LIVE UPDATES
Politike

"Armët që trafikohen vijnë nga vende nën embargo"/ Ahmetaj: KAYO thith paratë e buxhetit pa tender e transparencë

Gjatë një interviste telefonike për emisionin ‘Task Forcë’, Ahmetaj ka hedhur akuza dhe ngritur dyshime për kompanitë e përfshira në këtë sektor. 

8 September 2026, 19:18 Nga E.d
"Armët që trafikohen vijnë nga vende nën embargo"/
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka folur për mënyrën se si po funksionon industria e mbrojtjes në Shqipëri. Gjatë një interviste telefonike për emisionin ‘Task Forcë’, Ahmetaj ka hedhur akuza dhe ngritur dyshime për kompanitë e përfshira në këtë sektor. 

Ahmetaj u ndal tek koncepti “KAYO”, për të cilën tha se përmes krijimit të entiteteve dhe shoqërive bijë, thithin para pa transparencë, pa procedurë, pa tender, duke cenuar parimin kryesor të ekonomisë së lirë e të tregut dhe konkurrencën.  

Pjesë nga intervista në Task Forcë:

Basir Çollaku: Përshëndetje zoti Ahmetaj.

Arben Ahmetaj: Përshëndetje i dashur, po.

Basir Çollaku: Njëherë më vjen mirë që SPAK-u, pa të drejtë, ju ka marrë të pandehur, sepse po të mos e kishte bërë ne s'do t'i kishim këto pesë denoncime të mëdha që janë bërë... E dëgjova me vëmendje intervistën tuaj të mbrëmshme dhe mes shumë gjërave kishit dy momente që thashë t'ju ripyes. Ndër të tjera ju theksuat që kishit aksesuar materiale edhe për prokurorë e gjyqtarë që janë në sistem aktualisht, këta të vetinguarit, pavarësisht se vetingu u bë ashtu siç ju e thatë edhe dje. A do t'i shërbenin pra... a do i shërbenin materialet që keni ofruar për publikun shqiptar pavarësisht dremitjes së SPAK-ut, që kjo transparencë të shërbente si një veting i dytë real, dhe njëkohësisht për të parë shqiptarët se kush janë këta të toleruar nga qeverisja, të cilët janë dhe shokë e të përdorur të tyre, pyetja e parë. Dhe e dyta është... me sa kujtoj në ato tre orë përgjigje në atë material të reduktuar, e gjithë përgjigjja është për të njëjtën ngjarje apo ka edhe ngjarje të tjera dhe personazhe të tjerë rreth kreut të organizatës, të cilat do të sillen në një moment të dytë?

Arben Ahmetaj: Përsa i përket pyetjes së parë, faleminderit Basir... Besoj se nuk është detyra ime që të rendis çfarë ka ndodhur me vetingun. Madje theksova dhe një element tjetër dje, unë nuk kam ndërmend të merrem me asnjë familje, të askujt, ish-ministra, ministra, persona që janë përfshirë drejtpërsëdrejti në intriga kundër meje, me arkitektin e madh Albanian Files, kreun e organizatës. As me prokurorë, as me gjyqtarë nuk merrem, nuk i hyj asnjëri në shtëpi. A kam? Patjetër që kam për të kuptuar se me çfarë përballem nëpër prokurorira e nëpër gjykata e nëpër intriga. Patjetër. Jo projekti i gruas që e ka marrë nga një kompani e lidhur me pushtetin, jo projekti i gruas tjetër që e merr nga organizata ndërkombëtare, jo fëmija e dikujt që është financuar në shkollë dhe nuk ka deklaruar të ardhurat ose shpenzimet në deklaratën e pasurisë. Nuk merrem unë me këto Basir. Unë do merrem me fenomenet konkrete. Kaq është detyra ime. Detyra ime është, pikë së pari t'i tregoj shqiptarëve se çfarë po i ndodh vendit, dhe e dyta, sigurisht, po që shqiptarëve ju intereson pak më pak, është që fëmijëve të mi unë mos t'u lë atë emër që tenton kreu i organizatës me segmentet e SPAK-ut dhe të drejtësisë të më lënë në kurriz. Jam i gatshëm të ndërroj gjithçka, madje dhe ditët e mia të jetës për t'i lënë fëmijëve të mi një emër të pastër.

Sonila Meço: E qartë. Dhe tek pjesa e përgjigjeve Ahmetaj?

Arben Ahmetaj: Unë mendoj në respekt të pyetjes suaj dhe tuajin personalisht, le të konsumojmë këtë që kemi parë se është shumë e rëndë. Stomaku jonë dhe stomaku i shqiptarëve tashmë ka shumë për të përtypur, për të kuptuar se ku ka përfunduar një që nisi si qeverisje dhe që po përfundon si organizatë kriminale. Pra, le të fokusohemi tek ato. Dhe po të më lejoni do të dal tek koncepti Kajo, se e lamë në mes të rrugës...

Sonila Meço: Po, mos e lini.

Arben Ahmetaj: Pra, koncepti Kajo cili është? Qeveria shqiptare krijon një instrument nëpërmjet një entiteti, pra ndërmarrje e cila në momentin e parë ka 100% të aksioneve, dhe më pas, kjo krijesë krijon bijat e saj. Sonila rëndom ju juristët... në rastin konkret 80 me 20. Pyesni kë të doni jurist, e keni Gencin aty, ka një mal me eksperiencë...

Sonila Meço: Ja këtu e kemi Gencin. Po.

Arben Ahmetaj: Nuk janë më, 80 me 20 nuk janë më bija të Kajos, është Kajo zar i ndonjë klienti, dhe Kajo merr vetëm një detyrë së bashku me bijat. Thithin para pa transparencë, pa procedurë, pa tender, duke cenuar parimin kryesor të ekonomisë së lirë e të tregut, konkurrencën, aq më tepër që bëhet fjalë për para të buxhetit të shtetit.

Sonila Meço: Pra, që ta kuptojë dhe publiku më thjeshtë Ahmetaj, e thënë ndryshe: Në qoftë se rëndomë duhet të sillte ai investitor, dhe të kishte investuar ato miliona që parashihte ligji, në fakt, ai jo vetëm që nuk e ka bërë këtë gjë, jo vetëm që është marrë paradhënie qindra miliona euro që ia ka siguruar ai, por rezulton nga ana tjetër që këto para janë vetëm të buxhetit të shtetit. Pra, në ndryshim nga çdo rast tjetër korrupsioni që ne mund të kemi folur, në të cilin mund të ketë pasur probleme me garën nëpër tendera, nuk janë kryer tendera, është bërë me kërkesë pak kërkesë e të tjerë, këtu është rasti ku ai që duhet të ishte investitor, në fakt bëhet investitor me paratë e shqiptarëve.

Arben Ahmetaj: Jo, ai bëhet investitor jo vetëm me paratë e shqiptarëve, por ai sjell si kontribut të vetëm afërsinë, lidhjen me kreun e organizatës. E dinit çfarë më tha një qytetar dje që më shkruajti, pasi unë shpjegova atë çfarë ishte Timak Defense, ku tregova që edhe kapitalin e kishin negativ, edhe makineri dhe pajisje ishin gjithsej 220 mijë lekë të reja...

Sonila Meço: 220 mijë, po. Dhe 14 punonjës, vetëm 14 punonjës.

Arben Ahmetaj: Ndërkohë që në Maqedoni, e njëjta industri e mbrojtjes, prodhojnë aty dhe vetëm llogarinë e pagave e kanë diku te 50 ose 70 milionë. Diferencat është qesharake, se jona është strukturë korruptive.

Sonila Meço: Sa janë pagat në vit këtu? Sa janë pagat në vit tek Timaku jonë?

Arben Ahmetaj: Pagat në vit janë njëri merr 860 euro mesatarisht në muaj herë 14 pra, herë 12, shkon diku tek 150 mijë euro...

Sonila Meço: Aty do të ndaloj tani. Armët duhet të prodhoheshin në Shqipëri. Kemi një pyetje nga Genci.

Arben Ahmetaj: Jemi duke folur për Timak Defense... Armët presupozohen të prodhoheshin nga vëllai tjetër që është Advanced Arm Technology, që i referohet edhe Ermal Nufi.

Sonila Meço: Më falni pak këtu zoti Ahmetaj. Dua ta dëgjojë pak publiku, çfarë ka deklaruar në Kuvendin e Shqipërisë, në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes, me kërkesë të Partisë Demokratike Shqiptare, Ermal Nufi. E ndjekim pak.

Sonila Meço: Ja pra deklarata përmend dhe AAT-në, të mos harrojmë, madje Ermal Nufi flet që ne jemi duke prodhuar armë.

Arben Ahmetaj: Sonila, unë do t'ju lë më pas që ta diskutoni vetë, po ky edhe Genci edhe Basiri kanë mundësi që t'i vënë pikat mbi i së bashku me ty. Po ky është rrëfim penal! Nëse ne nuk prodhojmë, nëse siç del në audio regjistrimin, bëhet fjalë për armë e municione të ardhura nga shtete të cilat mund të jenë dhe të sanksionuara, pra që janë me embargo... Sudani për shembull, rezulton nga Bashkimi Europian me embargo, ka një pjesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos e lidhur me çështjen e Darfurit, patjetër.../Dosja.al

arben ahmetaj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin