LIVE UPDATES
Aktualitet

Plasin vjedhjet, gjela, raki e vaj ulliri! I dënuari 12 herë, pendohet: S’e bëj më!

19 December 2021, 16:19 Nga DOSJA
Plasin vjedhjet, gjela, raki e vaj ulliri! I dënuari 12 herë,

Një i moshuar pa të thyer dritaren e tualetit dhe menjëherë u bind se nuk bëhej fjalë për një aksident. Kur hyri brenda në shtëpi, e kishin bastisur. 70-vjeçari L.K., tregoi në komisariatin numër 6 në Tiranë se hajdutët kishin marrë me nxitim ç’kishin mundur.

“Jam këtu, sepse dua të deklaroj çfarë më kanë vjedhur në shtëpinë në Pezë Helmës, ku përfshihet një pompë uji, lavamani dhe kameran e sigurisë. Nuk kam asnjë dijeni se kush mund ta ketë bërë vjedhjen, por nuk kam asnjë konflikt me askënd dhe as kam debatuar me asnjë”.

Ndonëse i moshuari përgjigjet mbi pyetjet që i shtrojnë agjentët e krimeve, këta të fundit janë të qartë se dhjetori, veçanërisht është muaji i hajdutëve që nxitojnë të vjedhin zakonisht shpendë, viça, dhurata apo ushqime.

Të njëjtën gjë denoncoi edhe një grua në rrugën “Petro Cani”. Gruaja u ankua pranë komisariatit numër 4, që sapo pa rrëmujën dhe sendet përmbysur, nxitoi të telefonojë policinë.

“Të gjitha rrobat ishin të dala nga dollapi dhe të gjitha sendet të hedhura përtokë”,- tregon G.C. Gruaja doli nga shtëpia rreth orës 13.

“E mbylla derën duke rrotulluar çelësin dy herë, kur u ktheva në darkë, dera ishte e haur dhe u çudita, pasi bëj shumë kujdes nga hajdutët. E mbyll përherë derën, pasi jetoj vetëm dhe shtëpia është në pronësinë time. Në këtë shtëpi jetoj prej 13 vitesh. E habitshmja është që lekët i kanë lënë në vend, në një shumë prej 130 mijë lekë të vjetra, 170 euro, 70 dollatë dhe 20 paund. Ata kanë vjedhur vetëm 4 varëse floriri, 3 varëse argjendi dhe një byzylyk, që nuk ka asnjë vlerë. Gjithashtu nga shtëpia kanë marrë dhe një valixhe në ngjyrë kafe me mbishkrimin LV”.

Për policinë, denoncime të vjedhjeve të banesave janë më të zakonshmet, kurse më specifiket që lidhen me sezonin dhe të vjelat, janë sërish vjedhjet e shpendëve që sipas policisë kanë lidhje me konsumin dhe porositë e qytetarëve për të festuar fund vitin.

Çfarë vidhet në dhjetor?

Në periferi, të zakonshmet janë prodhimet e stinës, si vaj ulliri, fasule dhe raki dhe gjeli i detit. Në Tiranë vidhet çdo gjë, duke nisur nga kuleta, telefonë, biçikleta deri tek doreza dyersh, kapakë pusetash dhe vazo lulesh të mbjella që hidhen në tregun e mallrave të përdorura dhe shiten për pako gjë.

Jo pak here, Gazetasi.al ka shkruar, duke përmendur histori dhe fenomene në fushën e vjedhjeve në Tiranë, zakonisht fëmijë që vjedhin biçikleta, deri tek “lupenë” që kanë përfunduar të arrestuar, por nuk kanë ndryshuar, ata sërish vjedhin.

Kur Lirim.C., banues në rrugën “Hamdi Cenojmeri” përshkroi karekteristikat e biçikletës së tij në polici, ai tha: “Biçikleta ime ka mbishkrimin kampion, tipi 28 në ngjyrë bizele”, agjentët bënë të njëjtin veprim rutinë si me çdo qytetar.

Ata shkruan në procesverbalë se biçikleta kishte frena të zakonshme me zgarë nga pas me ngjyrë të zezë. Por shpresa e tyre se do ta gjenin sendin e vjedhur, ishin krejt e vakët. Megjithatë, ata dëgjuan të moshuarin që kishte bërë hetuesin përrreth zonës ku mbante lidhur biçikletën që deklaron sipas burimeve të Gazetasi.al, se “fëmija ishte i veshur me pantallona të shkurtra, e ka zgjidhur biçikletën time dhe duke qeshur, u ka thënë banorëve mirupafshim”.

Por shumica e hajdutëve në kryeqytet, identifikohen nga kamerat e sigurisë, kurse në fshat, ka patur raste si ai i një hajduti pulash që iu kontrollua frigoriferi (rast i raportuar nga Gazetasi.al), që hajdutët zbulohen nga banorët.

Hajdutë që vazhdojnë dhe vjedhin

L.Shabani është 30 vjeç nga Tirana dhe gjendja e tij gjyqësore ka thyer rekorde. Rezulton sipas burimeve të Gazetasi.al 12 herë i dënuar. Për ngjarjen e fundit ndaj tij, prokuroria kërkoi 3 vjet burg dhe i riu dëshmoi në gjykatë: “E di, e kam tepruar, por e kam bërë nga kushtet e vështira ekonomike, jam beqar dhe jam pa punë. Premtoj që nuk do ta përsëris më”, -tha ai para gjykatës.

Hajduti-serial u tradhëtua nga kamera sigurie, duke hyrë në një dyqan fruta perimesh dhe pasi mori paratë, i zoti i dyqanit u vu në kërkim të tij. Ngjarjet e tjera ishin në sirtarë, të denoncuara midis tyre nga një shtetas që shet celularë, nga një qytetar tregtonte pjesë këmbimi dhe teksa po fliste me një klient, i dyshuari e pyeti a tregëtonte bullona. “Mora fshirëset e xhamave për t’ja shitur kilentit të parë dhe kur u ktheva, klientin e bullonave nuk e gjeta aty”, – tregoi në gjykatë denoncuesi, që sakaq kishte konstatuar se i panjohuri i kishte marrë dy telefonat celularë që i kishte lënë në brendësi të banakut.

Duke pranuar gjykimin e shkurtuar, gjykatësi theksoi gjatë shpalljes së vendimit për fajësi se, “gjykata mban në konsideratë se ai është përsëritës specifik dhe gjenerik”, duke e dërguar atë në burg, thanë burime të Gazetasi.al, që e veçuan këtë rast si një nga më të veçantat të hajdutëve që vjedhin për shkaqe ekonomike.

Më vodhën rakinë, më vodhën portofolin

“Unë kam hipur në automjetin tim dhe papritur në ‘Rrugën e Dibrës’ ndjeva se më mungonte portofoli”. Kështu e nisi rrëfimin një i ri nga Pogradeci me inicialet E.B., që jeton në Tiranë.

“Në portofol kisha 39 mijë lekë të reja, kam pasur kartën e identitetit, kartën e bankës, lejen e drejtimit të automjetit si dhe certifikatën e vaksinimit”, – thekson i riu, i cili i kujton policisë numër 3 se kontrolloi gjithandej në makinë, por nuk e gjeti.

“S’kam ndonjë ide ku më kanë vjedhur, nëse kjo ndodhi në lokal , apo kur po hipja në makinë, apo nëse më ka rënë, por meqë nuk po arrij ta gjej, kërkoj të ma gjeni ju”, – thotë kallëzuesi sipas burimeve të Gazetasi.al, që e citojnë atë.

Histori të hidhur kanë treguar në polici dhe shtetasit T.G., të cilit i vodhën vajin e ullirit dhe e zonja e shtëpisë, me inicialet M.N., që i vodhën rakinë.

Policia e komisariatit numër 1, referon: “Menjëherë sapo është marrë njoftimi se persona të paidentifikuar kishin prerë zgarat e dritares në bodrumin e shtetases M.N., në rrugën ‘Andon Zanoni’, u shkua menjëherë në vendngjarje” .

Rasti, sipas burimeve të Gazetasi.al, ishte tamam siç gruaja e kishte treguar në polici. I kishin vjedhur një bidon me raki. “Autorët kanë hyrë nga dritaret e bodrumit dhe kanë arritur të marrin një bidon të mbushur me raki, – tregon gruaja. – U zgjova në mëngjes dhe vura re që njëri nga hekurat e dritares ishte shtrëmbëruar, kurse tjetri ishte prerë. Zbrita në bodrum dhe zbulova që kishin vjedhur vetëm rakinë”.

Policia e pyet se sa litra ishte bidoni dhe ajo përgjigjet: “Bidoni ishte plastik dhe ishte i mbushur me 15 litra raki. Autorët nuk kanë vjedhur asgjë tjetër përveç rakisë!”.

Policia shkruan se për rastin e produkteve të vajit dhe rakisë, nuk kanë gjetur asnjë gjurmë dhe as një shenjë të hajdutëve.

Marrë nga Gazeta “Si”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet festat e fundvitit tirane vjedhje festat e fundvitit tirane vjedhje

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin