçka mori rrokullimën. Me të marrë pushtetin, një ndër familjet e para që goditën komunistët ishte ajo e Skënderit. Ai u arrestua bashkë me të atin, në maj të vitit 1945. I ati u dënua me pushkatim, ndërsa Skënderi me 101 vjet heqje lirie, që do t’i ulej më pas.

Djaloshi elegant i Korçës së viteve ’30-’40, tashmë duhet të përballej me punën e rëndë dhe kushtet e mjerueshme të burgjeve dhe kampeve. Fillimisht e çojnë në Burrel, ku mbylleshin armiqtë e rrezikshëm e të betuar të partisë, por pas 9 vitesh aty, nga 1945-1954, e dërgojnë në Kuç të Vlorës dhe më pas në kampin e Elbasanit. Aty njeh edhe vjehrrin e tij të ardhshëm, Ali Maliqin.

Kur doli nga burgu, Skënderi u dërgua në fshatrat e internimit në Lushnjë, atje ku ishte dhe vajza e shokut të burgut, Fatrija. Shkuesia ishte bërë dhe ata u martuan në vitin 1959, kur Skënderi ishte 39 vjeç dhe Fatrija, 26. Në dasmë mungonte babai i nuses, që vuante dënimin në burgun nga nuk do të dilte kurrë, por ishte e pranishme thuajse gjithë fisnikëria e dikurshme e Shqipërisë, e cila në periudhën e komunizmit gjendej e internuar në fshatrat e Myzeqesë.

Do të kishte qenë shumë ndryshe dasma e pasardhësve të dy familjeve të mëdha shqiptare, njërës nga Dibra e tjetrës nga Korça. Nusja do të kishte çuar pajë dhe do të kishte gjetur një shtëpi të ngjashme me sarajet, por gjithçka që gjeti ishte një dhomë me kallama, me dritare me plastmasë në vend të xhamave dhe perdeve të qëndisura, një krevat dërrase dhe një dyshek. Në atë kasolle, në Gradisht të Lushnjës, lindën edhe dy djemtë e tyre Arbeni dhe Arjani, që pasurinë e parardhësve të tyre vetëm do mund ta merrnin me mend, gjë që as sot nuk ka ndryshuar sepse kompensimet e premtuara nuk janë realizuar. Megjithatë krijimi i familjes duhet t’I ketë zbutur disi shpirtrat e vuajtur të Skënderit dhe Fatrijes, e cila, edhe ajo nga ana e saj kishte pasur një të kaluar shumë të dhimbshme. Kishte përjetuar kampin e Tepelenës, nga me siguri mbartte një dhimbje të pashlyeshme. Por ata nuk u lanë të qetë. Në vitin 1979, kur Skënderi ishte 59 vjeç, e riarrestojnë. I kërkojnë të thotë gjëra që ai nuk pranon dhe për këtë arsye e dënojnë përsëri. Në sallën e gjyqit do të vinte edhe bashkëshortja dhe djemtë. Janë kujtimet e asaj dite që ka përshkruar Fatrija në një rrëfim të 17 viteve më parë dhënë Xhevahir Gradicës. Ajo nuk mundi ta njihte bashkëshortin e saj. Aq i drobitur ishte sa gjatë seancës ra disa herë nga karrigia, ku e ulnin sërish policët që kishte pranë.

Më pas ky njeri i sakatuar dhe në moshë jo më të re, duhet të punonte në Ballsh, të qëndronte ca kohë në Zejmen e më pas sërish të punonte për dy vite nga 1986-1988 në Përparim të Sarandës, në një kamp të dominuar nga të burgosurit ordinerë, ndërkohë që ishte i sëmurë dhe mbi 65 vjeç.

Hyri 25 vjeç në burg dhe vuajti plot 24 vite heqje lirie me 20 vjet internimi në mes. Dy jetë krejt të ndryshme brenda një jete.

Qyteza e vuajtjeve

Nuk është një qytezë në Shqipëri, edhe pse të tilla ka pasur plot gjatë viteve të komunizmit, ishin ato të mbushura me të internuar, apo të tjera që ngriheshin nga të burgosur, por kjo është një familje që për shkak të pasurisë së vënë me shumë punë e mund, u persekutua në tre breza.  Vëllezërit Qyteza: Bektashi, Sadiku, Qamili, Nevruzi, Hazbiu, Haliti dhe Faiku, nga Qyteza e Kolonjës, emigruan për shkak të varfërisë në fshatin e tyre, në Turqi e më pas në Amerikë. Atje ata punuan në Neë York e Chicago dhe bashkëpunuan me organizatën patriotike Vatra, por në vitet 20 u kthyen në vendlindje sepse donin të martoheshin me vajza shqiptare. Blenë tokë, mbollën plantacione sipas modelit amerikan dhe nisën të merreshin me tregti druri, por edhe bagëtije. Ky aktivitet nisi të pasuronte dhe me kalimin e viteve u kthyen në një nga familjet më të pasura të Korçës e të gjithë Shqipërisë, me shtëpi të mëdha, dyqane e magazina. Qamil Qyteza solli kamionin e parë të tregtisë në Korçë, ndërkohë që zotëronte edhe një automjet personal, diçka e rrallë në Shqipërinë e viteve ’30.  Ata ishin një familje nacionaliste, por nuk u angazhuan kurrë në luftë në krah të Ballit Kombëtar. Megjithatë kur komunistët morën pushtetit u hakmorën në mënyrë barbare ndaj kësaj familjeje. Arsyeja ishte e thjeshtë. Duke qenë një familje e pasur dhe e respektuar, ajo kishte shumë influencë, ndaj përfaqësuesit e saj duheshin eliminuar. Më 31 maj 1945 arrestohet Qamili me të birin, Skënderin. Qamili dënohet me pushkatim, ndërsa Skënderi me burg. Qamil Qyteza u ekzekutua me një grup prej 13 tregtarësh të pasur korçarë në parkun Rinia të Korçës. U arrestuan dhe u dënuan me burg edhe dy vëllezërit e tij, Haliti dhe Hazbiu. Hazbiu Qyteza,  intelektual i shkolluar jashtë e kaloi një pjesë të dënimit prej 10 vitesh, duke punuar në tharjen e kënetave. Ndërsa Halit Qyteza u dënua me 18 vjet burg. Ai mbante nënshtetësi amerikane, por kjo nuk i erdhi aspak në ndihmë. Pas vitit 1944 nuk do të kishte asnjë kontakt me botën amerikane. Dënohet me burg edhe djali i Bektashit, Medi Qyteza, që nuk arrin dot të dalë i gjallë që andej. Ndërkohë, Skënderin, e dënojnë dy herë. Djemtë e tij, Arbeni dhe Arjani lindën dhe jetuan gjatë në internim si edhe kushërinjtë e tyre, që ishin brezi i tretë i përndjekur në familjen Qyteza.

Marrë nga Kujto.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur skënder qyteza skënder qyteza

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin