"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Plagosja e Vinçens Pirolit, “BMW X5” e braktisur, zbulohet personi që e mori me qira
7 January 2022, 15:00Nga DOSJA
SHKODËR – 23-vjeçari Arjon Beqiri është personi i shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës në lidhje me plagosjen e Vinçens Pirolit mbrëmjen e 3 janarit në lagjen “Bahaçallëk” të Shkodrës. I riu rezultoi nga kërkimet e të dhënave se ka marrë me qira një automjet “BMW X5”, e cila u gjet e braktisur në lagjen “Hodo Beg Sokoli” ditën e djeshme në Shkodër.
Forcat e rendit dyshojnë se automjeti në fjalë është përdorur në atentatin ndaj 34-vjeçarit Piroli. Ndër të tjera, uniformat blu e konsiderojnë Beqirin si autor të dyshuar të plagosjes së Vinçens Pirolit. Ndaj tij janë ngritur akuzat “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 3 janar, Vinçens Piroli dhe kushëriri i tij Marjon Marku u arrestuan dje nga policia me akuzat e moskallëzimit të krimit dhe fshehje të së vërtetës. Piroli u plagos në Shkodër, por njeriu i tij i afërt e dërgoi me makinë në Spitalin e Lezhës. Ky i fundit u largua menjëherë nga spitali.
Policia ende nuk ka një pistë hetimit të atentatit të 3 janarit në Shkodër.
Një nga të arrestuarit e Policisë për skandalin e pagërrjedhjes, Endri Ikonomi rezulton të ketë punuar deri së fundmi për kompaninë e një miliarderi rus në Shqi...
GJKKO rikthen për hetim dosjen e ish-komisioneres së KPK, Brunilda Bekteshivijon…(F,m/dosja.al)Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka ...
TIRANË- Për të tretën ditë me radhë, anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të formuar nga ish-kryeministri Sali Berisha shkuan sërish në selinë e Partisë D...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi lajmëroi se janë marra të gjitha masat për ditën e nesërme që në selinë e PD-s...
TIRANË – Autoriteti Rrugor Shqiptar njftoi ditën e sotme se në datën 10.01.2022, ora 05:00 do të fillojë ndërhyrja për rehabilitimin e segmentit rrug...
TIRANË– Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një mesazh për të gjithë qytetarët amerikanë pas lajmërimit për protestën e thirrur nga ish-kryemin...