LIVE UPDATES
Aktualitet

Policia kontrolle në Rinas/ Kapen 13 persona të shpallur në kërkim, procedohen 40 të tjerë, 11 kishin falsifikuar dokument

19 August 2021, 08:51 Nga DOSJA
Policia kontrolle në Rinas/ Kapen 13 persona të shpallur në

TIRANË– Në aeroportin e Rinasit kanë hyrë mbi 100.000 shtetas shqiptarë, që nga dfata 1 korrik e deri më tani. Kjo ishte shifra që u deklarua nga policia e Shtetit ditwn e sotme.

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit Eduart Merkaj bëri të ditur nga Rinasi se përgjatë sezonit turistik, nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas janë kapur 13 persona të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si dhe jane proceduar gjithsej 40 shtetas, 11 prej tyre për falsifikim dokumentesh.

NJOFTIMI:

Nga 1 korriku deri sot, nëpërmjet pikës së kalimit të kontrollit kufitar në aeroportin e Rinasit kanë hyrë mbi 100.000 shtetas shqiptarë e të huaj më shumë se në vitin 2019. Paraditen e sotme, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit Eduart Merkaj ka parë nga afër zbatimin e masave lehtësuese të marra nga Policia Kufitare e Rinasit, për të përballuar fluksin e madh në hyrje të turistëve dhe shtetasve shqiptarë që janë rezident në vende të ndryshme të BE-së, të cilët vijnë për pushime dhe turizëm në vendin tonë. Merkaj ka biseduar me drejtuesit dhe punonjësit e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, për përballimin me sukses të fluksit shumë të madh në hyrje të turistëve dhe shtetasve të ndryshëm që kanë zgjedhur vendin tonë për pushime.

“Eduart Merkaj: Që me lehtësimin e kushteve për të hyrë në vendet e BE-së, fluksi ka qenë në rritje, krahasimisht edhe me 2019 që ka qenë një vit relativisht me shumë fluks.

Vetëm në Komisariatin e Rinasit, nga data 1 korrik deri sot, ka një rritje prej 100 mijë personash. Kjo rritje nuk është parë vetëm në Rinas, por në të gjitha pikat e kalimit kufitar ka një fluks të shtuar. Kryesisht hyrja është për arsye turizmi, ndërsa pjesa tjetër e personave që duan të hyjnë në Shqipëri janë për arsye pune ose për arsye të tjera të ndryshme.

Nga ana jonë janë marrë të gjitha masat dhe është përgatitur Plani i Masave i detajuar për secilën drejtori vendore të kufirit dhe të emigracionit, ashtu edhe për çdo komisariat të Policisë Kufitare, ku janë bërë të qarta të gjitha detyrat funksionale që ka çdo punonjës policie i kufirit dhe i migracionit. Përveç kontrollit të personave që kalojnë apo lehtësimit të procedurave për secilin shtetas që hyn apo del në Republikën e Shqipërisë, detyrim është edhe parandalimi i krimeve ndërkufitare.

Për këtë periudhë që po flasim kemi dhe një rritje të goditjes përsa i përket krimeve ndërkufitare, kjo duke filluar që nga personat në kërkim të kapur në të gjitha pikat e kalimit kufitar, të cilët kanë qenë në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, goditja e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, nga persona të cilët kanë qënë në hyrje apo në dalje në pikat e kalimit kufitar, deri te përdorimi i dokumenteve të falsifikuara në pikat e kalimit kufitar.Janë marrë masat nga ana jonë që të jetë një kontroll sa më i saktë, sa më i rreptë i kufirit të gjelbër, gjithashtu të ketë një kontroll sa më rigoroz në kufirin blu, në kufirin detar.Gjithashtu, patrullat të cilat janë në funksionalitet 24/7 në kufirin detar bëjnë kujdesjen për pjesën e pushuesve, duke marrë masa që të krijohen kushte sa më komode që të kenë një pushim sa më të qetë në Republikën e Shqipërisë. Polica Kufitare merr dhe masat administrative për cilindo nga ata shtetas që kanë mjete lundruese ose mjete argëtuese siç janë motorët e ujit, që ata të zbatojnë çdo lloj procedure standarde që është e përcaktuar.Ne kemi bërë të mundur që në fillimin e sezonit turistik t’u shpërndajmë shtetasve shqiptarë dhe atyre të huaj, që kur hyjnë në pikat e kalimit kufitar, detyrimet që ka secili nga shtetasit, si dhe të drejtat që kanë kur hyjnë si pushues në Republikën e Shqipërisë.Për krimet ndërkufitare dhe jondërkufitare gjithë Policia e Shtetit ka një plan të përbashkët masash. Secili prej departamenteve, në bazë të detyrave funksionale që ka, ka marrë detyrimet dhe është i detyruar t’i zbatojë.

Kështu që ne të kemi një bashkëpunim shumë të mirë, qoftë në shkëmbimin e informacionit në kohë reale, qoftë edhe në goditjen e rasteve që i kemi patur këto ditë. Në disa prej pikave kryesore të hyrjes në Republikën e Shqipërisë, janë edhe task-forcat që tanimë janë të miratuara, janë të ngritura, janë funksionale 24 orë. Kështu që të gjithë jemi të angazhuar përsa u përket goditjes se këtyre krimeve, jo vetëm në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, por edhe në krimet e tjera që mund të mundohen nga element keqbërës apo persona me precedent kriminal, për të kryer në Republikën e Shqipërisë apo kufirin e Republikës së Shqipërisë.Unë i garantoj të gjithë shtetasit, në emër të Policisë së Shtetit dhe të Policisë Kufitare, që ne po bëjmë maksimumin që të godasim çfarëdolloj krimi ndërkufitar apo më tej që mund të konstatohet.Me homologët, kryesisht me shtetet që ne kufizohemi, me shtetet që kemi kufi, pra me këto shtete që në fillim të sezonit ne kemi filluar të shtojmë patrullimet e përbashkëta në kufirin e gjelbër. Në kufirin blu tashmë në funksion të operacionit FRONTEX janë të atashuar edhe dy mjete fluturuese, të cilat patrullojnë dhe ato me orar të përcaktuar me Policinë e Shtetit dhe për këtë themi se është një situatë më e monitorueshme duke qënë se edhe kolegët e FRONTEX-it, edhe kolegët e vendeve me të cilët kufizohemi jemi të gjithë bashkë dhe punojmë për të njëjtin qëllim. Policia Kufitare, bashkë me Policinë e Rendit, kanë bashkëpunuar në shumë raste këtë vit, për të shpëtuar pushues të ndryshëm të cilët kanë rrezikuar të mbyten apo turistë në turizmin malor, që kanë ngecur në zona që kanë qenë jashtë parashikimit të tyre. Kemi bërë operacione dhe i kemi shpëtuar ata. Duhet të jemi bashkë që të marrim përsipër dhe të drejtat dhe detyrimet e gjithësecilit për një sezon turistik shumë të qetë dhe sa më frytdhënës për Shqipërinë”. Përgjatë sezonit turistik, nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas janë kapur 13 persona të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si dhe jane proceduar gjithsej 40 shtetas, 11 prej tyre për falsifikim dokumentesh.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kontrolle ne rinas kontrolle ne rinas

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin