16 September 2026, 12:59
Nga I.A
Pierre-Richard Prosper
HAGË- Avokati i Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, e ka cilësuar aktgjykimin ndaj klientit të tij si një tallje me drejtësinë dhe ka paralajmëruar se mbrojtja do ta apelojë vendimin. Prosper pretendoi se rezultati i procesit ishte i paracaktuar dhe akuzoi Dhomat e Specializuara se po “rishkruajnë historinë”, duke e paraqitur UÇK-në si një strukturë të organizuar dhe duke ia atribuar përgjegjësinë Thaçit.
“Kjo është një ditë e errët për drejtësinë ndërkombëtare dhe fundi i tribunaleve”, tha Prosper pas shpalljes së aktgjykimit.
Ai tha se ka biseduar me Thaçin dhe se do ta takojë sërish.
“Thaçi është i gatshëm të vazhdojë të luftojë për veten dhe për popullin e Kosovës”, tha Prosper.
Sipas tij, shpresa e mbrojtjes është që aktgjykimi të rrëzohet në apel, ndonëse paralajmëroi se procesi mund të zgjasë me vite. Prosper bëri thirrje, gjithashtu, që Kuvendi i Kosovës ta shqyrtojë raportin me Dhomat e Specializuara, duke thënë se Kosova duhet të marrë “një vendim sovran që është në interesin më të mirë të vendit”.
“Nëse do të isha deputet, që nga nesër do ta tërhiqja mbështetjen për këtë gjykatë”, tha Prosper./Dosja.al
hashim thaçi pierre-richard prosper
Politike
16 September 2026, 12:55
LDK
KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-...
Politike
16 September 2026, 12:46
I.A
Ish-krerët e UÇK-së
HAGË- Trupi Gjykues shqiptoi sot vendimin në çështjen gjyqësore të Hashim Tha&cce...
Politike
16 September 2026, 12:31
I.A
Albulena Haxhiu
KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka cilësuar dënimet ndaj Hash...
Politike
16 September 2026, 12:20
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ku trupa ...
Politike
16 September 2026, 12:15
I.A
Hysni Gucati
HAGË- Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, e ka dënuar ashpër aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-...
Politike
16 September 2026, 12:12
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas dënimit të katër ish-krerëve ...
Politike
16 September 2026, 11:57
I.A
Ramush Haradinaj
KOSOVË- Ish-kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i tronditur me dënimet në Hagë. Përmes ...
Politike
16 September 2026, 11:45
I.A
Glauk Konjufca
KOSOVË- Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, e ka cilësuar aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të...
Politike
16 September 2026, 11:42
I.A
Rexhep Selimi
HAGË- Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi gjykues arrit...
Politike
16 September 2026, 11:33
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pasi Gjykata Speciale në Hagë dha dënimet për katër ish-krerët e&...