LIVE UPDATES
Politike

Ambasadorja e Suedisë: Po përgatisim Ballkanin Perëndimor të bëhet anëtar i BE! 'Pikat kyçe' ku duhet të fokusohet Shqipëria

Në intervistë ekskluzive për DW, Elsa Hastad, ambasadore e Suedisë në Tiranë, në kuadër të Presidencës suedeze të BE thekson nevojën e emergjencës së integrimit për shkak të luftës në Ukrainë e sigurisë së gjithë Europës.

31 January 2023, 14:10 Nga DOSJA
Ambasadorja e Suedisë: Po përgatisim Ballkanin Perëndimor të
Elsa Hastad

DW: Znj. Ambasadore Hastad, që prej një muaji Presidenca Suedeze e BE ka nisur punën e saj. Marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor (BP) dhe procesi i zgjerimit janë përmendur si çështje të rëndësishme të kësaj Presidence, janar-qershor 2023, në aspektin e sigurisë për gjithë Evropën. Çfarë nismash po ndërmerr Presidenca Suedeze për ta bërë konkrete, reale këtë vëmendje?

Elsa Hastad: Po, është e vërtetë, Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për Presidencën Suedeze të BE. Në fakt ka qënë i rëndësishëm për Suedinë prej shumë e shumë vitesh. Presidenca Suedeze ka katër prioritete, për të cilat bëjmë gjëra konkrete: prioriteti i parë është konkurrueshmëria, prioriteti i dytë ka të bëjë me një treg të vetëm, të fuqishëm europian. Ajo që po bëjmë që prej 20 vitesh është të përgatisim Shqipërinë dhe BP të bëhen anëtarë të BE. Të gjitha vendet e tij janë në faza të ndryshme të procesit integrues. Suedia alokon 500 millionë euro për një periudhë 7 vjeçare që të ndihmojë 6 vendet e BP - Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën,  Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Shqipërinë - të bëhen  anëtare të BE. Ky është një angazhim i madh, do të doja të thoja.

Suedia bashkë me Gjermaninë janë donatorët më të mëdhenj lidhur me mbështetjen, financimet dhe angazhimin për Shqipërinë. Për ne rajoni është i rëndësishëm. Çdo ditë kemi shumë bashkëpunim. Një shembull konkret është psh. ndihma ndaj Shqipërisë që ajo të krijojë konkurrueshmëri financiaere. Ne mbështesim komunitetin e biznesit, eksportet drejt Europës, prodhimin që ai të jetë i qëndrueshëm. Mjedisi është shumë i rëndësishëm një sfidë për Shqipërinë, që do shumë punë dhe para. Suedia ndihmon me ekspertë në përgatitjen e kolegëve shqiptare lidhur me negociatat e anëtarësimit, kuadrin ligjor që duhet të ketë Shqipëri  etj. Ne punojmë edhe në fushën e demokracisë dhe të zbatimit të ligjit. Një shemull është digjitalizimi i sistemit gjyqësor në Shqipëri, me qëllim parandalimin e korrupsionit, përshpejtimin e refomës në drejtësi. Ne punojmë gjithashtu në sistemin fiskal, ku Shqipëria ka nevojë të kryejë reforma dhe ne japim ekspertizën suedeze. Për ta përmbledhur: Ne bëjmë atë që është e vështirë. Për ne është fantastike që Shqipëria ka hapur negociatat e anëtarësimit me BE. E kemi pritur këtë që prej 20 vitesh.

DW: Si do ta përshkruanit situatën në Ballkanin Perëndimor lidhur me procesin e integrimit evropian?

Elsa Hastad: Mund të them që gjërat po ndodhin. Bosnjë-Hercegovina mori vitin e kaluar statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Jemi shumë të lumtur për këtë. Serbia është duke negociuar. Është shumë e rëndësishme që Serbia të jetë në një linjë me politikën e sigurisë së BE, pasi kjo është e lidhur me negociatat për anëtarësim. Serbia ka hapur më shumë kapituj. Shqipëria ka bërë progres më të madh. Çdo vit BE mat progresin e vendeve lidhur me hyrjen e tyre në BE. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po hyjnë tani në negociatat reale. Do të thoja që suksesi i BP është edhe suksesi ynë. Shumë vende kanë besuar në BE për shumë, shumë vite. Dhe me luftën në Ukrainë, agresionin rus kundër Ukrainës ka një sens emergjence. Ne kemin nevojë që ky proces të ndodhë. Kemi edhe Kosovën. Ajo që është interesante me Kosovë tani është që ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE. Ambasadori suedez në Bruksel po negocion më të gjitha vendet anëtare. Më ka thënë që do të fillojë negociatat me pesë vendet e BE që nuk e njohin Kosovën. Do të jetë një sfidë. Ne do ecim përpara me aplikimin e Kosovës per t'u bërë vend kandidat për anëtarësim në BE edhe me vendet që nuk e njohin Kosovën. Do të negociojmë me të gjitha këto vende kjo është detyra jonë si Presidencë Suedeze.

DW: A mund të ketë votë të cilësuar në vend të unanimitetit, lidhur me pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE? Kam parasysh këtu pikërisht situatën potenciale të vështirë me pesë vendet anëtare të BE, që nuk e njohin Kosovën, që ju sapo përmendët.

Elsa Hastad: Çdo vend duhet të jetë dakord për të shkuar përpara me aplikimin. Pastaj rekomandimi shkon tek Komisioni Europian që merr vendimin. Pra është një proces i gjatë, që merr kohë.

DW: A do të ketë përshpejtim të ritmeve në procesin integrues për BP në 6 mujorin e presidencës suedeze?

Elsa Hastad: Po, absolutisht po. Do të doja të thoja që çdo ditë po bëhet një punë e madhe. Psh. BE vlerësoi Shqipërinë në negociatat lidhur me grupin e pare të çështjeve, që është një kapitull i madh. Me qindra njerëz po shkojnë nga Shqipëria në Bruksel duke prezantuar zbatimin e ligjit, reformën në drejtësi, Gjykatën Kushtetuese etj.

DW: Reformat në përgjithësi dhe veçanërisht thellimi i reformës në drejtësi konsiderohen vendimtare për ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së. A është Shqipëria në rrugën e duhur? Çfarë duhet bërë më mirë për t'iu përgjigjur pritshmërive të qytetarëve shqiptarë për të luftuar korrupsionin në nivele të larta?

Elsa Hastad: Ajo që vërejmë është se në Shqipëri ka një energji të re për reformat, ka një vullnet të ri për t'i ꞔuar ato përpara, pikërisht sepse kanë filluar negociatat për hyrjen e saj në BE. Shohim që ministritë kanë vullnet për të bërë gjëra të vështira. Shohim që duan t'u japin përparësi burimeve njerëzore. Dhe kjo është një shenjë e mirë. Shqipëria është e detyruar nga procesi i hyrjes në BE që të reformohet. Kjo po ndodh. Shqipëria ka bërë shumë progres në reformën në drejtësi. Mendoj që edhe popullsia në Shqipëri e percepton reformën në drejtësi si të tillë, të sukseshme. Progresi është vërtet shumë mbresëlënës, por kjo nuk mjafton. Mendoj që për të ndryshuar perceptimi i njerëzve ndaj institucioneve shtetërore duhet që këto institucine të jenë të hapura dhe të aksesueshme. Në Suedi kemi punuar shumë për ta arritur këtë. Çdo vit në Suedi matet niveli i kredibilitetit të qytetarëve ndaj institucioneve shtetërore, opinion i tyre nëse njerëzit në këto institucione kanë punuar mire ose jo. SPAK duhet mbështetur pasi ëshë institucion shumë i rëndësishëm që merret me korrupsionin në nivel të lartë. Të luftosh korrupsionin është e mundur, por e vështirë sepse ai prek të gjitha fushat e jetës. Suedia po mbështet digjitalizimin e policië së trafikut rrugor për të shmangur rastet e korrupsionit mes drejtuesve të automjeteve dhe policisë rrugore.

Marrë nga DW

elsa hastad

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin