LIVE UPDATES
Politike

2% më shumë sesa në zgjedhjet e 14 majit të vitit 2023, REL: Mbyllet votimi për kryetarin e bashkisë në Himarë

4 August 2024, 21:47 Nga N.F
2% më shumë sesa në zgjedhjet e 14 majit të vitit 2023, REL:
Foto ilustruese

HIMARË- Qytetarët e Himarës votuan të dielën për ta zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së tyre, në zgjedhje të parakohshme të thirrura pasi kryetarit të zgjedhur iu shfuqizua mandati për shkak të dënimit me burgim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se në orën 19:00 qendrat e votimit u mbyllën dhe numërimi i votive do të nisë sapo të dorëzohet kurtia e fundit në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).

KQZ tha se procesi u zhvillua i qetë dhe, sipas të dhënave paraprake, pjesëmarrja rezulton 36.9% ose 2 % më shumë sesa në zgjedhjet e 14 majit të vitit 2023. Megjithatë, rreth gjashtë mijë votues nuk e ushtruan dot të drejtën e tyre për të votuar për shkak se kartat e tyre të identitetit kishin skaduar. Kjo u pranua nga kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

“Është e vërtetë që janë 6 mijë votues të cilëve dokumenti ose u ka skaduar ose u skadon deri ditën e sotme. Do të duhet të them që e njëjta shifër votuesish ka qenë dhe në zgjedhjet e kaluar", tha ai.

Celibashi gjithashtu bëri të ditur se gjatë vëzhgimit në terren ishte vërejtur se në një qendër votimi persona të paautorizuar mbanin shënim emrat e votuesve, dhe pas raportimit dhe ndërhyrjes, ata u larguan. Ndërsa, në një tjetër qendër votimi, komisionerët nuk lejuan gazetarët që të filmojnë dhe ndjekin procesin. Kritika për procesin pati kreu i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, që përfaqëson minoritetin grek, Vangjel Dule, i cili pretendoi se kandidati socialist e nisi garën "me 1.000 vota plus" ndaj rivalit të tij, Petro Gjikuria.

Qytetarët e bashkisë jugore të Shqipërisë votuan për të zgjedhur mes Vangjel Tavos nga Partia Socialist në pushtet, dhe shqiptaro-amerikanit, Petro Gjikuria, nga opozita. Muajin e kaluar, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, thirri zgjedhje të reja në Himarë, pasi Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ia hoqi Alfred Belerit mandatin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, menjëherë pasi Gjykata e Apelit e mbajti në fuqi dënimin e tij me burgim.

Vangjel Tavo dha dorëheqjen si prefekt i qarkut të Vlorës për të garuar për bashkinë e Himarës. Ai ka qenë më herët deputet i partisë së Ilir Metës dhe ka mbajtur edhe postin e ministrit të Shëndetësisë.

Petro Gjikuria është shtetas shqiptaro-amerikan. Ai prej disa vitesh ka jetuar në Uashington dhe është pjesë e të ashtuquajturës “Federata Panepirote e Amerikës”. Ai ka qenë një ndër mbështetësit e Alfred Belerit, që ndodhet në burg i dënuar për korrupsion zgjedhor, së fundmi i zgjedhur eurodeputet në Greqi. Gjikuria u propozua nga shoqata e pakicës greke në Shqipëri “Omonia” dhe partia që përfaqëson këtë minoritet, Partia për të Drejtat e Njeriut. Propozimi i tyre u mbështet nga partitë opozitare.

Zgjedhjet e 4 gushtit pritet t’i japin zgjidhje një situate të paprecedentë, që zgjat prej thuajse 15 muajsh. Dy ditë para zgjedhjeve vendore të vitit 2023, kandidati i opozitës Alfred Beleri u arrestua nën dyshimet për blerje vote. Edhe pse ndodhej në paraburgim, ai fitoi garën kundër Jorgo Goronit, kryetarin në detyrë, nga Partia Socialiste.

Pjesëmarrja në votime ishte e ulët, megjithatë Beleri arriti të fitonte me vetëm 19 vota dallim. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha mandatin si kryetar bashkie të Himarës edhe pse ndodhej Beleri ndodhej në paraburgim në pritje të gjyqit.

Beleri nuk u betua asnjëherë si kryetar bashkie. Kërkesat e tij për të kryer betimin, ndërsa vijonin hetimet, u refuzuan nga drejtësia shqiptare. Në këto kushte bashkia e Himarës u drejtua nga kryetari në detyrë Jorgo Goro, edhe pse i kishte humbu zgjedhjet.

Më 23 mars të këtij viti, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, Goro u arrestua nën dyshimet për korrupsion. Denoncimi ndaj tij ishte bërë disa kohë më parë nga Alfred Beleri dhe kishte të bënte me pretendimet se ka firmosur dokumente të falsifikuara për të tjetërsuar dy prona në bregdet.

Me dy kryebashkiakë në paraburgim, drejtimi i bashkisë së Himarës i kaloi nënkryetares Blerina Bala. Emërimi i saj më 29 mars të këtij viti, u shoqërua me tensione të forta në Këshillin Bashkiak, ndërsa mbështetësit e Fredi Belerit debatuan edhe me Vangjel Tavon, në atë kohë prefekt i Qarkut Vlorë. Brenda pak javësh Blerina Bala dha dorëheqjen “për arsye familjare”. Në krye të bashkisë së Himarës u komandua, nënkryetari tjetër Arqile Bollano.

Më 25 qershor, gjykata e Posaçme e Apelit dënoi Alfred Belerin me dy vjet burgim për vjedhje votash. Me këtë vendim, sipas ligjit të dekriminalizimit, Beleri nuk mund të ushtronte detyrën e funksionarit publik.

Organizata e të rinjve të Partisë Socialiste në Himarë iu drejtua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke kërkuar të shpallte të pavlefshëm mandatin e Belerit. Më 5 korrik komisionari Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, dha vendimin që shpallte të pavlefshëm mandatin e Alfred Belerit.

Më pas Kryeministria njoftoi Presidencën për vakancën dhe kreu i shtetit, Bajram Begaj shpalli 4 gushtin si datën e zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë së Himarës. Rasti i Beleriit nxiti kritika të mëdha në Athinë, ku Ministria e Jashtme tha se “dënimi dyvjeçar është padyshim joproporcional me masën e veprës së supozuar”.

Partia e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, e emëroi pastaj kandidat për zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të cilat u mbajtën nga data 6 deri më 9 qershor, ku ai u zgjodh. Muajin e kaluar, autoritetet shqiptare i dhanë leje Belerit të shkojë në Strasburg për ta bërë betimin si deputet i Parlamentit Evropian. Ai u kthye në Fier për ta vuajtur dënimin me burgim./ REL

zgjedhjet e pjesshme ne himare

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin