LIVE UPDATES
Politike

Ankandi i dyshimtë i Llatjas/ Si u shit ekipi i Elbasanit 3 herë më lirë se investimi

Kompania e pajisjeve elektrike dhe hidraulike, me seli në Lezhë, fitoi ankandin e zhvilluar nga Bashkia e Elbasanit në Maj të vitit 2024 për blerjen e 70 përqind të aksioneve të organizatës sportive.

12 September 2024, 14:48 Nga I.A
Ankandi i dyshimtë i Llatjas/ Si u shit ekipi i Elbasanit 3 herë
Gledjan Llatja

ELBASAN- Prej disa javësh, Akademia e Futbollit të Elbasanit zotërohet në shumicë nga kompania private “Blaed Trade”. Kompania e pajisjeve elektrike dhe hidraulike, me seli në Lezhë, fitoi ankandin e zhvilluar nga Bashkia e Elbasanit në Maj të vitit 2024 për blerjen e 70 përqind të aksioneve të organizatës sportive.

Procesi i ankandit është shoqëruar me dyshime për fiktivitet, pasi vlera e kuotave të nxjerra në shitje është disa herë më e ulët se sa investimi që ka kryer Bashkia e drejtuar nga Gledjan Llatjas ka kryer mbi Akademinë e Futbollit.

Në foto: Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja

Por, vlera financiare e ankandit është njëra anë e procedurës së dyshimtë. Ajo që rëndon më shumë në këtë proces është fakti se cili është pronari real i 70 përqind të aksioneve.

“Boldnews.al” mëson se, disa ditë më parë, si pronar i ri i Akademisë së Futbollit të Elbasanit është prezantuar K.LL, një biznesmen që nuk ka asnjë lidhje të dukshme me kompaninë fituese të ankandit. Ky personazh më herët ka pasur në pronësi një prej kompanive kryesore të basteve që kanë operuar në Shqipëri, para ndalimit të tyre me ligj.

Të paktën dy burime nga stafi i Akademisë së Futbollit kanë konfirmuar për redaksinë se K.LL. ka marrë frenat e shoqërisë sportive.

“Boldnews.al” ka raportuar më herët se procedura e ankandit për shitjen e 70 përqind të aksioneve të “Akademia e Futbollit e Elbasanit” mbarte dyshimin për një procedurë fiktive.

Shoqëria është krijuar në Korrik të vitit 2021, në pronësi 100 përqind të Bashkisë së Elbasanit.

Në 11 Mars të këtij viti, Bashkia e Elbasanit shpalli në Buletinin e Agjencisë së Prokurimeve Publike procedurën për “Shitja në ankand e 70 % të aksioneve të Shoqërisë Tregtare Sportive “Akademia e Futbollit Elbasan” Sh.A”.

Në foto: Shpallja e ankandit për shitjen e aksioneve të “Akademia e Futbollit Elbasan”

Vlera fillestare e ankandit ishte 13.838.650 lekë të reja. Shifra është të paktën tre herë më e ulët se sa ajo që ka investuar Bashkia e Elbasanit për ngritjen dhe funksionimin e Akademisë së Futbollit.

Referuar të dhënave të portalit informativ “spending.data”, rezulton se, duke nisur nga shtatori 2021, Bashkia e Elbasanit ka paguar plot 37.100.000 lekë të reja.

Në foto: Të dhënat e Thesarit të Shtetit për pagesat e Bashkisë Elbasan

Pas shpalljes së ankandit për shitjen e 70 përqind të aksioneve, Bashkia e Elbasanit caktoi një kohë minimale për paraqitjen e ofertave, vetëm tre javë. Ankandi u vendos të zhvillohej në 3 Prill 2024. Koha e lënë në dispozicion të kompanive ofertuese ngriti dyshimet e para se ankandi mund të ishte një procedurë e paracaktuar.

Sipas dokumentave zyrtare, në ankand kanë paraqitur ofertat e tyre dy operatorë ekonomikë. Shoqëria “Blaed Trade” ka paraqitur ofertën në vlerë 13.850.000 lekë të reja. Ofertuesi i dytë ishte “Alcomm Solution”, e cila paraqiti vlerën për blerjen e aksioneve në shumën 13.838.650 lekë të reja.

Në foto: Njoftimi i fituesit të ankandit

Shoqëria fituese “Blead Trade” rezulton që ka blerë 70 përqind të aksioneve të “Akademia e Futbollit Elbasan” për një vlerë prej vetëm 11.350 lekë të reja më shumë se sa vlera fillestare.

Kush është fituesi i ankandit

Shoqëria “Blaed Trade” është krijuar në vitin 2009, me seli në qytetin e Lezhës.

Prej gati 15 vitesh, shoqëria “Blaed Trade”, në aktivitetin e saj tregtar, nuk ka pasur asnjë lidhje me futbollin apo me aspekte të tjera sportive.

Objekti i kompanisë gjatë thuajse gjithë ekzistencës së saj ka qenë “Tregti me shumicë e pakicë të mallrave industrial, ushqimore, pajisje elektrike dhe elektroshtepiake, hidraulike, ndërtimore, tregtim të makinerive e pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit për pajisje dhe makineri të lëndës së parë për gomisterinë…”.

Por, vetëm në Janar 2024, vetëm dy muaj para se Bashkia e Elbasanit të shpallte ankandin për shitjen e aksioneve të “Akademisë së Futbollit”, shoqëria “Blaed Trade” vendos të modifikojë objektin e veprimtarisë së saj, duke përfshirë edhe angazhimin në evente sportive.

Në foto: Vendimi i kompanisë për zgjerimin e objektit të aktivitetit, Janar 2024

Në 16 janar të këtij viti, ortakja e vetme e shoqërisë vendos të shtojë objektin e aktivitetit të shoqërisë, me “Organizimi i eventeve sportive dhe komercializimi (marketingu materialeve, pajisjeve sportive). Menaxhimin e të drejtave të imazhit të shoqërive sportive. Kujdestarinë (ruajtjen) shitblerjen, të drejtën për të marrë hua (huazim) dhe në përgjithësi negociimin e të drejtave sportive, federative e publicitare të sportistëve. Përfundimi i kontratave për transferimin e lojtarëve si dhe shfrytëzimin e imazhit të lojtarëve. Shitblerjen e pasurive të lidhura me aktivitetin e karakterit sportiv të shoqërisë…”.

Tre muaj pas këtij ndryshimi në objektin e veprimtarisë, shoqëria “Blead Trade” fiton ankandin për blerjen e Akademisë së Futbollit të Elbasanit./BoldNews.al

gledjan llatja


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin