Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Policia thekson se respekton të drejtën për protestë paqësore, por paralajmëron se do të marrë masat e nevojshme dhe proporcionale për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve.
TIRANA- Policia e Shtetit u ka bërë sërish apel prindërve që të mos lejojnë fëmijët e tyre të bëhen pjesë e dhunës në protesta. Përmes një reagimi zyrtar, polica bën me dije se në disa raste, fëmijët janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve, të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj akteve të dhunës, sendeve të forta të hedhura dhe mjeteve të përdorura nga Policia për menaxhimin e situatës.
Autoritetet u bëjnë thirrje prindërve të interesohen për vendndodhjen e fëmijëve, veçanërisht kur ata mungojnë në shkollë, dhe të mos lejojnë përfshirjen e tyre në situata që mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin.
Policia thekson se respekton të drejtën për protestë paqësore, por paralajmëron se do të marrë masat e nevojshme dhe proporcionale për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve.
Në përfundim, u bëhet thirrje pjesëmarrësve në tubime të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, si dhe të mos përfshihen në akte dhune ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve dhe pronës publike e private.
DEKLARATË E POLICISË SË SHTETIT
Policia e Shtetit ka konstatuar me shqetësim pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të miturish në protestat e ditëve të fundit.
Në disa raste, fëmijët janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve, të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj akteve të dhunës, sendeve të forta të hedhura dhe mjeteve të përdorura nga Policia për menaxhimin e situatës.
Siguria e fëmijëve është një përgjegjësi që nuk mund të negociohet dhe nuk mund të përdoret për asnjë qëllim. Policia e Shtetit ka detyrimin ligjor të garantojë rendin dhe sigurinë publike, duke treguar kujdes të veçantë për mbrojtjen e të miturve. Por kjo përgjegjësi u takon, para së gjithash, prindërve dhe kujdestarëve ligjorë.
Prandaj, u drejtohemi përsëri prindërve me një apel të qartë: Dijeni ku janë fëmijët tuaj! Mos lejoni që ata të ekspozohen ndaj dhunës dhe situatave që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre.
Nëse fëmija juaj mungon në shkollë, interesohuni ku ndodhet. Asnjë fëmijë nuk duhet të gjendet mes gurëve, mjeteve piroteknike dhe gazit lotsjellës. Në të njëjtën kohë, Policia e Shtetit shpreh shqetësimin e thellë për raste të dyshuara të përdorimit të të miturve në vijën e parë të përplasjeve, duke i ekspozuar ata ndaj rrezikut për qëllime të caktuara.
Përdorimi i fëmijëve si mburojë për akte dhune nuk është ushtrim i së drejtës për protestë. Është një veprim i papranueshëm që cenon sigurinë dhe të drejtat e tyre. Çdo rast i dyshuar i nxitjes, organizimit apo shfrytëzimit të të miturve për veprime të kundërligjshme do të dokumentohet dhe do t'u referohet institucioneve kompetente, në përputhje me ligjin.
Policia e Shtetit respekton dhe garanton të drejtën e protestës paqësore, përfshirë të drejtat e të miturve, por do të marrë të gjitha masat e nevojshme dhe proporcionale për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre. Fëmijët nuk janë mburojë e askujt dhe nuk mund të kthehen në instrumente të përplasjeve për qëllime të caktuara.
Asnjë kauzë nuk vlen më shumë se jeta dhe siguria e një fëmije.
Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në tubime të distancohen menjëherë nga personat e maskuar dhe të dhunshëm dhe të mos bëhen pjesë e akteve të dhunës e të shkatërrimit. Ndaloni dhunën ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve dhe pronës publike e private! Çdo akt dhune rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve dhe të miturve. E drejta për protestë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe nuk mund të përdoret si justifikim për dhunën dhe shkatërrimin./Dosja.al
Pamje TIRANA- Studentët po vijojnë protestën e tyre prej disa orësh ndërsa tubimi është shoqëruar me tensione, pë...
Pamje TIRANA- Situata me protestën është agravuar, pasi protestuesit i kanë vënë flakën një godine të braktisur n...
Pamje KORÇA- Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve është përshkallëzuar edhe në qytetin e Korçës, ku d...
Pamje ELBASAN- Një incident i rëndë është regjistruar gjatë protestës së studentëve dhe gjimnazist&eu...
Pamje TIRANA- Protestat e studentëve dhe gjimnazistëve, të cilat prej ditësh kanë përfshirë kryeqytetin, janë sh...
Pamje TIRANA- Biznese të ndryshme në Tiranë kanë shprehur solidaritet me protestat e studentëve dhe të rinjve, duke vendos...
Pamje SHKODRA- Revolta ka shkuar edhe në Shkodër ku të rinjtë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protest&eum...
Pamje TIRANA- Protesta e nxënësve dhe studentëve vijoi edhe sot me dhunë dhe me agravim të situatës. Në njo moment ata kan&...
Pamje TIRANA- Përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë përshkallëzuar edhe para Kuvendit. Menjëherë pas mbë...
Pamje TIRANA- Numri i protestuesve është rritur ndjeshëm, pasi qindra të rinjë i janë drejtuar Parlamentit. Studentët, gjim...