Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Kondakçiu deklaroi se konfirmimin për pagesën 50 mijë euro për sponsorizime e ka marrë nga Albana Koçollari.
TIRANË- Financierja dhe e penduara e drejtësisë, Adela Kondakçiu ka zbuluar detaje të reja në lidhje me dhënien e lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës. Kondakçiu ka folur me shifra teksa sipas saj një sponsorizim për organizatën e bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa varion nga 70-80 mijë euro dhe shpërblehej me leje ndërtimi.
Sponsorizimi i organizatës së Xoxës me këto shuma kryehej në momentin që Veliaj mirantonte lejet e ndërtimit. E penduara e drejtësisë ka folur për një rast konkret sesi firma "Palushi SHPK" ka transferuar 50 mijë euro për kompaninë e Xoxës pas firmosjes së lejes së ndërtimit.
Kondakçiu deklaroi se konfirmimin për pagesën 50 mijë euro për sponsorizime e ka marrë nga Albana Koçollari. Ajo i kishte thënë financieres se shuma e sponsorizimit për kompanitë e lidhura me Ajola Xoxën mund të shkonin në vlerën e 70 mijë-80 mijë eurove dhe se kjo vlerë do të saktësohej pasi të dilte leja e ndërtimit për kompaninë “Palushi” shpk.
E penduara e drejtësisë ka bërë me dije se nuk ka dijeni se për çfarë leje ndërtimi bëhet fjalë. Një tjetër detaj që ajo ka bërë me dije është se kur kompania private kishte paguar 50 mijë euro, Xoxa kishte shprehur shqetësimin se përse është paguar kaq pak.
Ajo i është justifikuar Xoxës duke i thënë se shumat e tjera të par do të paguhen në një moment të dytë. Mësohet se kompania “Palushi” shpk ka marrë të paktën dy leje ndërtimi në Tiranë, gjatë kohës që bashkia drejtohet nga Veliaj.
Monika Kryemadhi TIRANA- Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka komentuar pas daljes nga SPAK deklaratat e ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta, i...
pamjet e postuara nga rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video në rrjetet e tij sociale nga aksioni i lirimit t...
monika kryemadhi TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku është njohur...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur n&eu...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur n&eu...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur n&eu...
kryemadhi TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi para se të futej në ambientet e SPAK tha se kishte gjetur një unazë me diama...
monika kryemadhi TIRANË- Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat para se të futej n&eum...
Foto TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka bërë me dije se sot janë hapur aplikimet për...