LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Plastikë në gjak: Si hyjnë grimcat mikroplastike në trupin tonë

31 March 2022, 09:26 Nga DOSJA
Plastikë në gjak: Si hyjnë grimcat mikroplastike në trupin

Në detra dhe oqeane derdhen sasi të mëdha mbeturinash plastike. Sipas një studimi të organizatës mjedisore WWF në detra dhe oqeane ka rreth 86 deri 150 milionë tonë plastikë.Në oqeane plastika shpërbëhet në grimca mikro- dhe nanoplastike. Sipas studimit të WWF në 30 vitet e ardhshme sasia e këtyre grimcave në oqeanet e botës do të dyfishohet.Por grimcat plastike të mbeturinave tona nuk gjenden vetëm në natyrë. Ato hyjnë dhe depozitohen edhe në trupin e njeriut.

Plastikë në gjak dhe stomak

Grupe studiuesish nga universiteti Vrije Universiteit në Amsterdam dhe nga Universitetit Meduni në Vjenë gjetën gjatë analizave grimca mikro- dhe nanoplastike në gjak. Studiuesit e universitetit Vrije Universiteit në Amsterdam gjetën gjatë analizave 1.6 mikrogramë grimca plastike për mililitër, pra sa një lugë çaji me grimca plastike në 1000 litra ujë. Kurse studiuesit e Universitetit MedUni në Vjenë konstatuan se në traktin gastrointestinal të çdo njeriu, pra në stomak dhe në zorrë, përfundojnë mesatarisht pesë gramë plastikë në javë – përafërsisht sa pesha e një karte krediti.

Si përfundojnë grimcat mikro- dhe nanoplastike në trupin e njeriut?

Grimcat e vogla plastike gjenden në objektet e përditshme, në produktet kozmetike, në pastën e dhëmbëve, apo shampo për flokët dhe trupin. Ato krijohen gjithashtu prej dekompozimit të prodhimeve plastike. Grimcat nanoplastike kanë një madhësi prej më pak se 0,001 milimetrash. Kurse ato mikroplastike kanë një madhësi deri në 5 milimetra dhe për këtë arsye mund të shihet edhe me sy të lirë.

Një nga rrugët që grimcat mikro- dhe nanoplastike përfundojnë në trupin e njeriut është uji i pishëm. Sipas një studimi të botuar në revistën Environmental Science and Technology, kushdo që pi 1,5 deri në dy litra ujë në ditë nga shishe plastike mund të gëlltisë rreth 90,000 grimca plastike në vit. Një rrugë tjetër është konsumi i peshqëve dhe midhjeve si dhe kripa e detit, ku janë konstatuar gjithashtu grimca mikro- dhe nanoplastike të shkaktuara prej ndotjes së dhe mbeturinave plastike në detra dhe oqeane.

Edhe veshjet e bëra nga fibra sintetike lëshojnë shumë grimca mikroplastike që përfundojnë në trup përmes lëkurës. Grimcat mikro- dhe nanoplastike madje mund t’i thithim edhe përmes ajrit. Një pjesë e madhe e grimcave mikroplastike që ne thithim shkaktohen prej fërkimit të gomave të makinave. “Për çdo 50,000 kilometra që bën një makinë, nga gomat shkaktohen gjashtë kilogramë grimca plastike”, thotë në një intervistë për DW Lukas Kenner, drejtor shkencor i projektit microONE të MedUni Vjenë që merret me studimin e tumoreve dhe të kancerit.

Pasojat ndaj shëndetit ende nuk janë të qarta

Qëllimi i projektit microone është të analizojë pasojat e grimcave mikro- dhe nanoplastike që përfundojnë në trupin e njeriut për shëndetin e njeriut. Deri tani ata nuk kanë ende përgjigje përfundimtare. Por nga analizat me kafshë laboratorike është vënë re se grimcat plastike ndikojnë në zhvillimin e kancereve, sepse shkaktojnë në trup procese që janë pjesë e zhvillimit të kancereve. Grimcat mikro- dhe nanoplastike shkaktojnë p.sh. infektime zorrësh me sa duket duke prishur sistemin mikrobiotik. Ky çrregullim mund të çojë në zhvillimin e tumoreve. Po ashtu grimcat mikro- dhe nanoplastike mund të shkaktojnë gjithashtu alergji dhe reaksione të sistemit të imunitetit

Si mund ta reduktojmë rrezikun?

Gomat e makinës konsumohen më pak nëse e ngasim makinën më ngadalë. Prandaj studiuesit mendojnë se vendoja e kufijve të shpejtësisë është një masë e arsyeshme. Po ashtu ekspertët rekomandojnë heqjen dorë nga blerja e ujit në shishe plastike dhe kufizimin e konsumit të frutave të detit. Sa u përket veshjeve ata rekomandojnë veshje që përbëhen nga materiale që nuk përmbajnë shumë fibra sintetike”.

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kuriozitete kuriozitete projekti microone vjene projekti microone vjene

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin