Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas homazheve, tha se para një çerek shekulli, SHBA-ja u përball më të sulmet më vdekjeprurëse dhe bota pësoi goditjen më të rëndë ndaj vlerave demokratike.
Krerët shtetërorë të Kosovës kanë kujtuar dhe nderuar viktimat e 11 Shtatorit, duke bërë homazhe pranë memorialit “Kosova kujton”, në 25-vjetorin e sulmeve terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas homazheve, tha se para një çerek shekulli, SHBA-ja u përball më të sulmet më vdekjeprurëse dhe bota pësoi goditjen më të rëndë ndaj vlerave demokratike.
“Kosova qëndron pranë SHBA-së jo vetëm pse SHBA-ja kurrë nuk e ka braktisur Kosovën. Ne qëndrojmë dhe gjithmonë do të qëndrojmë me Amerikën sepse përkushtimi ynë ndaj lirisë dhe demokracisë dhe vendosmëria jonë për t’i mbrojtur këto vlera është e palëkundur”, tha Kurti.
Ai kujtoi se para një viti kishte vizituar në Nju Jork memorialin kushtuar sulmeve të 11 Shtatorit dhe tha se aty la një shënim të shkurtër: “Kujtesa jeton, liria fiton”.
Ndërkaq, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në fjalën e saj kujtoi përjetimet e 11 Shtatorit 2001, duke thënë se populli i Kosovës ishte solidarizuar me SHBA-në në atë ditë, teksa në mbarë vendin ishin vendosur flamuj amerikan e mbishkrime “Amerikë jemi me ty”.
Sulmi ndaj SHBA-së, sipas saj, në Kosovë nuk u përjetua si tragjedi e një shteti tjetër e të largët.
“Sulmi u kuptua si sulm ndaj lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor, vlera që kishin qenë edhe në themel të mbështetjes amerikane për Kosovën”, tha ajo.
Haxhiu tha se brezi i ri nuk e përjetoi atë ditë, prandaj ajo tha se përveç nderimit të viktimave, duhet që atij t’i mësohet se çfarë ndodhi të martën e 11 Shtatorit të vitit 2001.
“Kosova e ndjeu dhimbjen e saj atëherë dhe e ndan kujtimin e saj edhe sot, duke nderuar viktimat dhe duke ruajtur po atë afërsi që u dëshmua në ditët më të rënda për dy vendet tona. I përjetshëm qoftë kujtimi për viktimat e 11 Shtatorit”, tha Haxhiu.
Edhe udhëheqës partiakë në Kosovë pritet të bëjnë homazhe gjatë ditës pranë memorialit në Prishtinë kushtuar viktimave të 11 Shtatorit. Më 11 Shtator 2001, katër aeroplanë goditën në lokacione të ndryshme në SHBA, duke lënë të vrarë gati 3.000 persona.
Nëntëmbëdhjetë anëtarë të grupit terrorist Al-Kaida rrëmbyen aeroplanë, duke përplasur dy prej tyre në Kullat Binjake në Nju Jork, ndërkaq një aeroplan goditi Pentagonin, ndërkaq i katërti u rrëzua në një fushë në Pensilvani./REL
Pamje KOSOVA- Seanca në Kuvendin e Kosovës është ndërprerë për shkak të tensioneve dhe përplasjeve me mes...
Besfort Lamallari TIRANË- Besfort Lamallari ka reaguar pas shkarkimit nga detyra e ministrit të Brendshëm, duke e cilësuar drejtimin e ...
Eno Bozdo TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo e ka deklaruar ditën e sotme se KAYO është një “guaskë...
Ina Zhupa SARANDA- Deputetja e PD-së Ina Zhupa, ka kundërshtuar projektligjin e qeverisë për ndryshimet në ligjin për Vler&eu...
Gjykata Administrative TIRANË- Gjykata Administrative ka urdhëruar Ministrinë e Financave dhe Thesarin të kalojë pagat pë...
Erion Veliaj TIRANË- Një opinion i publikuar në revistën prestigjoze amerikane "Newsweek" flet për sulmet politike që ndodhin...
Eriona Ismaili TIRANA- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismaili ka folur për audiopërgjimet e...
Eriona Ismaili TIRANA- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismaili i është përgjigjur ditë...
Delina Ibrahimaj TIRANA- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka deklaruar se nuk do të ketë Bord Transparence, p...
Delina Ibrahimaj TIRANA- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka deklaruar ditën e sotme se do të këtë nj&e...