"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Plagosja me thikë 26-vjeçarit ne Kamëz, Policia arreston autorin
24 March 2022, 14:06Nga DOSJA
KAMËZ- Një sherr mes disa të rinjve mesditën e sotme në Kamëz është përshkallëzuar në përdorimin e thikës duke sjellë një të plagosur. Një 17-vjeçar, i identifikuar me iniciale K.C. është vënë në prangat e policisë pasi gjatë sherrit ka plagosur me thikë Sh. A., 26 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Goditi me mjet prerës një shtetas, vihet në pranga një 17-vjeçar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. C., 17 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në një kalçeto në Kamzë, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Sh. A., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Sot bëhen dy vite nga raporti i Europa Nostras për shembjen e Teatrit Kombëtar. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kujtuar ngjarjen, të cilën...
TIRANË– Gazmend Paja, aktori i njohur i humorit është investitor strategjik në bregdetin e jugut me kompaninë e tij ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me ...
TIRANË– Aktori i humorit, Gazmend Paja ka reaguar për herë të parë lidhur me lajmin se ka marrë tokë në Dhërmi për “investim strategjik”. (Shiko këtu...
DIVJAKË– Zbaticë e theksuar por edhe një tërheqje deti më e madhe se kudo në vijën bregdetare vihet re në Divjakë. Prej disa ditësh, niveli i ujit në...
TIRANË– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kamëz. Një ditë më parë u raportua se kishte rënë nga ballkoni në tokë një grua, ngjarje e cila u rapor...
TIRANË- Ulas Cokyigit nga Turqia është arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit Taksim. 41-vjeçari, ishte në Tiranë nën masën e sigu...
RUSI- Tregu i aksioneve të Rusisë u hap për herë të parë në një muaj të enjten pasi investitorët morën pjesë në një sesion tregtimi shumë të kufizuar.Sipas CNN,...
FIER- Gëzim Duka endet poshtë e lartë prej muajsh në kadastrën e Fierit. Ai do të legalizojë tokën që ka marrë në vitin 1997 nga komuna e atëhershme për të ndër...