Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Përmes një apelimi drejtuar protestuesve, policia kërkon distancimin nga aktet e dhunshme dhe paralajmëron se personat përgjegjës do të përballen me ligjin, me dënime që mund të arrijnë deri në 7 vite burgim për vepra të caktuara.

TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar sërish për protestën, duke denoncuar përshkallëzimin e dhunës ndaj efektivëve dhe shkatërrimin me zjarr të pronës publike dhe private. Përmes një apelimi drejtuar protestuesve, policia kërkon distancimin nga aktet e dhunshme dhe paralajmëron se personat përgjegjës do të përballen me ligjin, me dënime që mund të arrijnë deri në 7 vite burgim për vepra të caktuara.
Policia thekson gjithashtu se veprimet e dhunshme dhe shkatërrimi i pronës me zjarr rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, si dhe pronën publike dhe private.
Reagimi i policisë:
Nisur nga përshkallëzimi i dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe shkatërrimi me zjarr i pronës publike dhe private, Policia e Shtetit iu bën thirrje të përsëritura dhe të forta të gjithë pjesëmarrësve në tubim, të ruajnë vetëpërmbajtjen dhe qetësinë, si dhe të distancohen menjëherë dhe në mënyrë të qartë, nga personat që kryejnë akte dhune, djegie dhe sulme ndaj punonjësve të Policisë.
Policia e Shtetit kërkon që çdo pjesëmarrës të mos bëhet pjesë, të mos mbështesë dhe të mos lejojë që tubimi të përdoret si mbulesë për akte të dhunshme dhe shkatërruese. Çdo person që ushtron dhunë, djeg apo shkatërron pronën, ose sulmon punonjësit e Policisë, mban përgjegjësi individuale dhe do të përballet me ligjin, në përputhje me veprën e kryer.
Kodi Penal parashikon dënime deri në 7 vjet burgim për vepra të caktuara që lidhen me dhunën dhe shkatërrimin e pronës me zjarr, në varësi të rrethanave dhe pasojave të shkaktuara. Veprimet e dhunshme dhe shkatërrimi i pronës me zjarr rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, si dhe pronën publike dhe private.
Distancohuni menjëherë nga dhuna, largohuni nga personat që kryejnë akte të dhunshme dhe mos u përfshini në veprime që rrezikojnë jetën e njerëzve! Ruajtja e qetësisë dhe e sigurisë është përgjegjësi e gjithsecilit. E drejta për të protestuar është e garantuar, por dhuna dhe shkatërrimi nuk janë pjesë e saj. Çdo shkelje e ligjit do të trajtohet me vendosmëri dhe çdo individ do të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij./Dosja.al
pamjet TIRANË- Tensionet po vijojnë në protestën para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Protestuesit kanë hedhur ...
TIRANË- Situata pranë Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ku policia po tenton të shpërndajë protestuesi...
TIRANË- Situata në protestë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa raportohet për dëmtime të bizneseve përgjat&eu...
TIRANË- Protesta studentore, që vijon për të dytën ditë radhazi, është përshkallëzuar. Të rinjtë i ...
TIRANË- 20 persona janë shoqëruar nga policia gjatë protestës të Ministria e Arsimit, ku pjesa më e madhe janë student&...
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita ka zbritur në terren te protesta e studentëve përpara Mini...
Pamje TIRANA- Protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe gurë në drejtim të policisë, ndërsa menjëherë pas kësaj polic...
Pamje TIRANA- Situata në Rrugën e Durrësit është tensionuar sërish, pasi protestuesit kanë sulmuar një bankë t&eu...
TIRANË- Është përshkallëzuar protesta qytetare kundër qeverisë, e cila po mbahet tek Ministria e Arsimit. Efektiv&...
pamjet TIRANË- Situa te Ministria e Arsmit është përshkallëzuar, pasi protestuesit i kanë vënë flakën...