LIVE UPDATES
Politike

10 ditë nga vendimi për fatin e PD, Alibeaj: Pranojmë çdo verdikt! Gjykatës të mos i bëhet presion. Vula e sigla na takojnë ne! Opozita s’mund t’i kthejë tytat drejt Perëndimit

Gjatë fjalës që mbajti para demokratëve, deputeti nuk la pa përmendur edhe sulmet e Berishës ndaj ambasadorëve. Ai tha se PD-ja, një parti që lindi për të sjellë demokracinë nuk mund t'i kthejë 'tytat' nga Perëndimi, referuar akuzave të kryedemokratit ndaj ambasadorëve. 

22 February 2023, 19:19 Nga F.M
10 ditë nga vendimi për fatin e PD, Alibeaj: Pranojmë çdo
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Enkelejd Alibeaj ka bërë thirrje për pranimin e vendimit që Gjykata pritet të japë më 3 mars, lidhur me fatin e vulës së Partisë Demokratike. Në një takim të zhvilluar në Tiranë këtë mesditë, Alibeaj bëri thirrje që të gjitha palët të pranojnë verdiktin e Gjykatës, referuar kryedemokratit Sali Berisha, por shtoi se vula e sigla i takojnë grupit të tij.

Alibeaj komentoi dhe protestat e zhvilluara nga Berisha e përplasjet në Kuvend dhe tha se asnjë prej atyre që sot bën 'zhurmë' nuk guxon të përmendë emra oligarkësh, pasi drekojnë e darkojnë me ta. Gjatë fjalës që mbajti para demokratëve, deputeti nuk la pa përmendur edhe sulmet e Berishës ndaj ambasadorëve. Ai tha se PD-ja, një parti që lindi për të sjellë demokracinë nuk mund t'i kthejë 'tytat' nga Perëndimi, referuar akuzave të kryedemokratit ndaj ambasadorëve. 

Pjesë nga fjala e Alibeajt:

Ndoshta në mendjen e gjithsecilit është fakti se ç'do të ndodhë më 3 mars. Asgjë e çuditshme, ligji do të zbatohet! Ne jemi me të drejtën, provat janë me ne, faktet janë me ne. Sigla, vula, kontrubit, shpirti, zemra e Partisë Demokratike, u takon këtyre njerëzve. Sistemi gjyqësor ta bëjë punën e vet, sjellja civile e një partie është kjo, çfarë është gjykatë është gjykatë. Të mos bëjmë presione. Partia Demokratike janë njerëzit këtu, por meqë ligji e do, të merret vendimi. Të pranohet vendimi i gjykatës, kushdo nga palët, unë do ta pranoj. Ta lërë gjykatën të marrë vendime, pa korrupsion poliitk, pa asgjë, ta lërë gjykatën. Ne e pranojmë vendimin e gjykatës, sido qoftë ai. Pas këtij momenti, ne do të fillojmë edhe njëherë organizimin masiv për fushatën elektorale. Revolucioni i vërtetë nuk orkestrohet nga lart, besimi duhet të lindë nga njerëzit, duket të ndodhë në mendjen e çdo shqiptari, pa dallim orientimi, të majtë apo të djathtë. Njerëzit mblidhen në mënyrë spontane, jo me orkestrim politik që nuk sjell asnjë gjë të re.  Kush nga palët në parlament që bëjnë zhurmë të madhe guxon të përmendë emrin e një oligarku? Ata që i presin në paradhomë, që ulen me ta? Që takohen drekave e darkave? Kush e ka bërë luftën kundër inceneratorëve, kush e ka bërë luftën kundër invvestitorëve strategjikë, hapjen e dosjeve? Kjo kërkon kurajo të fortë. Dhe më pas na kauzojnë për të shitur. Nuk mund të jetë PD, me tytat drejtuar nga perëndimi. Kemi detyrime të mëdhaja ndaj perëndimit, nuk mund ta asgjësojmë. PD që lindi si një parti e demokracisë, e lirisë, nuk mund ta bëjë këtë gjë sot.

Gjykata e Apelit ka caktuar 3 marsin si datë kur pritet të mbahet seanca për marrjen e vendimit për vulën e Partisë Demokratike. Në një njoftim zyrtar, bëhet me dije se seanca pritet të nisë në orën 11:00 të 3 marsit. Vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri që i dha vulën e selinë blu kryedemokratit Sali Berisha do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja. 

enkelejd alibeaj pd ne gjyq sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin