"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Platforma e Alibeajt/ Zef Hila: Krijon ‘ngërç’, përkeqëson situatën në PD
18 April 2022, 07:05Nga DOSJA
SHKODËR– Deputeti i Partisë Demokratike, Zef Hila ka dalë kundër platformës së Enkelejd Alibeajt. Përmes një postimi të bërë publik në faqen e tij të ‘Facebook’, Hila shkruan se platforma sipas tij ka shumë hapësira. Deputeti thekson se Alibeaj ka paraqitur një paltformë që ka ngërçe e që sjell përkeqësim të situatës së Partisë.
POSTIMI:
Të nderuar demokratë të Bashkisë Vau Dejës dhe Qarkut të Shkodrës, Si përfaqësues i juaji në Parlamentin Shqiptar, pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ndjej detyrimin tim personal për të sqaruar të gjithë demokratët e Qarkut Shkodër, për qëndrimin tim lidhur me situatën aktuale në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Situata e vështirë, në të cilën po kalon forca e vetme me frymë demokratike, e lindur në vitet 90 për të sjellë ndryshimin në Shqipëri, sot ka nevojë për Bashkim, dhe asnjë “përçarje”. Të gjithë jemi njohur me platformën e propozuar, e cila lë shumë hapësira dhe krijon “ngërçe”, të cilat nuk zgjidhin por përkeqësojnë situatën në radhët e demokratëve. Si zëri juaj dhe përfaqësues i demokratëve ndjej detyrimin t´ju bëj me dije qëndrimin tim përballë kësaj situate: 1. Grupi parlamentar i dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit 2021 duhet të jetë unifikues, duke filluar me shfuqizimin e çdo vendimi për përjashtim të deputetëve të grupit parlamentar. 2. Të gjithë demokratët duhet te jenë të bashkuar nën një sigël të vetme të Partisë Demokratike. 3. Vota e lirë e çdo demokrati është baza për zhvillimin dhe forcimin e Partisë Demokratike. Ky është qëndrimi im përballë demokratëve, çdo kërkesë përjashtuese ndaj çdo demokrati thellon krizën ndërkohë që sot është koha vetëm për bashkim rreth vlerave të demokratëve.
PLATFORMA E PROPOZUAR NGA ALIBEAJ:
5 pikat e propozuar nga Enkelejd Alibeaj
1-Grupi Parlamentar i PD apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes 2-Deputetët e përjashtuar apo pezulluar në 12 janar 2022, rikthehen në grup 3-Anullohet cdo proces i njënashëm riorganizimi apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë 4-Grupi Parlamentar ngre një grup pune të përbashkët për realizimin e bashkimit të partisë. 5 Grupi i Përbashkët përcakton strukturat zbatuese të planit të bashkimit.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë zhvillimet e fundit që vijnë nga lufta në Ukra...
TIRANË– Java e ardhshme do të jetë nën ndikimin e reshjeve të shiut dhe temperaturave të ulëta. Vendi ynë parashikohet të jetë me alternime kthjellim...
TIRANË– Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike po zhvillon sot zgjedhjet në disa degë të PD-së si në Vlorë, Pogradec, Patos, Sarandë, Delvinë dhe ...
TIRANË- Holanda ka njoftuar autoritetet shqiptare se ka dyshime se disa shtetas janë përfshire në skemën Ponzi, thënë ndryshe skemat piramidale. Për këtë a...
SHIJAK- Ky që shihni në foto është automjeti që përdorën autorët në atentatin e të shtunës në Shijak ndaj Orland Paplekaj, djali i një punonjësi policie në para...
AUSTRI– Sherr masiv me shqiptarë të përfshirë. 14 persona u përplasën me njëri-tjetrin të dielën e Pashkëve në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 2:45...
TIRANË– Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Adriatik Alimadhi ka reaguar për herë të parë për arrestimin e të vëllait, Fatos Alimadhit. Me anë të ...