LIVE UPDATES
Politike

Albanian Digital Solution/ Kela: Një përpjekje për të fshehur korrupsionin e AKSHI-t

Në një intervistë ajo u shpreh se, E-Albania ka kushtuar rreth 400 milionë euro deri në vitin 2024, plus dhjetëra miliona të tjera çdo vit për mirëmbajtje përmes tenderave gjysmë sekretë, ndonëse shpesh nuk funksionon.

2 June 2026, 17:40 Nga D.S
Albanian Digital Solution/ Kela: Një përpjekje për të
Denisa Kela

TIRANA- Drejtuesja e Departamentit të Inovacionit dhe Inteligjencës Artificiale në PD, Denisa Kela ka deklaruar se, krijimi i strukturës së re “Albanian Digital Solution” është një përpjekje e drejtpërdrejtë për të fshehur korrupsionin e institucioneve të mëparshme si AKSHI.

Në një intervistë ajo u shpreh se, E-Albania ka kushtuar rreth 400 milionë euro deri në vitin 2024, plus dhjetëra miliona të tjera çdo vit për mirëmbajtje përmes tenderave gjysmë sekretë, ndonëse shpesh nuk funksionon.

Kela u shpreh se, agjencia e re pritet të shoqërohet me një tjetër buxhet kolosal që llogaritet të shkojë deri në 700 milionë dhe do të ofrojë qindra vende të reja pune me paga tejet të larta, duke shpërfillur plotësisht dështimin teknik dhe financiar të strukturave ekzistuese.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Rikthehemi në fakt tek përpjekjet e dëshpëruara edhe pse një skandal plas, ndoshta duket se kryeministri është pak i frymëzuar nga Çërçill, nga dështimi në dështim me një entuziazëm të pahumbur. Ç’po ndodh tanimë dhe ç’përpjekje është Albanian Digital Solution?

Denisa Kele: Shiko, mua e gjitha kjo më duket sikur kryeministri ka marrë pushimet para një jave dhe është duke luftuar korrupsionin që qeveria e mëparshme ka shkaktuar, domethënë me të vërtetën. Dhe të mendosh që AKSHI është një lloj institucioni që është krijuar nga ata, është ndjekur nga ata, është mjelur nga ata dhe tashmë doli apo po kuptohet që ky AKSHI paska qenë një institucion i korruptuar dhe që kryeministri ka dashur që tashmë të krijojë një institucion tjetër në një lloj sensi për të mbuluar po e them të gjitha aferat e AKSHI-t.

Gazetari: Keni kërkuar mbi të gjitha edhe gjëra që ne nuk i kuptonim tipit nga skripti, prompti, gjëra teknike për ta përmirësuar disi AKSHI-n dhe e-Albanian. Këta sot me Albanian Digital Solution po e pranojnë dështimin praktik të teknologjisë, por edhe të menaxhimit të teknologjisë, të aspektit financiar. Në këtë periudhë tranzitore, a ndonjëri nga ju a është kontaktuar për t’i thënë: ‘Ore çfarë doje me thënë ti me rregullimin e skriptit?’

Denisa Kele: …askush nuk ka kontaktuar askënd. Këtë mund ta them me bindje të plotë si nga unë si nga kolegët e mi. Pra të gjithë ne ekspertët që kemi folur apo kemi bërë opozitën po e them, një lloj opozite…Oponencën përsa i përket pjesës së AKSHI-t. Nuk jemi kontaktuar kurrë dhe ajo që unë kam menduar, të paktën kam menduar këto ditët e fundit Flavio, të them të vërtetën është që ore s’kanë turp.

Domethënë, sinqerisht nuk kanë turp. Domethënë ti del dhe je duke krijuar një, degë të një institucioni që është totalisht i dështuar, totalisht i korruptuar me pjesën më të madhe të atyre personave në burg. Pjesa tjetër gati për burg. Pjesa tjetër në kërkim që nuk i gjejmë, nuk e dimë se ku janë, dhe ndërkohë që, jo më larg se para një jave kryeministri del e thotë që AKSHI është një histori suksesi.

Po në momentin që AKSHI qenka një histori shumë e madhe suksesi, pse duhet krijimi i një agjencie tjetër dhe unë këtë nuk po e kuptoj. Pra krijimi i një agjencie tjetër me po aq miliona euro tashmë që do të duhen për të krijuar sistemin.

Gazetari: A e ke lexuar këtë çfarë premton çfarë do të bëjë?

Denisa Kele: Po e di që do jetë një agjenci, deri në 700 milionë, di që do ketë diku tek ndoshta 354 rroga të shumë të mira, që përsëri më duket një lloj absurditeti shumë i madh. Nuk dua të flas fare për protestën e djeshme, por dua të them diçka, e vetmja gjë që mua më ka ardhur mirë ka qenë kjo thyerja e apatisë, zhdukja e apatisë që na kishte kapur në një lloj forme si qytetarë.

Por ne kemi shumë gjëra për të cilat të duhet të ngrihemi patjetër. Dhe një ndër këto çështjet kryesore ka qenë AKSHI. Domethënë mendoj që AKSHI-n e kam thënë dhe përsëris është vjedhja më e madhe dhe më e paturpshme që i është bërë Shqipërisë. Dhe të mendosh, ndoshta qytetarët nuk e kanë idenë kur e flasim, duket pjesa që është digjitale, teknologjike dhe ndoshta nuk perceptohet, nuk kuptohet, dhe kur flasim për kaq miliona euro ndoshta nuk perceptohet që këto miliona euro janë marrë nga xhepi jonë në fund të ditës? Vetëm e-Albania është një platformë që ka kushtuar diku tek 400, deri në 2024-ën, diku tek 400 milionë euro.

Gazetari: Për një faqe interneti.

Denisa Kele: Për një faqe interneti, për një platformë që më shumë është jo funksionale. Dhe ndërkohë që çdo vit në atë platformë hidhen para për mirëmbajtje 20 milionë, 37 milionë euro, tendera pafund që nuk kuptohen…/Dosja.al

akshi albanian digital solution denisa kela pd

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin