LIVE UPDATES
Politike

AFP: Aktorja shqiptare në "luftë" për të rimarrë fytyrën e saj nga 'ministrja me IA'

Diella u prezantua Shtatorin e kaluar e nga kryeministri Edi Rama dhe shumë shpejt ajo mbajti një fjalim, por Bisha, duke parë fytyrën e saj të njohur të mbante një fjalim për të cilin nuk dinte asgjë, në një rol për të cilin nuk kishte rënë dakord kurrë, mbeti e tronditur.

28 February 2026, 15:47 Nga E. D

AFP: Aktorja shqiptare në "luftë" për të

TIRANË- AFP i ka kushtuar një artikull vendit tonë, duke u ndalur tek ministrja jonë virtuale, Diella, e cila mban fytyrën e aktores shqiptare Anila Bisha. AFP e ka vënë theksin tek "lufta" e aktores për të rimarrë fytyrën e saj nga 'ministrja me IA'.

Diella u prezantua Shtatorin e kaluar e nga kryeministri Edi Rama dhe shumë shpejt ajo mbajti një fjalim, por Bisha, duke parë fytyrën e saj të njohur të mbante një fjalim për të cilin nuk dinte asgjë, në një rol për të cilin nuk kishte rënë dakord kurrë, mbeti e tronditur.

AFP e ka theksuar se në fillim të vitit 2025, Bisha pranoi të jepte fytyrën dhe zërin e saj për një asistente virtuale në portalin online të shërbimeve qeveritare, që synonte të ndihmonte qytetarët të orientoheshin në burokraci. Në artikull thuhet më tej, se Bisha në atë kohë ishte e kënaqur, por puna ishte e lodhshme. Për të krijuar një avatar realist dhe reagues për chatbot-in, ajo qëndroi me orë të tëra duke folur pa ndërprerje.

Gjithashtu AFP shkruan se Bisha ka hequr dorë nga shpresat për një zgjidhje miqësore me qeverinë dhe më herët këtë muaj nisi një betejë ligjore kundër "Diellës", por kërkesa për pezullimin e përdorimit të imazhit të saj deri në përfundim të procesit gjyqësor u rrëzua nga një gjykatë administrative.

Artikulli i AFP:

Aktorja shqiptare Anila Bisha njihet për interpretimin e grave komplekse në skenë dhe në ekran, aftësi të formuara gjatë një karriere 30-vjeçare. Por tani ajo jeton nën hijen e avatarit të saj me inteligjencë artificiale dhe të një roli që nuk e ka luajtur kurrë.

Shtatorin e shkuar, kryeministri Edi Rama njoftoi me shumë bujë se kishte emëruar atë që ai e quajti ministren e parë të krijuar nga IA-ja, me detyrë parandalimin e korrupsionit në tenderët publikë. Brenda pak ditësh, "ministrja" mbajti fjalimin e saj të parë në parlament.

"Nuk jam këtu për të zëvendësuar njerëzit, por për t'i ndihmuar ata," tha boti, një kopje digjitale e Bishës e veshur me kostum tradicional shqiptar, në një video që bëri jehonë në mediat botërore.

Por Bisha, duke parë fytyrën e saj të njohur të mbante një fjalim për të cilin nuk dinte asgjë, në një rol për të cilin nuk kishte rënë dakord kurrë, mbeti e tronditur.

"Nuk mund ta besoja kur pashë veten duke mbajtur një fjalim në parlament, kur dëgjova zërin tim duke thënë se jam ministre. U trondita, qava shumë," tha 57-vjeçarja për AFP.

Një punë e vështirë

Në fillim të vitit 2025, Bisha pranoi të jepte fytyrën dhe zërin e saj për një asistente virtuale në portalin online të shërbimeve qeveritare, që synonte të ndihmonte qytetarët të orientoheshin në burokraci.

Në atë kohë ajo ishte e kënaqur, por puna ishte e lodhshme. Për të krijuar një avatar realist dhe reagues për chatbot-in, ajo qëndroi me orë të tëra duke folur pa ndërprerje. Çdo lëvizje e gojës dhe çdo tingull duhej të regjistrohej që boti, i quajtur "Diella", të mund të përgjigjej natyrshëm ndaj kërkesave të përdoruesve.

Brenda pak muajsh, Diella realizoi gati një milion ndërveprime dhe lëshoi mbi 36,000 dokumente përmes platformës, një sukses i përshëndetur nga qeveria dhe përdoruesit.

"Mora shumë urime për Diellën," tha Bisha.

Një diell, 83 fëmijë

Në shtator, Rama papritur e "promovoi" chatbot-in në ministre të prokurimeve publike, një lëvizje që ai premtoi se do t'i bënte tenderët publikë "100 për qind pa korrupsion".

Por me pak detaje publike, njoftimi shkaktoi kritika të forta nga opozita dhe ekspertët, të cilët ngritën çështje kushtetuese dhe të përgjegjësisë në një vend ku korrupsioni është i përhapur. Edhe Bisha tha se u la në errësirë dhe kaloi muaj duke u përpjekur të kontaktonte qeverinë.

"Përdorimi i imazhit dhe zërit tim për qëllime politike është diçka shumë serioze për mua," tha ajo.

Sipas aktores, ajo kishte nënshkruar kontratë vetëm për përdorimin e imazhit të saj në platformën e shërbimeve elektronike, dhe marrëveshja përfundoi në dhjetor të vitit të kaluar.

Qeveria injoroi mesazhet e saj dhe Rama vazhdoi përpara. Diella ishte "shtatzënë", tha ai në një konferencë në Berlin në tetor, dhe së shpejti do të lindte 83 fëmijë, një për secilin nga deputetët e tij.

Bisha u ndje e revoltuar.

"Njerëzit që nuk e pëlqejnë kryeministrin më urrejnë mua, dhe kjo më lëndon shumë. Po bëhet e frikshme"

Rama vazhdon ta promovojë Diellën jashtë vendit si pjesë të premtimit të tij për të çrrënjosur korrupsionin, një kërkesë kyçe për aspiratat e Shqipërisë drejt BE-së.

Që nga dhjetori, drejtuesi i departamentit përgjegjës për IA ndodhet në arrest shtëpie për lidhje të dyshuara me manipulime të paligjshme të tenderëve qeveritarë.

Edhe zëvendëskryeministrja e Ramës është përfshirë në një skandal korrupsioni. Bisha ka hequr dorë nga shpresat për një zgjidhje miqësore me qeverinë dhe më herët këtë muaj nisi një betejë ligjore kundër "Diellës".

Të hënën, kërkesa për pezullimin e përdorimit të imazhit të saj deri në përfundim të procesit gjyqësor u rrëzua nga një gjykatë administrative.

Por avokati i saj tha se brenda pak ditësh do të depozitojnë padinë kryesore, përfshirë një kërkesë për një milion euro (1.17 milion dollarë) dëmshpërblim për shkelje të të drejtave mbi imazhin.

Në një deklaratë, një zëdhënëse e qeverisë e quajti padinë "absurde", duke shtuar: "Por e mirëpresim mundësinë për ta zgjidhur njëherë e mirë në gjykatë."

Bisha tha se do të vazhdojë të luftojë derisa të rimarrë identitetin e saj, edhe nëse kjo do të thotë ta çojë çështjen në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

"Nuk e di çfarë mund të ndodhë me zërin dhe figurën time, çfarë tjetër mund të bëhet?" tha ajo.

Edhe pse ajo ende dyshon se një IA mund ta zëvendësojë ndonjëherë aftësinë e një aktori për të përcjellë "emocione të bukura", përvoja e fundit ia ka tronditur shpresat për të ardhmen.

"Nuk e di, zhvillimi i saj po vjen dhe po bëhet i frikshëm."/Dosja.al

anila bisha diella edi rama

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin