LIVE UPDATES
Politike

A keni gabuar për inceneratorin? Veliaj: Nëse dikush ka bërë një aksident, të mbajë përgjegjësi, ne paguajmë vetëm shërbimin

Kreu i Bashkisë nënvizon se trualli ku është ndërtuar landfilli i Tiranës ka qenë gjithmonë pronë e Ministrisë së Ekonomisë.

14 September 2023, 21:14 Nga I.A
A keni gabuar për inceneratorin? Veliaj: Nëse dikush ka bërë
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka komentuar çështjen e inceneratorëve. Veliaj në emisionin “Real Story” në ABC News, theksoi se sot Tirana është një qytet më i pastër, por nëse dikush ka gabuar, duhet të mbajë përgjegjësi.

“Në Tiranë jo vetëm që s’kemi gabuar, por unë besoj se qyteti është më i pastër fal atij procesi. Unë besoj që është një punë me vlerë që i ka bërë nder këtij këtij qyteti dhe i ka sjellë shërbim këtij qyteti, duke e bërë më të pastër, duke hequr atë shtëllungën, duke e bërë me një çmim më të ulët sesa ai i Lul Bashës e Saliut me 37, në 29 euro/ton. Por nëse në këtë proces dikush ka bërë një gabim, duhet të mbajë përgjegjësi për këtë aksident”, thotë Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizon se trualli ku është ndërtuar landfilli i Tiranës ka qenë gjithmonë pronë e Ministrisë së Ekonomisë. Ai sqaroi se ndryshe nga Fieri dhe Elbasani, në Tiranë paguhet vetëm për shërbimin.

“Në landfillin e Tiranës, bashkia nuk është pronare, as e tokës. Dëgjoj lloj-lloj injorantësh që ulen nëpër banaqe e thonë: Si e dha tokën? Toka ka qenë gjithmonë e Ministrisë së Ekonomisë. S’ka asnjë gazetar që të thotë ore si gënjeni për një gjë që është evidente dhe e dinë të gjithë që s’ka qenë kurrë tokë bashkiake. S’ka pasur kurrë nevojë që të mblidhet bashkia për të bërë një vendimmarrje të tillë. E dyta, në dallim nga Fieri dhe nga Elbasani, ne aty paguajmë vetëm shërbimin. Pra, ne nuk kemi aty pagesë për investimin. Me kontratën e shërbimit këta kanë shkuar të marrin kredi në bankë. E kanë marrë ata riskun. Pra s’është marrë risk për qytetarët e Tiranës, jo vetëm të Tiranës se aty shkojnë 5 bashki, plus Durrësi. Pra, as unë, as Ani, as Vora, as Kamza, as Rrogozhina, as Kavaja nuk ka paguar për investimin. Këta esnafët e politikës fokusohen vetëm te Tirana. Tirana është vetëm 1 nga 6 klientët. Meqë duhet koka e Lalit do fokusohemi aty. Por, ne jemi një klient si gjithë të tjerët, si qytet më i madh prodhojmë më shumë mbeturina. Fakt është që fatura për familjarët s’ka ndryshuar. Kjo është një kontratë për gjithë qarkun e lidhur nga autoritetet në atë kohë. Nëse do ia jepnin Bashkisë së Tiranës që unë të isha supervizori, siç i rri te koka, do i rrija dhe këtij. Por se kam unë këtë detyrë, s’jam unë supervizori. Ne kemi detyrë të çojmë deri te trau sipas kontratës. Kanë një supervizor privat. Supervizori sot është përpara drejtësisë dhe po jep llogari për këtë. Por, të thuash që, meqë këtu disa njerëz kanë bërë gabime, të mos e bëjmë këtë fare, të mbyllet inceneratori, të mos paguajmë. Ku ka? Si pastrohen plehrat në Vjenë? Është inceneratori në mes të Vjenës. Projekti është 30-vjecar. Vitet e para bëhet paketimi, kapsulimi në paketa që bëhen gati për djegie, ulet volumetria e gjithë asaj zone dhe pasi ulet volumetria, pastaj përgatiten për pjesën tjetër”, tha Veliaj.

erion veliaj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin